GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

12:18 - 20/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi , gjatë fjalës së tij në sesionin “Të drejtat e njeriut si bazë për sigurinë” në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Vienë,  denoncoi korrupsionin, bllokimin e drejtësisë, ndikimin e krimit të organizuar dhe shkeljet e standardeve zgjedhore nga qeveria e Edi Ramës.

Ai theksoi se korrupsioni në Shqipëri mbetet një shqetësim madhor dhe përpjekjet e fundit të prokurorëve për të hetuar raste të nivelit të lartë, përfshirë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, janë penguar.

“Korrupsioni mbetet një shqetësim madhor. Përpjekjet e fundit të prokurorëve për të hetuar raste të nivelit të lartë, përfshirë Zëvendëskryeministrin, janë penguar, ndërsa nisma legjislative synojnë të bllokojnë prokurorët e posaçëm”, ka deklaruar ai.

Ai theksoi se këto fenomene po ngushtojnë hapësirat demokratike dhe po krijojnë destabilitet politik në vend, duke i bërë thirrje Asamblesë Politike të OSBE-së të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Shqipëri.

“Shqipëria ilustron se si shkeljet e vazhdueshme të standardeve demokratike zgjedhore mund të çojnë në regres institucional dhe paqëndrueshmëri politike. Për këtë arsye, një ndjekje kuptimplote nga kjo Asamble është thelbësore”, tha ai.

Fjala e plotë:

Të nderuar kolegë,

Si një anëtar i ri i kësaj Asambleje, jam i nderuar të marr fjalën.

Më lejoni të filloj duke falënderuar Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR për raportin e tij të hollësishëm mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të 11 majit 2025. Raporti paraqet një tablo të qartë dhe shqetësuese të shkeljeve serioze të angazhimeve të OSBE-së në Shqipëri.

Zgjedhjet u karakterizuan nga një abuzim i përhapur me pushtetin shtetëror dhe burimet publike. ODIHR vuri në dukje se kufiri midis shtetit dhe partisë në pushtet ishte rëndë i mjegulluar, duke i lejuar qeverisë në detyrë socialiste të përfitonte në mënyrë disproporcionale dhe duke minuar ndjeshëm barazinë e garës, me ndikim serioz mbi zgjedhjet.

Raporti theksoi gjithashtu presionin mbi votuesit, përfshirë në administratën publike, raste të përhapura të blerjes së votës dhe parregullsi të tjera serioze. Ka pasur përfshirje të besueshme të krimit të organizuar në mbështetje të një numri kandidatësh të partisë në pushtet.

Në të njëjtën kohë, opozita është përballur me presion të vazhdueshëm, përfshirë ndjekje penale të motivuara politikisht ndaj drejtuesve të saj. Korrupsioni mbetet një shqetësim madhor. Përpjekjet e fundit të prokurorëve për të hetuar raste të nivelit të lartë, përfshirë Zëvendëskryeministrin, janë penguar, ndërsa nisma legjislative synojnë të bllokojnë prokurorët e posaçëm.

Këto zhvillime, të pasqyruara në shumë raporte ndërkombëtare, kanë ushqyer një pakënaqësi publike në rritje. Protesta të mëdha të opozitës vazhdojnë të zhvillohen, përfshirë një të planifikuar sot.

Shqipëria ilustron se si shkeljet e vazhdueshme të standardeve demokratike zgjedhore mund të çojnë në regres institucional dhe paqëndrueshmëri politike.

Për këtë arsye, një ndjekje kuptimplote nga kjo Asamble është thelbësore.

Ju faleminderit.

 

Etiketa: bylykbashiKryesore1OSBE

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com