GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bushati: Nxjerrja e Metës dhe Berishës nga politika, vullnet i Ramës

21:32 - 17/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Andi Bushati: Këta langaraqët e SPAK-ut më fusin frikën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Andi Bushati tha në edicionin e lajmeve në MCN Tv se Rama ka pasur një vullnet për të nxjerrë Metën dhe Berishën nga politika, prandaj ai zhvillimet e fundit nuk i sheh si rastësore. Bushati thotë se sado të ekzagjeruara t’i ketë Meta deklaratat në drejtim të Dumanit, në thelb qëndron fakti se SPAK po përdor dy standarde në hetime. Analisti tha se nuk e merr seriozisht “telenovelën” e akuzave Meta-Kryemadhi, ndërsa sipas tij nuk ka një pazar Rama-Meta.

“Ka një rritje papritmas të dozave të akuzave me ritme shumë të larta, deri aty sa kemi shkuar deri të gjëja që tha Meta dhe Dumani e kundërshtoi për takimin me McGonigalin, etj. Nuk di të them se kush akuzë e Metës është e vërtetë apo jo. Duhet investigim a ka shkuar Dumani të takojë dëshmitarin kryesor të CEZ-DIA. Por sado ekzagjerime të ketë Meta dhe sado të çuditshme të jenë shpërthimet e tij, ka një gjë që në thelb qëndron, SPAK po përdor dy standard-e. Pavarësisht nëse unë dyshoj që Dumani ka takuar McGonigalin, të takojë dëshmitarin e CEZ-DIA në burg, unë e di që ato që Meta thotë që SPAK s’ka këllqe të hetojë Ramën apo Veliajn, janë të vërteta.

Meta nuk thotë SHBA, thotë diplomatë apo një pjesë e atyre diplomatëve që ai nënkupton se mund të jenë të vënë në punë nga regjimi i Tiranës. Sot ishte edhe nuanca midis Dumanit, SPAK-ut dhe Dvoranit. Edhe atë tha Meta SHBA fillimisht e shpalli hero të drejtësisë së re dhe e nxori nga axhenda. Ajo që Meta mundohet të çojë si mesazh është që një pjesë e ndërkombëtarëve të Tiranës janë pjesë e enturazhmit të regjimit dhe mbështesin këtë regjim. Gjithë këtë telenovelën që burri akuzon gruan dhe gruaja akuzon burrin unë s’e marr seriozisht. Këtu ka qëndrime të një partie politike, janë gjëra që po merren seriozisht, por kjo ca thotë Meta për Monikën apo Monika për Metën, është një gjë që as vet militantët e LSI-së s’duhet ta marrin seriozisht. Nuk më duket se Meta po bën Pazar me Ramën, e para sepse fjalori i tij është shumë i ashpër, dhe e dyta sepse Meta sot është politikisht më i dobët se kurrë. Pazari bëhet me dije që ia ke nevojën, me një që s’ia ke nevojën s’ke pse bën Pazar. Rama s’ka nevojë të bëj pazar jo me Metën dhe PL, por as me opozitën kryesore”.

I pyetur a rrezikon Ilir Meta arrestimin në lidhje me dosjen CEZ-DIA, Bushati shprehet:

“Nuk e njoh dosjen që të di të them sa është Meta i përfshirë. E vetmja gjë që unë shpresoj është që Meta mos bjerë në atë kurthin që unë s’kam ditur gjë, por kanë ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpinës sime. Unë s’kam ditur gjë por punët e errëta i ka bërë Monika. Po të përsëritet do të kthehet në komedi”.

Bushati mendon që nëse SPAK do shkojë te hetimi i Veliajt, kjo do vendoset në zyrën e Ramës.

“SPAK-u bën një drejtësi të dirigjuar politikisht. Amerikanët prapë bëjnë drejtësi me dy standarde. Leja se deri ku do të shkohet kam frikë se shpesh merret me leje të Ramës. Nëse do shkojë Veliaj në SPAK, këtë s’do e vendosin prokurorët dhe amerikanët, ky vendim do vendoset në zyrën e Ramës. Nëse SPAK shkon te PL apo Meta, praktikisht e nxjerr Metën nga politika. Pyetja që unë shtoj është a ka lidhje ky veprim i SPAK-ut me tentativat që bëri mazhoranca për ta shpallur Metën si spiun, për ta nxjerrë nga politika. Ka pasur nga Rama një vullnet politik për të nxjerrë Metën dhe Berishën nga politika. Berisha po çohet drejt djegies së mandatit, ndërsa ndaj çiftit Meta-Kryemadhi, duket se përditë e më të forta po bëhen pandehmat se dikush do ta hajë. Unë nuk besoj në politikë në gjërat që ndodhin rastësisht”.

Etiketa: Andi BushatiEdi RamaIlir MetaSali BerishaSpak

Lajme të lidhura

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë
Aktualitet

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

22:42 - 24/05/25
E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani
Aktualitet

E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

22:07 - 24/05/25
Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës
Aktualitet

Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

20:33 - 24/05/25
Para
Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Zbardhet dëshmia e jordanezit: Pashë disa persona të veshur si…

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Zbardhet dëshmia e jordanezit: Pashë disa persona të veshur si...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë
Aktualitet

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

22:42 - 24/05/25

Djali i një biznesmeni të njohur në Athinë është rrëmbyer dhe është mbajtur peng për plotë 5 orë. Mediat greke...

Lexo më shumë
E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

22:07 - 24/05/25
Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

21:00 - 24/05/25
Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

20:57 - 24/05/25
Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

20:33 - 24/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com