GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bushati-xhaxhait të Aleks Nikës: Rama e bëri gardistin kryebashkiak

23:15 - 22/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bushati-xhaxhait të Aleks Nikës: Rama e bëri gardistin kryebashkiak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të 21 janarit 2011, foli sonte në emsionin ‘Të Paekspozuarit”, në MCN TV, për hetimet që vijojnë prej 13 vitesh. Ai e vlerësoi qëndrimin e Edi Ramës, por u kundërshtua nga analisti Andi Bushati që tha se Agron Malaj, njëri prej gardistëve të 21 janarit është bërë kryetar i PS-së dhe bashkisë së Matit.

Sipas Bushatit Edi Rama ka çuar përfaqësues të Partisë Socialiste dhe kryebashkiak një njeri që ka pranuar të marrë shpërblim për vrasjet e 21 janarit.

Biseda:

Mark Nika: Pa u krijuar SPAK, ne kemi shpresuar se shteti do të krijonte një prokurori speciale me juristë dhe profesionistë të shkëlqyer ndaj u krijua SPAK-u për të hetuar këta njerëz me imunitet. SPAK është i vetmi organ që heton këta persona nga kryeministri, ministri dhe persona me rëndësi.

Në vendim e Gjykatës së Strasburgut thuhet se kanë përgjegjësi kuadri komandues të 21 janarit. Prokuroria e Tiranës duhet të shpallë inkomeptencën dhe t’ia kalojë për hetim prokurorisë së posaçme.

Ylli Rakipi: Jeni i kënaqur nga qëndrimet e kryeministrit?

Mark Nika: Kryeministrit i kemi kërkuar ndihmë për policinë kriminale që është në varësi të Ministrisë së Brendshme që të jetë më aktive, por me sa kam qenë në dijeni, ata nuk kanë qenë të gatshëm.

Prokuroria e Tiranës ka luajtur pingpong me dosjen.

Ylli Rakipi: E di pse këmbëngul unë? Se më duket se Edi Rama po përfiton politikisht. Po të përmend një fakt meqë ti je marrë me ligjin. Përmendet shpesh që Agron Malaj, njëri prej gardistëve, Edi Rama e bëri kryebashkiak të Matit. Ju keni një qëndrim për këtë?

Mark Nika: Sipas hetimit të deritanishëm, ai nuk është implikuar në krim.

Andi Bushati: Vërtet ai nuk është përfshirë në krim, por ai është nga njerëzit që ka marrë shpërblim në lekë ngaqë Garda ka vrarë 4 protestues. Edi Rama ka çuar përfaqësues të Partisë Socialiste dhe kryebashkiak një njeri që ka pranuar të marrë shpërblim për vrasjet e 21 janarit. Sot klienti më i madh i Edi Ramës është televizioni Klan, ku u dha ajo video ku protestuesit janë vrarë nga turma. Sot po të shikosh ku shkojnë fondet okulte dhe jookulte të qeverisë, shkojnë te Klani, pikërisht ai televizion që transmetoi atë video që i dha Berishës mundësinë më pas të fliste për thika me helm, për shkopa, revole të fshehura. Sot unë jam me Edi Ramën që kjo çështje të shkojë në SPAK dhe duhet thelluar se me këtë çështje janë tallur. Por politikisht Edi Rama ka bërë hipokrizi dhe është tallur me gjakun e të vrarëve.

Etiketa: 21 janaribushatinika

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
A do krijoje lidhje në BB VIP3? Heidi kujton sjelljen e babait dhe… (VIDEO)

A do krijoje lidhje në BB VIP3? Heidi kujton sjelljen e babait dhe... (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com