GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Buxheti 2024, Rama i çon 1.2 mld lekë inceneratorit fantazëm në Tiranë

19:17 - 31/10/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratori kopil
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria miratoi në mbledhjen e saj të fundit projekt-buxhetin për vitin 2024, i cili pritet të diskutohet në Komisionet Parlamentare dhe më pas të miratohet nga Kuvendi.

Referuar projekt-buxhetit, në dispozicion për vitin e ardhshëm do të jenë 735.9 miliardë lekë. Nga këto, 1.2 miliardë lekë janë pagesat për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, shkruan CNA. Madje inceneratori i Tiranës është sekuestruar edhe nga SPAK, në kuadrin e hetimeve që po kryhen, ndërsa prokurorët tregohen të rezervuar lidhur me ecurinë e procedurave hetimore.

Por edhe pse nuk ka incenerator, kjo tashmë e faktuar me video e foto të publikuara, sërisht në buxheti parashikohet shuma prej 1.2 mld lekësh. Deri më tani në këtë “incenerator” janë derdhur rreth 110 mln euro, dhe sërisht vitin e ardhshëm do të derdhen edhe 1.2 mld lekë.

Në daljet publike, Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektet e inceneratorëve, pavarësisht se ka pranuar abuzimet që pas kurrizit të tij mund të kenë ndodhur me ato që i konsideroi si “shpëtimin” e vendit nga plehrat.

E bashkë me plehrat që depozitohen në vendet e përcaktuara për incenerator, groposen edhe miliarda lekë, të taksapaguesve shqiptarë, më të varfërit në Europë.

Ministria e Financave thotë se me këtë projektbuxhet mbështeten sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale, bujqësia, energjia si dhe infrastruktura. Në total investimet për vitin që vjen kapin shifrën e 1.2 miliardë euro.

Po ashtu në draft është specifikuar që për vitin që vjen do të jepen 77 milionë euro për bonusin e pensioneve dhe për indeksimin e pensioneve.

Ndërsa janë parashikuar 110 milionë euro që do të shkojnë për reformën e pagave që parashikon rritjen e rrogave për punonjësit e sistemit shëndetësor, arsimorë, punonjësit me grada dhe nëpunësit e administratës publike. Kjo rritje do të nisë nga 1 korriku i vitit 2024, ndërsa rritja tjetër kësaj kategorie iu bë në prill të këtij viti.

Etiketa: buxhetiinceneratorKryesore1RamaTirane

Lajme të lidhura

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit
Aktualitet

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit

14:23 - 08/02/26
Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge
Aktualitet

Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

14:03 - 08/02/26
Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!
Breaking Views

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

13:44 - 08/02/26
Para
Shpërthim i fuqishëm në kampin e refugjatëve në Gaza

Shpërthim i fuqishëm në kampin e refugjatëve në Gaza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit
Aktualitet

Dhunohet në Vlorë avokati i Ilir Metës, ja detajet e konfliktit

14:23 - 08/02/26

Një sherr ka ndodhur mesditën e së dielës në Vlorë, nga ku mësohet se ka mbetur i dhunuar avokati i...

Lexo më shumë
Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

Itali/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar i kërkuar nga Belgjika për trafik droge

14:03 - 08/02/26
Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

Berisha fton qytetarët: Ditën e martë, secili shpreh revoltën në kryengritjen paqësore!

13:44 - 08/02/26
Tiranë/ Ngarkesa me pistoleta, agjentët e infiltruar fusin në kurth të riun nga Kosova

Tiranë/ Ngarkesa me pistoleta, agjentët e infiltruar fusin në kurth të riun nga Kosova

13:30 - 08/02/26
Pas 20 vitesh në arrati, shqiptari i kërkuar për trafik droge kapet në Spanjë

Pas 20 vitesh në arrati, shqiptari i kërkuar për trafik droge kapet në Spanjë

13:30 - 08/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com