GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shtrenjtimi i naftës rrit buxhetin e shtetit, por rëndon xhepat e konsumatorëve shqiptarë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa përdoruesit e automjeteve kanë shpenzuar më shumë nga buxheti i tyre për të blerë karburant, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve, buxheti i është gëzuar një rritjeje më të lartë të të ardhurave, si nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), ashtu dhe nga akciza.

Të dhënat zyrtare të doganave bënë të ditur se importet totale të naftës në muajin mars ishin 53.6 mijë ton, me një rritje të lehtë prej 2.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës në blerje, (çka bëri që çmimi në tregun e pakicës të arrijë në mesatarisht 200 lekë/litër në mars, nga 175 lekë në shkurt, me rritje 14.5%), të ardhurat nga TVSH në doganë janë zgjeruar me ritme shumë më të shpejta. Në mars, të ardhurat nga TVSH mbi naftën, që mblidhen në doganë arritën në 1.93 miliardë lekë, me një rritje prej 22.%, ose 359 milionë lekë më shumë. Duke e zhveshur nga efekti i rritjes së importeve prej 2.8%, të ardhurat shtesë vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve në mars ishin rreth 320 milionë lekë, ose rreth 3.3 milionë euro.

Kjo është e ardhura shtesë vetëm nga TVSh e mbledhur në doganë, që llogaritet mbi çmimin e blerjes plus taksa (akciza 39.4 lekë dhe taksa e qarkullimit 27 lekë/litër). Më pas, sipas operatorëve, këtij çmimi i shtohen shpenzimet e operimit dhe fitim, që janë minimalisht 5 lekë/litër tek shumica dhe 18 lekë te pakica, mbi të cilat llogaritet dhe TVSH-ja. Si rrjedhojë, në çmimin final, vlerës së mbledhur në doganë i shtohet dhe rreth 30%, pra shuma e paguar TVSh shtesë vetëm nga rritja e çmimit në mars ishte rreth 4.3 milionë euro.

TVSH është një taksë mbi konsumin që përfshihet në çmimin final të produkteve dhe shërbimeve dhe, ndonëse mblidhet e derdhet në shtet nga prodhuesi ose tregtuesi, në fund i kalohet konsumatorit përmes çmimit që ai paguan.

Sipas të dhënave nga Bordi i Transparencës, bazuar në formulën e llogaritjes së çmimit, kur treguesi Platts, që është referenca e blerjes së naftës në vend, arriti në 1410 dollarëve/ton, TVSH e paguar vetëm në doganë ishte rreth 34 lekë për litër, për një çmim final prej rreth 220 lekë për litër (kufiri ku fillon të llogaritet akciza e reduktuar).

Për krahasim, në fund të shkurtit, përpara fillimit të krizës në Lindjen e Mesme, kur Platts ishte 770 dollarë për ton, TVSH e paguar në doganë ishte 25 lekë/litër, ose 9 lekë për litër më pak. Pra, për një shtesë çmimi prej 45 lekë/litër, vetëm TVSh e paguar shtesë ishte 9 lekë.

TVSH e marrë shtesë kompenson tërësisht uljen e akcizës me 20%

Krahas TVSH-së, buxheti i shtetit ka arkëtuar më shumë dhe nga akciza. Nga janari, akciza u indeksua me inflacionin, duke u rritur me 1.5%, për të arritur në 39.4 lekë pa TVSH, ose 0.6 lekë më shumë. Kjo bëri që në janar, të ardhurat nga akciza të rriten me 1.51%, ndonëse importet ranë me 4.6%, ndërsa në shkurt tkurrja ishte më e ulët se rënia e importeve. Në mars, të ardhurat nga akciza u rritën më 8.76%, me ritme më të larta sesa importet (shiko tabelën).

Qeveria ndërkohë miratoi vendimin që nëse çmimi i naftës kalon mbi 220 lekë, akciza ulet me 20%, më një kursim prej 9.4 lekë (përfshirë dhe TVSH-në). Por ky vendim u zbatua vetëm për 5 ditë, ndonëse vetëm nga TVSH e marrë shtesë nga çmimi, buxheti do të kompensonte tërësisht ketë ulje.

Nga njëra anë, qeveria ka zgjedhur të mos mbajë asnjë kosto, duke përfituar nga rritja e të ardhurave. Nga ana tjetër, këto të ardhura që i ka marrë shtesë nga përdoruesit e automjeteve, të paktën deri tani nuk ka preferuar që tua kthejë mbrapsht taksapaguesve në një formë apo tjetrën. Vetëm një ditë më parë, qeveria u detyrua që të premtojë kompensim 50 lekë për litër për transportin publik, pasi operatorët reduktuan ndjeshëm numrin e autobusëve në qarkullim, duke shkaktuar kaos në lëvizjen e qytetarëve.

Konsumatorët paguan 11 mln euro më shumë

Ndryshe nga buxheti i shtetit që ka arkëtuar më shumë të ardhura në mars, si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve, xhepat e konsumatorëve janë rënduar. Të dhënat zyrtare nga Dogana bënë të ditur se konsumi i naftës në mars ishte 35.8 mijë ton, nga 33.8 mijë ton në të njëjtin muaj të një viti më parë, me një rritje prej gati 6%.

Në mars, konsumi ishte 35.8 mijë ton, ose rreth 42.4 milionë litra. Për të blerë këtë sasi, përdoruesit e mjeteve kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë, ose rreth 87 milionë euro, me një çmim mesatar prej 200 lekë për litër. Nëse këtë sasi do e kishin blerë me çmimin prej 175 lekë, shpenzimi do të ishte 7.4 miliardë lekë, ose 1.05 miliardë lekë (rreth 11 milionë euro) më pak. /Monitor

Etiketa: buxhetnaftarritje

Lajme të lidhura

Tentuan ta vrasin me bombë me telekomandë në makinë, zbulohen pas 4 muajsh autorët
Aktualitet

Tentuan ta vrasin me bombë me telekomandë në makinë, zbulohen pas 4 muajsh autorët

15:24 - 10/05/26
Çfarë ndodhi? Qytetari përplas makinën në shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmon derën e godinës
Aktualitet

Çfarë ndodhi? Qytetari përplas makinën në shkallët e Kryeministrisë dhe shkelmon derën e godinës

14:00 - 10/05/26
Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit
Aktualitet

Humb jetën një burrë, lëndohen tre të tjerë nga përplasja e dy automjeteve në Gjirin e Lalëzit

10:51 - 10/05/26
Para
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Fundjava nis me përplasje të rëndësishme! Kryefjalën e merr derbi i kryeqytetit, Partizani e mbyll me Bylisin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incident në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës hyjnë në fushë
Breaking Views

Incident në “Elbasan Arena”, tifozët e Tiranës hyjnë në fushë

16:18 - 10/05/26

Elbasani dhe Tirana përballen me njëra-tjetrën në orën 16.00 në Elbasan Arena. Para takimit, ka patur tension dhe kaos, teksa...

Lexo më shumë
Kontrata 1.3 MLD lekë pwr të hequr çamçakëzët në sheshin Skënderbej/ Ja koncesioni i fshehtë për Shkëlqim Fushën!

Kontrata 1.3 MLD lekë pwr të hequr çamçakëzët në sheshin Skënderbej/ Ja koncesioni i fshehtë për Shkëlqim Fushën!

16:00 - 10/05/26
Tentuan ta vrasin me bombë me telekomandë në makinë, zbulohen pas 4 muajsh autorët

Tentuan ta vrasin me bombë me telekomandë në makinë, zbulohen pas 4 muajsh autorët

15:24 - 10/05/26
Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon BE-ja: Dënojmë sulmet personale

Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon BE-ja: Dënojmë sulmet personale

14:38 - 10/05/26
“Thonin për mua, do të bëhet si Putini”, Edi Rama: Votat i mora për integrimin në BE…

“Thonin për mua, do të bëhet si Putini”, Edi Rama: Votat i mora për integrimin në BE…

14:14 - 10/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com