GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Bylis simbol iliro-shqiptar, zbulohet një cisternë antike, mes objekteve madhështore veçohet katedralja

21:13 - 15/10/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bylis simbol iliro-shqiptar, zbulohet një cisternë antike, mes objekteve madhështore veçohet katedralja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbulimet arkeologjike në Bylis një nga simbolet iliro-shqiptare, dëshmojnë më së miri autenticitetin edhe historinë e vendit tonë. Një projekt i zhvilluar së fundmi nga Instituti i Arkeologjisë, ka zbuluar një cisterne uji që rezervonte ujërat e shkallarës se stadiumit të shek. III p. Kr.

Cisterna është 50 m e gjatë dhe 8 m e thellë dhe mbulohej nga një sistem harqesh, ndërsa konsiderohet më e madhja dhe e bukura e Ballkanit antik të asaj periudhe, duke përfshirë edhe Greqinë. Krahas gërmimit po behët edhe restaurimi i saj.

Mes zbulimeve arkeologjike në Bylis, arkeologu Neritan Ceka ka vlerësuar Katedralen si një nga më të bukurat në Ballkan dhe më të veçantat, pasi krahas figurave gjeometrike ka dhe figura njerëzore.

“Këtu është Katedralja e madhe e qytetit, një nga më të bukurat e Ballkanit. Një mozaik i jashtëzakonshëm me figura njerëzore jo vetëm me figura gjeometrike si në vendet e tjera. Është një dëshmi e trashëgimisë. Që këtu glinët, kaluan në Ballsh, që vjen nga Bylisi, kryevend. Suke marrë me vete mbishkrimet që u gjetën në Ballsh. Ndoshta dhe librat e famshëm, kodikun e famshëm të Beratit, sigurisht që vjen nga Bylisi apo Ballshi. Evidentimi i këtij siti arkeologjik, nuk mund të kufizohet me keq. Është symbol i trashëgimisë iliro-shqiptare”, ka thënë ai.

Neritan Ceka ngriti dhe hipotezën se Kodikët e Beratit mund ta kenë origjinën nga Bylisi, duke shtuar se nuk mund të kalohet thjesht me një investim kalimtar të BE por duhet të ketë investime serioze ku mund te investojnë dhe vete shqiptarët kudo në botë.

“Trashëgimi kulturore, shpirtërore. Ishte kryeqendra e 4 qyteteve të tjera. Ishte një Republikë e vogël e organizuar me monedhat e veta me nëpunësit. Kemi dhe një teatër të 4-tërt. Nuk e kemi në Shqipëri sot. Nuk mund te kemi vizioninin ‘këtu kemi Bylisin dhe po ffusim ca para’, sic po bën BE tani. Këto janë vizione me kënd shumë të ngushtë. Ne këtu kemi qytetin më të rëndësishëm Ilir. Këtu të ketë një muze të vetin të mirë. Nëse BE nuk do na japë këtë para, ne  specialistët tonë kemi guximin t’i themi nuk i duam këto investime. Të hapim një llogari bankare dhe të kontribojnë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Ne kemi dy grupe punëtorësh dhe i kemi propozuar ministrisë ta mbajë këtë ritëm gjithë vitin“, deklaroi Ceka.

Puna do të vijoje deri në 20 tetor, mbi këtë vepër të së kaluarës që mbetet më e madhja e Ballkanit Antik të asaj periudhe. Nga sa mësohet, pjesë e ekspeditës janë Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me Njësinë Arkeo Bylis të Akademisë së Shkencave, Parkun Arkeologjik Bylis dhe grupin gjeofizik.

Etiketa: Bylissimbol

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Para
Aktorja e njohur shokon me deklaratën e saj: Jam shumë e kënaqur që mamaja ime vdiq

Aktorja e njohur shokon me deklaratën e saj: Jam shumë e kënaqur që mamaja ime vdiq

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com