GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bylykabashi: “Kryetari nuk mund të bllokojë Kuvendin Kombëtar”

në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Bylykabashi: “Kryetari nuk mund të bllokojë Kuvendin Kombëtar”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur për situatën politike në vend, sistemin gjyqësor dhe problematikat brenda selisë blu.

Bylykbashi akuzoi kryeministrin Rama se ka kapur drejtësinë, duke i lënë pa gjyqtarë, referuar vakancave të krijuara në sistemin e drejtësisë për shkak të vettingut.

Sipas deputetit të PD-së, kjo drejtësi e munguar do të sjellë pasoja, ndaj Kushtetuta duhet të ndryshojë plotësisht për të rivendosur me kompromis balancat dhe kontrollet.

“Qëllimi i Edi Ramës është jo vetëm të kapë pushtetin por edhe të konsolidojë pozitat e tij. Ai mendon që të shfrytëzojë çdo element për të mbajtur sa më gjatë pushtetin. Gjithë kemi votuar nga drejtësia por sot jemi në një situatë që ne nuk kemi gjyqtarë për të gjykuar hallet e tyre dhe për rrjedhojë një drejtësi e munguar sjell pasoja. Vetingu po zbraz gjykatat duke i lënë në shtëpi, por unë kërkoj që ata të futen në burg jo të largohen.

Krijimi i këtyre vakancave, sipas Bylykbashit është një ivestim afatgjatë i Ramës në favor të interesave të tij.

“Ramës ndaj ju desh mandati i tretë që të kompletojë kastën e gjyqtarëve, ky është një investim afatgjatë për të mbrojtur interesat. Për të mbrojtur koncesionet dhjetëra vjeçare në ekonomi, pronarëve nuk u kthehet prona e tyre por i marrin persona të lidhur me Edi Ramën. Këta e kanë bërë vetingun përgjysmë.”

Krahas akuzave për kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij, Bylykbashi ka pranuar se Partia Demokratike aktualisht është në krizë. Ai kërkoi distancimin e forcës politike që ai i përket ndaj asaj që e quajti cirk i madh gladiatorësh.

“Dy palët në parlament bëjnë batuat të papranueshme në Kuvend por edhe PD brenda saj është në krizë. Kjo është një cirk i madh me gladiatorë që po tërheqin vëmendjen nga gjëra që ndodhin. Unë kërkoj nga PD që të qëndrojë larg nga kjo, e kam thënë edhe brenda grupit parlamentar. Nëse ti jep në letër ato bashki ai ti merr në terren pasi ka pushtetin. Ne kemi 94 vota për të ndryshuar kushtetutën, PD nuk duhet ti japë më si në të shkuarën pa parë me sytë e saj. Kushtetuta ka nevojë për të rivendosur , duhet hedhur dhe duhet të bëhet një tjetër, janë prishur balancat dhe kontrollet. Kjo do kohë dhe do konsensus dhe kompromis.”

Gjithashtu Bylykbashi tha se Kuvendin Kombëtar nuk do ta pengojë askush dhe do të mblidhet më 11 dhjetor për të analizuar situatën brenda Partisë Demokratike, pasi sipas tij problemet brenda partisë janë më të mëdha se Basha dhe Berisha.

“Vetes i kam dhënë lirinë për tu përplasur pa menduar që lidershipit të partisë do ti prishet axhenda, por unë do të flas. Kjo është më e madhe nuk ka rëndësi je me Bashën apo Berishën. Sa më shumë ka rezistencë për të bllokuar këtë qëndresë aq më shumë shtohen numrat. Njerëzit janë gjendur të zhgënjyer më 17 maj, djegia e mandateve dhe hidhet poshtë e gjithë pjesa historike e PD, anëtarësimi i NATOS, liberalizimi i vizave janë hedhur poshtë. Berisha është fenomen nuk është individ, cështjet individuale ta zgjidhë ai vetë. Kryetari nuk mund të bllokojë organin më të lartë të partisë.

Nuk është jo statusore, mbledhja e kuvendit është eventi më i madh i PD. E kanë vendosur që të jetë me mijëra anëtar, shumë fishin e atyre që kërkohet, më shumë se n1/4 e anëtarëve që kanë firmosur. Ka qytete si Durrësi që kanë firmosur mbi 80 për qind, për të bërë analizë për humbjen por edhe për lidershipin sepse askush nuk mban përgjegjësi. Kryetari që kishte vendosur objektivat nuk dha llogari. Një Kuvend që do të ndodhë në 11 dhjetor , do të jetë një numër i madh. Kemi një burokratizim edhe të autokracisë. Ne kemi probleme të rënda në strukturë në parim, gjithë të jemi aty edhe Basha edhe të merren vendime. Ata që do të përpiqen që të bllokojnë, vendimet e Kuvendit duhet të marrë llogari. Kjo është një shembull për ringritje, ne fillimisht jemi deputetë të vendit, pastaj të zonës por edhe të anëtarësisë. Nuk mund të mos jemi me ata për ti mbështetur. Unë me ata njerëz kam bërë fushatën dhe me ata bëmë çmos për të përmbyllur regjimin. Nuk duhet të jetë oligarkike qasja, sepse ne jemi me ata”, tha Bylykbashi.

Etiketa: kuvendi kombetarOerd BylykbashiPartia Demokratike

Lajme të lidhura

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes
Aktualitet

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26
Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike
Aktualitet

Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

13:24 - 11/09/26
“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit
Aktualitet

“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

13:15 - 11/09/26
Para
Pioli thumbon Murinjon në distancë: Nuk merrem me polemika

Pioli thumbon Murinjon në distancë: Nuk merrem me polemika

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes
Aktualitet

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. I pyetur lidhur...

Lexo më shumë
Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

Skandali me kompaninë KAYO/ Bozdo: Është shpikur për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publike

13:24 - 11/09/26
“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

“Shkollat po kthehen në zyra partie për socialistët”, Logu ngre akuza ndaj Ballës dhe Sulit

13:15 - 11/09/26
Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

12:52 - 11/09/26
Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com