GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Buxheti i ushtrisë 103 MLN € për anije luftarake, 13.5 MLN € për 2 avionë zjarrfikës! Dronët marrin 14.2 mln €

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Buxheti i ushtrisë 103 MLN € për anije luftarake, 13.5 MLN € për 2 avionë zjarrfikës! Dronët marrin 14.2 mln €
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me një projektbuxhet 100 milionë euro më shumë se viti që po lëmë pas, vëmendja për Ministrinë e Mbrojtjes, ndikuar nga 5%-shi i imponuar nga NATO, duket se është në nivelet e saj më të larta historike. Situatat destabilizuese globale dhe frontet e luftës më afër se kurrë, detyrojnë edhe Shqipërinë të nisë planifikimin e armatosjes.

Me këtë ide, Shqipëria planifikon që mes viteve 2028-2030 të investojë 10 miliardë lekë, ose rreth 103 milionë euro për blerjen e një anije patrulluese luftarake. Planifikimi është që 20% e vlerës, 2 miliardë lekë të paguhen në 2028-ën, ndërsa pjesa tjetër të paguhet më vonë. Ky investim tregon seriozitetin që Shqipëria ka marrë për sigurinë e mbrojtjes për vitet në vijim. Mbetet e paqartë nëse anija do të blihet jashtë, apo do të prodhohet brenda vendit, me synimin e Shqipërisë për të ndërtuar partneritet me kompani ndërkombëtare që mund të bashkëpunojnë me KAYO-n.

Një tjetër investim disamilionësh është parashikuar. Situata e paprecedentë e zjarreve këtë verë, ku nga veriu në jug u shkrumbuan me mijëra hektarë pyje, me dëme edhe në zona të banuara, qeveria ka parashikuar shtimin e flotës ajrore me të paktën 2 avionë zjarrfikës. Investimi pritet të kapë vlerën e 1.3 miliardë lekëve apo 13.5 milionë eurove dhe që në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet të alokohen 3.1 milionë euro, me synim pagesash, 6.2 milionë euro në 2027-ën dhe 4.1 milionë euro në 2028-ën.

Pas blerjes së 3 dronëve turq “Bayraktar”, në 2022-shin, vendi ynë synon të blejë dronë të tjerë. Përgjatë viteve 2027 dhe 2028 janë parashikuar 14.2 milionë euro për blerje dronësh. Pa një numër të caktuar, Ministria e Mbrojtjes synon që në 2027-ën të shpenzojë 3.5 milionë euro dhe një vit më vonë 4.2 milionë euro, pas 2028-ës pjesa tjetër prej 6.3 milionë euro.

Përgjatë vitit të ardhshëm, Mbrojtja synon të blejë gjithashtu sisteme të tjera komunikimi dhe mbrojtje, armatime të vogla, investime në infrastrukturën detare, ajrore dhe tokësore, e më gjerë.

Shteti shqiptar synon të përmbushë, përveç reformave vendase, edhe angazhimet ndërkombëtare në kuadër të NATO-s. Me këtë buxhet, parashikohet modernizimi i Forcave të Armatosura duke zhvilluar kapacitetet, vijuar pajisjen me armatim të ri, zgjeruar investimet në infrastrukturë për përmirësimin e mjediseve të punës dhe modernizuar pajisjet dhe sistemet kompjuterike.

Në total, për vitin 2026 projektbuxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është 58.9 miliardë lekë ose afro 590 milionë euro.

ANIJE PATRULLUESE LUFTARAKE
Vlera total:           103 milionë euro
                             20.7 milionë euro 2028
                             82.8 milionë euro pas 2028
AVIONË ZJARRFIKËS
Vlera total:           13.5 milionë euro
                             3.1 milionë euro 2026
                              6.2 milionë euro 2027
                              4.1 milionë euro 2028
BLERJE E DRONËVE
Vlera total:           14.2 milionë euro
                             3.5 milionë euro 2027
                              4.2 milionë euro 2028
                             6.3 milionë euro pas 2028
gijotina.com/
Etiketa: Projektbuxheti 2026ushtria

Lajme të lidhura

Kruja nuk gjen qetësi, aktivizohet sërish zjarri në lagjen “Abazaj”
Aktualitet

Kruja nuk gjen qetësi, aktivizohet sërish zjarri në lagjen “Abazaj”

22:08 - 11/08/26
Emigranti rrëfen në protestë historinë e trishtë: Humba dy fëmijët te materniteti ‘Koço Gliozheni’, ndaj ika nga Shqipëria
Aktualitet

Emigranti rrëfen në protestë historinë e trishtë: Humba dy fëmijët te materniteti ‘Koço Gliozheni’, ndaj ika nga Shqipëria

21:28 - 11/08/26
Shqiptarët mblodhën 160 mijë euro për fëmijën e tij, Altin Hila: Qytetarët po ndihmojnë familjet në nevojë! Po shteti ku është?!
Aktualitet

Shqiptarët mblodhën 160 mijë euro për fëmijën e tij, Altin Hila: Qytetarët po ndihmojnë familjet në nevojë! Po shteti ku është?!

21:08 - 11/08/26
Para
Bundesliga/ Union Berlin “kockë e fortë” për Bayern, Dortmund e pëson në fund

Bundesliga/ Union Berlin “kockë e fortë” për Bayern, Dortmund e pëson në fund

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kruja nuk gjen qetësi, aktivizohet sërish zjarri në lagjen “Abazaj”
Aktualitet

Kruja nuk gjen qetësi, aktivizohet sërish zjarri në lagjen “Abazaj”

22:08 - 11/08/26

Vatra e zjarrit mbi lagjen “Abazaj”, pranë zonës së njohur si “Kroi i Madh” në Krujë, është riaktivizuar sërish. Edhe...

Lexo më shumë
Emigranti rrëfen në protestë historinë e trishtë: Humba dy fëmijët te materniteti ‘Koço Gliozheni’, ndaj ika nga Shqipëria

Emigranti rrëfen në protestë historinë e trishtë: Humba dy fëmijët te materniteti ‘Koço Gliozheni’, ndaj ika nga Shqipëria

21:28 - 11/08/26
Shqiptarët mblodhën 160 mijë euro për fëmijën e tij, Altin Hila: Qytetarët po ndihmojnë familjet në nevojë! Po shteti ku është?!

Shqiptarët mblodhën 160 mijë euro për fëmijën e tij, Altin Hila: Qytetarët po ndihmojnë familjet në nevojë! Po shteti ku është?!

21:08 - 11/08/26
Siguria kibernetike/ Rama: Renditjen në “National Cyber Security Index” nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll

Siguria kibernetike/ Rama: Renditjen në “National Cyber Security Index” nuk e bën as një sorrë, as një korb dhe as një troll

20:48 - 11/08/26
Dita e 73-të e protestës, qytetarët “flasin” me pankarta: Hajdutët në burg, jo në Evropë!”

Dita e 73-të e protestës, qytetarët “flasin” me pankarta: Hajdutët në burg, jo në Evropë!”

20:29 - 11/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com