GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bylykbashi pozicionohet pro nismës së Berishës

09:58 - 13/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Diskutimi për reformat, Bylykbashi: E parja zgjedhorja, e dyta territorialja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi shkruan në një status në rrjetet sociale se vota e emigrantëve është domosdoshmëri. Ai thotë se qeveria duhet të nisë urgjent regjistrimin e emigrantëve pa asnjë pengesë, ndërsa thekson se KQZ duhet të mundësojë infrastrukturën e plotë dhe transparente. Bylykbashi shton se kjo duhet të fillojë tani që në fund të mos themi që nuk kemi kohë, duke e konsideruar votën e emigrantëve imperativ për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Vota e emigrantëve është domosdoshmëri! (në vend të një propozimi për reformën e radhës) Shqipëria ka 4,7 milionë shtetas të regjistruar. Po po, aq! Dhe 3,6 milionë prej tyre janë zgjedhës.
Zyrtarisht në Shqipëri jetojnë diçka më shumë se 2,8 milionë banorë. Por, pas hemorragjisë së frikshme demografike të shqiptarëve nga humbja e çdo shprese gjatë tetë viteve të qeverisë Rama, nuk besoj se në vend ka me shumë se 2,5-2,6 milionë banorë. Prej tyre jo më shumë se 2 milionë janë zgjedhës.
Shumë pak. Aq pak zgjedhës jetojnë në Shqipëri, saqë ata janë lehtësisht të kontrollueshëm nga sistemi i patronazhistëve të qeverisë, inspektoratet shtetërorë gjobëvënëse, dhjetëramijëra nëpunësit militantë të administratës që u jepet urdhëri të mbledhin vota për të mbrojtur vendin e punës, apo edhe nga rrjetet kriminale. Nuk ka rëndësi çfarë mendojnë këta zgjedhës, nuk ka rëndësi revolta e tyre për vjedhjen e përditëshme dhe për rritjen çmimeve të produktve jetike, të energjisë e kush e di çfarë tjetër do të shtrenjtohet sëshpejti. Rëndësi ka që ata zgjedhës të kontrollohen nga shteti i partisë në pushtet ditën e votimit.
1,7 milionë zgjedhes është maksimumi i atyre që dalin e votojnë këtu. Shumë pak. Ky është një problem i madh të cilin reformat e zgjedhore të radhës në letër nuk munden ta zgjidhin. Në përvojën time 20 vjeçare me reformat zgjedhore, ku kemi bërë lloj-lloj përpjekjesh për të përmirësuar zgjedhjet, e di mirë se një tufë nenesh shtesë në një Kod me mbi 200 nene, nuk e ndalin dot vullnetin malinj të ushtrisë së partisë-shtet për të grabitur zgjedhjet e shqiptarëve” – u shpreh Bylykbashi.

Edhe ish kryeministri Sali Berisha, në foltoren e zhvilluar në Kukës premtoi se do bëntë çdo gjë që të rikthente votën e emigrantëve.

Etiketa: Oerd BylykbashipolitikkeSaliBerisha

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Arbi Agalliu: Po vërtetohen çdo ditë denoncimet e PD,  i kemi raportuar FMN-së shqetësimet tona

Arbi Agalliu: Po vërtetohen çdo ditë denoncimet e PD,  i kemi raportuar FMN-së shqetësimet tona

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com