GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Buxheti 2022, Ibrahimaj: Sa do rriten pagat vitin e ardhshëm

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Buxheti 2022, Ibrahimaj: Sa do rriten pagat vitin e ardhshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është diskutuar për buxhetin e vitit 2022. Ministrja e Ekonomisë dhe Financës, Delina Ibrahimaj theksoi se rritja në të gjithë sektorët do përkthehet në punësim, duke shtuar se për vitin 2022 parashikohet rritje ekonomike deri në 4%.

“Buxheti ka për synim rimëkëmbjen e ekonomisë. Rritje në të gjithë sektorët do përkthehet në punësim dhe do të ketë nxitje për krijimin e vendeve të reja të punës. Për 2022 parashikojmë rritje ekonomike deri në 4%”, tha ministrja.

Sikurse parashikohej në buxhet, shpenzimet e personelit për vitin 2022, reflektojnë kostot e administratës publike aktuale, plus rritjen e pagave në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje. Ministrja theksoi se pagat për këto kategori në këta tre sektorë janë parashikuar të rriten me 6% duke filluar nga viti i ardhshëm.

“Shpenzimet e personelit për vitin 2022, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave kryesisht për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes. Fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit shëndetësor dhe arsimorë.  Shpenzimet totale për pagat në administratën publike janë planifikuar në masën 90.6 miliardë lekë ose 4.9% e PBB-së”, tha Ibrahimaj.

Në fjalën e saj, ministrja u ndal në specifika duke folur për disa nga projektet që do të mbështeten nga buxheti.

“Në mbrojtje 1 miliardë lekë për emergjencat civile. Ndërtimi i Akademisë së Mbrojtjes, rritja e pagave për ushtarakët. Kulturë, do të financohet me prioritet projekti i Teatrit të Tiranës, shpronësim i Amfiteatrit të Durrësit, rritja e pagave të TOB, qendra kombëtare për fëmijët dhe projekti i javës së kulturës europiane. Do financohet dhe agjencia e bregdetit”, tha Ibrahimaj.

Qeveria dërgoi sot në Kuvend projektligjin për “Buxhetin e Shtetit” të vitit të ardhshëm duke parashikuar të shpenzojë rreth 637 miliardë lekë kundrejt 536miliardë lekë të ardhura.

Etiketa: buxheti

Lajme të lidhura

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale
Breaking Views

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja
Breaking Views

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26
Para
Për 100 mijë euro shëtis nudo nëpër Tiranë, Beniada Nishani bën deklaratën e papritur

Për 100 mijë euro shëtis nudo nëpër Tiranë, Beniada Nishani bën deklaratën e papritur

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com