GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Artur Bushi i fal tenderin për asfalt Besnik Bamit, oligarkut të aeroportit Kukës

10:34 - 25/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Artur Bushi i fal tenderin për asfalt Besnik Bamit, oligarkut të aeroportit Kukës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Krujë nën drejtimin e Artur Bushit, po bën shpenzime për kontrata abuzive para fushatës elektorale. Bushi ka firmosur me datë 22 shkurt 2023 tenderin me objekt “Sistemim-asfaltim i rrugës “Albanopolis”. Në fakt, kjo është një rrugicë në lagjen e vogël Sallake në Krujë. Për këtë tender nga fondi i Bashkisë Krujë do të shpenzojë 85 milionë lekë për t’i hedhur një shtresë  asfalti. Kështu, një punë sa për sy e faqe, pasi është bërë zakon që kryebashkiakët nuk i përfundojnë si duhet riparimet e rrugëve. Por nuk është vetëm kjo afera e thurur në këtë tender.

 

Kontrata është firmosur në shkelje të ligjit dhe kemi të bëjmë më fitues të paracaktuar. Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data Albania, për këtë projekt kanë paraqitur ofertat e tyre vetëm dy firma. Kompania ‘’K.TURJA’’ sh.p.k u skualifikua që në fazën e parë dhe nuk është përcaktuar një argument formal për këtë. Kështu, në garë mbeti vetëm firma e Besnik Bamit “Bami SHPK”.  Kryebashkiaku Artur Bushi ka firmosur kontratën me Bamin pa garë fare dhe në shkelje të rregullave. Prokurimi është vlerësuar me “Red Flag” për riskun që i kanoset fondeve të bashkisë dhe cenimin e hapur të ligjit.

Me këto veprime, edhe Bashkia Krujë po radhitet në listën e institucioneve që zhvillojnë projekte elektorale dhe kënaqin klientët e favorizuar.  “Flamuri i Kuq” është një alarm, prandaj KPP dhe prokuroria  duhet të veprojnë. Tani që zgjedhjet po afrojnë, çdo bashki ka zhvilluar të paktën 3 tenderë me “flamur të kuq”, por asnjë masë nuk është marrë.

Fituesi

Sikur e kemi cituar pak më lartë, Besnik Bami është mjaft i njohur për aferat me tenderët. Ai më së shumti përfiton kontrata pa garë nga bashkitë. Nga të dhënat e Open Data Albania rezulton se vetëm në katër vitet e fundit ai ka përfituar 178 milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Kujtojmë se në janar të vitit 2019, bashkimi i dy operatorëve ekonomikë, “Bami” sh.p.k. dhe “Global Technical Mechanichs” u shpallën fitues të tenderit për zgjerimin e aeroportit të Kukësit dhe operimin për 35 vjet të tij me koncesion. Sipas marrëveshjes me qeverinë, fituesit do të investojnë rreth 8 milionë euro pa TVSH dhe më pas do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë të ardhurat nga aeroporti për 35 vjet.

Lexo edhe: Rakip Suli i jep tenderin pa garë mikut të Veliajt, 700 milionë lekë për rrugicat në Babrru

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimArtur BushiasfaltBesnik Bamitender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
U dhunua barbarisht në Tiranë, ja gjendja e kenianes

A ishin më shumë se shokë? Ç'tha shoferi i kazinosë para hetuesve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com