GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Buxheti 2025, Partia e Lirisë propozon 11 amendamente

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Buxheti 2025, Partia e Lirisë propozon 11 amendamente
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë, ka prezantuar sot 11 amendamentet për projektbuxhetin e vitit 2025, që lidhen me pensionistët, arsimin, kërkimin shkencor, sportin, bujqësinë, shëndetësinë, ndihmën ekonomike dhe rritjen e pagave.

Në një konferencë për mediat, nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, tha ky buxhet është buxheti i oligarkëve dhe klientëve të qeverisë, ndërsa shtoi se me propozimet e PL-së, do ta kthejnë atë në shërbim të qytetarëve.

Amendamenti i parë sipas Xhixhos, ka të bëjë me pensionistët.

“Propozojmë një rritje prej 6.8% të pensioneve, duke filluar nga data 1 Janar 2025. Kjo shtesë do të ketë një ndikim në masën 16.2 miliardë lekë”- tha Xhixho.

Tre amendamente në lidhje me arsimin, shtoi Xhixho.

“Arsimi ndodhet në emergjencë kombëtare. Duke e parë arsimin si mekanizimin me të cilin mund të rikthejmë shpresën e mijëra të rinjve që largohen nga vendi, propozojmë një shtesë prej 1.5 miliardë lekë në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, të dedikuar për Arsimin Bazë.

Arsimi i Mesëm është gjithashtu në krizë të thellë. Propozojmë një shtesë prej 1.2 miliardë lekë në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për Arsimin e Mesëm. Arsimi i Lartë ka dështuar. Propozojmë një shtesë prej 1 miliardë lekë në Buxhetin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për Arsimin Universitar”- tha Xhixho.

Sa i takon kërkimet shkencor, Xhixho tha se nevojitet një mbështetje urgjente financiare për shkencën, duke propozuar një shtesë prej 2 miliardë lekë të fondeve të saj.

Për sportin, shtoi Xhixho, propozojmë një shtesë prej 0.5 miliardë lekë në Buxhetin e Shtetit për Sportin. Sipas Xhixhon në total, shtesa për buxhetin e arsimit të jetë 6.2 miliardë lekë.

Nga ana tjetër deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, paraqiti amendamentet, për bujqësinë e shëndetësinë.

“Ka një Amendament të Partisë së Lirisë për një shtesë prej 1.5 miliardë për subvencionet në bujqësi, duke patur parasysh që bujqësia zë 20% të PBB dhe mbi 45% të fuqisë të aftë për punë.

Gjithashtu, janë 2 Amendamente të tjera të cilat lidhen me Shëndetësinë, komentet do të ishin të tepërta, megjithatë meritojnë që të bëhen. Është një situatë ku Amendamenti i parë ka të bëjë me një shtesë prej 2 miliardë lekë të reja, një shtesë që ndikon mjaft në zgjidhjen e problemit të trajtimit të sëmundjeve Onkologjike. Një tjetër Amendament për Shëndetësinë është për një shtesë prej 6 miliardë lekë, ka të bëjë me fondin e rimbursimit të barnave.”- tha Vasili.

Një tjetër amendament që paraqiti Vasili kishte të bënte me pagesat për paaftësinë dhe të papunët, ndihma ekonomike për ta.

“Është një shtesë prej 5.6 miliardë lekë, propozuar në Amendamentin e Partisë së Lirisë”- tha Vasili.

Amendamenti i fundit, që Vasili paraqiti ka të bëjë me rritjen e pagave.

Etiketa: buxheti 2025Partia e LirisePL

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Fundoset anija turistike në Detin e Kuq, 17 të zhdukur dhe 28 të shpëtuar

Fundoset anija turistike në Detin e Kuq, 17 të zhdukur dhe 28 të shpëtuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com