GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Buxhet mjeran si krekosje e gjelit majë plehut” Duma irriton deputetët e PS: Ju nuk ekzistoni!

11:07 - 16/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Buxhet mjeran si krekosje e gjelit majë plehut” Duma irriton deputetët e PS: Ju nuk ekzistoni!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetarja e PD-së dhe deputetja Grida Duma e konsideroi projekt-buxhetin e viti 2022 si një buxhet mjeran, ndërsa i është përgjigjur deklaratave të djeshme të kryeministrit Edi Rama për opozitën.

Ndërsa kujtoi kohën kur Rama ishte kryebashkiak, Duma ironizoi duke thënë se kur lëvizje në qytet, të dukej vetja në një ekspozitë të një kryeqyteti psikopatësh.

“Rama tha se ju nuk ekzistoni që nuk është një marrëdhënie me buxhetin, është një marrëdhënie civilizimesh. Ne na ndajnë civilizimet bashkë se ju tha mund të vini këtu dhe i hiqni. Ky buxheti që është mjeran që është si në mesjetë është si një krekosje e gjelit majë plehut. Kur mori të qeveriste kryeqytetin e vendit, ty të dukej  kur shëtisje se ishe në ekspozitën e një vendi të çmendur.. Ishte po i njëjti njeri që mori fotot tona 5 me 5 në protestë dhe linçonte këdo nga opozita. Ky thërret vetëm urrejtjen. Kur e çoj në mendje cilin tipar fizik mund t’i bësh Ramës 5 me 5 e kam të vështirë të mos qeshësh. Po ky po drejton një komb që kur pa foton e tij nudo e votoi për kryeministër. Ky flet për civilizim. Ky popull megjithëse e pa në atë gjendje e votoi sërish sepse tregoi që është një popull vlerash thellë-thellë megjithëse e kanë rrënuar shpirtërisht”, tha Duma.

Sa i takon buxhetit 2022, deputetja e PD tregoi një histori personale për të treguar se ky buxhet nuk ishte i mjaftueshëm për të zgjidhur problemet e njerëzve.

“Për buxhetin, flisni ju për ndihmën ekonomike, thatë do bëjmë namin. Shkoja në një shkollë të rrënuar nga tërmeti pak, të prishur për të bërë një tjetër me tender. Jemi mësuar me të keqen në këtë vend. Po prisja autobusin që çonte fëmijët në një shkollë tjetër se kjo shkolla e fshatit ishte prishur. Nënat që prisnin tek autobusi, dhe unë po prisja me një grua që nuk dukej të ishte shumë e varfër. Zbritën fëmijët nga autobusi, njëri prej tyre i shkonte pas, ishte djali i saj. Nëna më tregonte peripecitë për ta çuar dhe marrë. Ai fëmija e ndiqte pas dhe i thoshte o ma 1000 lekëshin, ajo nuk i kthente përgjigje. U largova dhe i thashë pse ta kërkon. Tha nuk dua ta mësoj të marrë borxh, se i ka marrë shokëve 1000 lekë. Nuk kam, nuk më del, kam tre fëmijë. Vetëm burri punon në ndërtim e gati është më thotë ika jashtë dhe pastaj më ikën djali se filloi të pinte hashash”, deklaroi ajo.

Ndër të tjera, ajo tha se ka takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 persona dhe është detyruar që të largohet nga qyteti i saj, ndërsa nuk merr asnjë mbështetje, madje as bonusin e qirasë dhe jo më të ndihet e sigurt.

Etiketa: Grida DumaPD

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Breaking Views

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

18:14 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Arrestohet 42-vjeçari, theu urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënoi bashkëshorten

Arrestohet 42-vjeçari, theu urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënoi bashkëshorten

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com