GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Buxheti i Bujqësisë: Kërkohen 123 mln Euro, miratohet vetëm çereku

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Buxheti i Bujqësisë: Kërkohen 123 mln Euro, miratohet vetëm çereku
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej më shumë se 2 vite bujqësia ka hyrë në një spirale krize, të cilës nuk po i gjendet fundi, dhe gjasat janë që do të thellohet edhe më tej për shkak të mungesës së mbështetjes.

Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë për vitin 2024 është planifikuar në vlerën 140.9 milionë euro, duke u ulur me 14.4 milionë euro në raport me këtë vit.

Shpenzimet për këtë ministri në buxhetin fillestar të vitit 2023 u planifikuan në vlerën 141.6 milionë euro, por u shtuan me akt normativ, duke e rritur buxhetin në 155.3 milionë euro.

Nga krahasimi i tabelave të buxhetit të shtetit të vitit 2023 dhe 2024, vihet re që reduktimi më i madh i fondeve është bërë në zërin e Zhvillimit Rural që mbështet prodhimet bujqësore, blegtorale, agro-industrinë dhe markat. Në këtë zë bëjnë pjesë edhe skemat kombëtare që mbështesin fermerët.

Ky zë për vitin 2024 do të ketë në dispozicion vetëm 72 milionë euro, nga 99.4 milionë euro të parashikuara për këtë vit, ose rreth 27.4 milionë euro më pak, duke e vështirësuar edhe më tej situatën e fermerëve në vend.

Mbështetja për fermerët 3-fish më e ulët se nevoja!

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se buxheti për skemat kombëtare për vitin 2024, është planifikuar në vlerën 33 milionë euro, por në fakt nevoja e fermerëve për financim është 100 milionë euro. Kjo mungesë financimi, rrezikon të zhysë edhe më tej fermerët në krizë, të cilët vuajnë nga konkurrenca që i bën edhe rajoni i cili i ka fondet shumë herë më të larta se në Shqipëri.

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar i ka kërkuar Parlamentit, që buxhetit të bujqësisë ti shtohen edhe 90 milion euro në mënyrë që të garantohet ecuri pozitive e sektorit. Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar thotë për Gijotina se kjo mungesë e financimit, do të ndikojë negativisht në sektor në disa drejtime.

“Prodhimet bujqësore dhe blegtorale nuk do të jenë konkurruese, si në rajon dhe më gjerë. Çmimet e tyre për konsumatorët nuk do të ulen por do të rriten. Kostoja e prodhimeve të fermerëve dhe subjekteve të vendit, që punojnë në zonat rurale do të rezultojnë më të larta krahasuar me mallrat që do të vijnë nga importi”, pohojnë ata në reagim.

Agim Rrapaj kryetar i Agrobiznesit pohon se një vendimmarrje e tillë që ul mbështetjen për bujqësinë, do të përkthehet në varfëri në zonat rurale.

“Përfitimi nga disbursimi fondeve grant të Programit IPARD III po ngadalësohet, Skema Kombëtare dhe nafta falas për fermerët do të jetë me e reduktuar për periudhën që vjen. Kushtet dhe standardet e jetesës, si dhe varfëria në zonat rurale nuk do të përmirësohen, si rezultat i diversifikimit të fermës dhe zhvillimit të agrobiznesit. Shpopullimi dhe ikja e fuqisë punëtore aktive nga zonat rurale do të vijojë me ritmet e deritanishme në mos më shumë”, pohon Rrapaj.

Fermerëve vitin e ardhshëm mund t’ju mungojë edhe mbështetja me fonde të BE, pasi skema e IPARD është ngrirë dhe po hetohet pas dyshimeve për korrupsion.

E vetëdijshme që fondet nuk mjaftojnë ministrja e Bujqësisë Anila Denaj ka deklaruar në komisionet parlamentare kur ka marrë pjesë për të prezantuar buxhetin për vitin që vjen, se nevoja për mbështetje buxhetore e fermerëve është trefish më e madhe se ajo që është vënë në dispozicion.

Në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, më 8 nëntor 2023, Anila Denaj ka deklaruar në komision se nevoja për buxhet do të mbulohet pasi të ndryshohet skema aktuale e subvencionit të fermerëve.

“Në buxhetin sot ju shikoni një tavan i cili mbetet në nivelin 3.3 miliardë lekë, por dua të theksoj se nevoja do të jetë 3 fish më e lartë. Ministria e Bujqësisë është duke punuar për një strategji që do të kërkojë në të ardhmen një mbështetje më të lartë nga buxheti i shtetit”, deklaroi ministrja Denaj në komision.

Pavarësisht propagandës për rritje të mbështetjes për bujqësinë ndër vite, disa ditë më vonë më 13 tetor Denaj në komisionin e Ekonomisë, tha se mbështetja e fermerëve në Shqipëri është më e ulët se në vendet e rajonit.

“Nevojat që ne do të paraqesim për buxhetin afatmesëm shkojnë deri në 9 miliardë lekë. Do kemi mundësi të rrisim tavanet kur të propozojmë skemën e re. Në raport me vendet e rajonit jemi të fundit sa i takon mbështetjes së drejtpërdrejtë”, tha Denaj në Komisionin e Ekonomisë.

Vetëm në bujqësi janë të punësuar më shumë se 500 mijë persona  kryesisht në zonat rurale, dhe është sektori që kontribuon deri në 20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Për shkak të krizës që ka përshirë bujqësinë dhe blegtorinë është prezantuar si pjesë e paketës fiskale heqja e TVSH-së për importin e mëshqerrave, me qëllim që të rritet numri i bagëtive në vend.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: bujqesiabuxhetimiliona euro

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”
Breaking Views

Shefi i IKMT merr 3.1 MLD lekë tendera për 2 javë/ Afrim Qendro, nga mbijetesa pas skandalit “DH. Albania” tek kullat “Luzaj Tower”

15:00 - 13/08/26
Para
Si e ka përdorur Pekini, Pandën për të zgjeruar ndikimin në botë

Si e ka përdorur Pekini, Pandën për të zgjeruar ndikimin në botë

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com