GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bylykbashi: Basha dhe Alibeaj ilegalë, nuk mund të përdorin më PD-në

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bylykbashi: Basha dhe Alibeaj ilegalë, nuk mund të përdorin më PD-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Gjykata vendosi, vulën e PD-së e ka Sali Berisha”, është kjo tema në të cilën u fokusua mbrëmjen e sotme emisioni “Opinion” në Tv Klan. I ftuar në studio, nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi është shprehur se vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit është i ekzekutueshëm dhe njeh Kuvendin e Jashtëzakonshëm të datës 11 Dhjetor 2021. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi është shprheur se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk mund të përdorin më emrin e PD-së.

Oerd Bylykbashi: Vendimi i sotëm njeh Kuvendin e Jashtazakonshëm të PD-së të datë 11 Dhjetor 2021 me të gjitha vendimet e tij. Basha ka deklaruar se do të pranojë vendimin dhe nuk do të ketë ankimim. Unë uroj që për të mirën e demokratëve nuk e vazhdon këtë sagë, që ai është autor prej 2 vitesh e gjysëm.

Blendi Fevziu: Ju keni pasur një vendim të Shkallës së Parë që njihte Kuvendin e 11 Dhjetorit, por nuk regjistrohej në gjykatë. Tani çfarë garancish kemi që do të regjistrohet?

Oerd Bylykbashi: Ishte gjëja më normale që ai vendim të regjistrohej siç ka qenë praktika më herët, vendosën të mos e bënin këtë gjë. Ky është vendim i formës së prerë, është i ekzekutueshëm. Nga sot regjistrohet PD. Njihet Komisioni i Rithemelimit. Më pas ka akte të tjera, siç është zgjedhja e Sali Berishës dhe të gjitha këto regjistrohen në gjykatë. Të gjitha janë akte që depozitohen për t’u regjistruar. Përsa kohë që të gjithë pranojmë që PD është kjo, këto janë procese të thjeshta. Gjykata mblidhet pa palë dhe shqyrton, dhe regjistrohen me radhë të gjitha aktet që vijojnë.

Blendi Fevziu: Domethënë Basha me Alibeaj janë ilegalë tani? Ata nuk mund të përdorin më emrin PD-ja dhe as logot?

Oerd Bylykbashi: Ata nuk mund të përdorin më PD-në. PD me vulë dhe PD pa vulë nuk qëndron bashkë. Sot janë bashkë si simbolet, ashtu edhe organet. Lulzim Basha dhe pak vetë, këtë përpjekje për ta çarë e bënë dhe 2 vite e gjysëm ata janë autorët e kësaj situate që nga 11 Dhjetori. 3 vjet qëkur filloi një lëvizje politike e paprecedentë.

Etiketa: bylykbashiOerd BylykbashiPDvula e pd

Lajme të lidhura

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet
Aktualitet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën
Aktualitet

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Para
Deputeti i PD ngre alarmin: Prodhimet shqiptare janë në rrezik

Kalimi i vulës te Sali Berisha, deputeti Sula: Ky vendim duhet të shërbejë si reflektim, jo celebrim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet
Aktualitet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Në vend të saj, në krye të institucionit është...

Lexo më shumë
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com