GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Butrinti me PPP/ Zhupa- Margaritit: E turpshme, një trashëgimi kulturore jepet me koncesion

16:50 - 26/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Butrinti me PPP/ Zhupa- Margaritit: E turpshme, një trashëgimi kulturore jepet me koncesion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbledhja e Komisionit të Edukimit ka nisur me debate dhe tensione ditën e  sotme, e tillë ka vazhduar. Pasi opozita është totalisht kundër që  Butrinti të jepet me koncesion. Deputetja Ina Zhupa tha se nuk duhet në asnjë mënyrë që të  votohet pro projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit”.

Zhupa hodhi një sërë kritikash ndaj qeverisë dhe sulmoi ashpër ministren e Kulturës, Elva Margariti.  Ajo i kërkoi ministres që të japë llogari në lidhje me konfidencialitetin e marrëveshjes 10 vjeçare ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit përmes Partneritetit Publik-Privat. “Është e turpshme që duam të kalojmë Butrintin, të japim trashëgiminë kulturore me koncesion me një marrëveshje sekrete, kur ka dy momente që jepen kontrata sekrete: kur është sekret shtetëror dhe kur është sekret tregtar”, tha ajo.

Po ashtu, Zhupa theksoi se komisioni përgjegjës në lidhje me këtë marrëveshje duhet të ishte pikërisht Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe jo komisioni i Ekonomisë.

“Butrinti nuk është çështje tregtare, nuk është mall është kultura, ky komision duhet të ishte përgjegjës. Ky komision ka qenë gjithmonë përgjegjës për Butrintin edhe kur bëhej fjalë që Mirela Kumbaro do bënte qofteritë në Butrint”

Ministrja e Kulturës, gjatë replikës së saj, siguroi se aspekti ligjor i kësaj marrëveshje është në përputhje me normativat e UNESCO-s dhe Konventën e Ramsarit. Sipas saj, synimi i fondacionit që do të administrojë Parkun dhe nënzonat përreth nuk do të jetë fitimi, dhe të ardhurat do të mbeten në arkën e Butrintit, ndërsa shteti, dhe Ministria e Kulturës nuk do ta dorëzojnë pronësinë. Në prill të këtij viti qeveria miratoi një marrëveshje mes ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. Pas diskutimeve në komisionet parlamentare, Marrëveshja pritet të kalojë në parlament për t’u miratuar.

 

Etiketa: butrintiElva MargaritiIna ZhupaKomisoni EudikimitkoncesioneperplasjeUNESCO

Lajme të lidhura

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses
Breaking Views

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës
Lajme

Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës

19:21 - 23/02/26
Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve
Breaking Views

Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve

16:40 - 23/02/26
Para
Vizita në SHBA/ Gjekmarkaj debat me veteranët e New York-ut: Jam i vogël për të bërë…

Vizita në SHBA/ Gjekmarkaj debat me veteranët e New York-ut: Jam i vogël për të bërë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com