GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Byberi i Bashkisë Tropojë bën tender 110 mln lekë dhe ia jep pa garë kushëririt të tij

18:30 - 25/04/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Byberi i Bashkisë Tropojë bën tender 110 mln lekë dhe ia jep pa garë kushëririt të tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse është denoncuar disa herë nga mediat, kryetari i Bashkisë së Tropojës vijon që të bëjë tendera për kushërinjtë e tij. Në datën 25 Mars 2022, Bashkia e Tropojës ka hapur një tender për rikonstruksionin e rrugës Blini i Grisë-Lekurtaj. Procedura mban numrin e referencës REF-23089-03-25-2022 dhe ka fondin limit prej 10.986.652 lekë të reja ose rreth 110 milionë lekë të vjetra. Tenderi është zhvilluar me vetëm një konkurrent dhe pjesëmarrës ka qenë bashkimi i kompanive, “Vllaznimi” shpk & “Griald” shpk.

Siç e kemi thënë edhe më parë, tenderët që zhvillohen pa garë ngrenë dyshime se kompania fituese mund të jetë e paracaktuar dhe për këtë “Open Data” e ka futur në kategorinë e flamurit të kuq me mbishkrimin e mungesës së konkurrencës. Por në këtë procedurë nuk ka vend për dyshime, pasi kompania fituese “Vllaznimi” SHPK është e kushëririt të kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Bashkim Byberit. Pra, procedura jo vetëm që është zhvilluar pa garë, por është edhe në konflikt të pastër interesi.

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi, i jep tender kompanisë së kushëririt të tij. “Vllaznimi” SHPK e Bashkim Byberit ka marrë nga Bashkia e Tropojës tendera edhe më parë.

Kujtojmë se më 5 nëntor të 2020-ës, kryebashkiaku socialist rezulton se ka vepruar në konflikt interesi për firmën fituese Vllaznimi shpk për “Rikonstruksion i kanalit vaditës Ahmataj-Sopot. Ky prokurim me tender në vlerën rreth 19 milionë lekë pa TVSH, u realizua në nëntor dhe është shpallur fitues Vllaznimi shpk që ka për pronar të vetëm, si dhe njëherësh administrator, Bashkim Byberin.

Një tjetër tender kryebashkiaku i Tropojësi ia ka dhënë kushëririt të tij, pra kompanisë “Vllaznimi shpk” është për rikonstruksionin e Ujësjellësit Dushaj Epërm. Oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme ishte rreth 12 milionë lekë të vjetra.

Rexh Byberi nuk është mjaftuar me kaq, pasi i ka dhënë edhe një super tendër kushëririt të tij. Bashkia Tropojë më 6.10.2020 ka hapur një procedurë prokurimi me vlerë 3.5 miliardë lekë pa TVSH  për ikonstruksionin e 5 segmenteve rrugore fshati që duhet të likuidohen për tre vitet e ardhshme me ndihmën e buxhetit në një kohë kur e gjithë shuma në dispozicion është shumë më e vogël. Konkretisht bëhet fjalë për prokurimin publik në vlerën e 340.421.901 lekëve të reja ose rreth 3.4 miliardë lekë të vjetra për rikonstruksionin e 5 segmenteve Rrugore fshati Gri, Bujan, Cerrnice, Tropoje. Edhe në klëtë tender, fitues ishte bashkimi i këtyre firmave, që kryesohet nga Vllaznimi shpk, e cila zotërohet nga djali i xhaxhait të kryebashkiakut socialist.

Bashkia Tropojë nën drejtimin e Byberit, gjithashtu është përfshirë edhe në raportet e KLSH-së. Në muajin shkurt 2022, raporti konfirmonte Bashkinë e Tropojës si një nga njësitë vendore më të korruptuara në Shqipëri. 98 % e parave të shpenzuara për shërbime të ndryshme, janë ndarë dhe kanalizuar në mënyrë të paligjshme dhe korruptive.  Kujtojmë se kryebashkiaku i Tropojës në 30 mars 2021 është marrë nën hetim nga SPAK, me akuzan e shpërdorimit të detyrës. Por siç duket as hetimi i SPAK nuk e ndal kryebashkiakun e Tropojës që të bëjë tendera në shkelje të ligjit.

Gijotina.com

 

Etiketa: Bashkia Tropojegarekryesore2KusheririLekeRexh Byberitender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Pakoja e dyshimtë në Vlorë/ Forcat xheniere bëjnë shpërthimin e telekomanduar

Pakoja e dyshimtë në Vlorë/ Forcat xheniere bëjnë shpërthimin e telekomanduar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Lexo më shumë
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com