GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Buxheti 2022, si vepron qeveria me gjyqet e humbura në Arbitrazhin Ndërkombëtar

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Buxheti 2022, si vepron qeveria me gjyqet e humbura në Arbitrazhin Ndërkombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në projekt buxhetin e vitit 2022, qeveria shqiptare ka lënë vend edhe për kontigjencën për gjyqet e humbura në Arbitrazhin Ndërkombëtar, Gjykatën e të Drejtave të Njeriut dhe vendimet gjyqësore administrative të formës së prerë.

Vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg (GJEDNJ) janë kryesisht çështje dhe vendime që lidhen me kthimin dhe kompensimin e pronave tek ish-pronarët. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka respektuar vendimet e miratuara nga GJEDNJ, kjo duke konsideruar faktin se kur pagesat nuk kryhen brenda afatit tre mujor nga data kur vendimi përkatës merr formën e prerë, shteti shqiptar ngarkohet me pagesën e një kamatë-vonese për çdo ditë vonesë. Edhe për vitin 2022, likuidimi i detyrimeve të këtij lloji parashikohet të përballohet nga Fondi Rezervë i buxhetit të shtetit, ose ndryshe kontigjenca.

Mësohet se, vendimet me detyrim financiar mbi 10.000 EUR, implikojnë nxjerrjen e VKM-ve respektive për ekzekutimin e tyre, ndërsa vendimet me detyrim financiar deri në 10.000 EUR, ekzekutohen drejtpërdrejtë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Sa i përket vendimeve të arbitrazhit, që kanë të bëjnë me zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy ose shumëpalëshe, në pjesën më të madhe, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtyre vendimeve janë përballuar nga buxheti i vetë institucioneve buxhetore.

Ndërkohë që, në rastet kur palë e paditur cilësohet ‘shteti shqiptar’ apo ‘qeveria shqiptare’, këto 58 vendime likuidohen përmes buxhetit të MFE dhe/ose Fondit Rezervë të buxhetit të shtetit, nëse lind nevoja.

Ndërsa, vendimet gjyqësore administrative të formës së prerë, kryesisht për largime nga puna të ish-punonjësve, procese gjyqësore me karakter shpronësimi implikojnë kosto buxhetore të paparashikuara. Ministria e Financave dhe Ekonomisë përveç një monitorimi periodik, i ka bërë apel edhe aftësisë menaxhuese të vetë institucioneve buxhetore, përmes aplikimit me këste apo instrumenteve të tjerë zbutës në kohë të barrës së tyre buxhetore.

Sipas Open Data Albania, deri nё qershor 2020, shteti shqiptar njeh detyrime tё mbetura që lidhen me Arbitrazhet Ndërkombëtare në vlerën totale prej 109 485 296 euro. Detyrimi përbëhet nga Dëmshpërblime që shteti shqiptar duhet t’u japë palëve, kryesisht biznese që kanë fituar në Arbitrazh ose kosto shpenzime arbitrazhi. Këto detyrime përveçse janë të formës përfundimtare, edhe janë njohur nga shteti./ D.L/ Gijotina.com

Etiketa: buxhetigjyqekryesore2

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Kapet “Skifteri” i Durrësit, akuzohet për 13 vjedhje në 2 javë

Kapet “Skifteri” i Durrësit, akuzohet për 13 vjedhje në 2 javë

TË FUNDIT

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Aktualitet

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26

Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e pafajësisë për Luiz Ejllin duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të...

Lexo më shumë
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com