GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bylykbashi: Rama-Basha, vijon pakti i 2017. Kërpërata 2 ka fytyrën e Lulit

20:14 - 26/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çela reagon pas “zgjedhjeve farsë”: Kunatizimi i opozitës na doli…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Oerd Bylykbashi, nënkryetari i Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha, u shpreh në studion e Syri Tv, se Edi Rama kërkon të bëjë reformën zgjedhore me atë që e quajti Kërpërata 2.0, por që tani ka fytyrën e Lulzim Bashës.

“Praktikisht Edi Rama po zëvendëson opozitën me opozitën që ka zjedhur ai. Dhe ky është rasti i fundit. E ka bërë këtë me PD-në dhe i jep vulën me gjykatën, ndërkohë që gjykata ia ka hequr, i thotë KQZ-së nxirr një shkresë tjetër. Gjykata e Lartë ia ka hequr tagrin ligjor. Vendimi i Apelit është shfuqizuar dhe është në fuqi vendimi i Shkallës së Parë që njeh 11 dhjetorin.

Pra, Lulzim Basha thotë se vula e PD është e imja se ma jep Edi Rama, kryesimi i grupit parlamentar është i imi se ma jep Edi Rama, edhe komisioni i reformës zgjedhore është i imi, se ma jep Edi Rama.

Pra, pa Edi Ramën ai nuk është askushi. Është një fraksion i vogël i deputetëve të PD dhe të opozitës. Pra janë vetëm 11 nga 62 deputetë të opozitës. Dhe Edi Rama po shesë me vullnetin e plotë të Lulzim Bashës që po bën një reformë konsensuale me një opozitë që përfaqësohet nga 11 deputetë. Ndërkohë që 47 deputetë të opozitës kanë firmosur një kërkesë zyrtare që të riformatohet gjysma që i takon opozitës….

…Është hera e parë në histori që komisioni i reformës zgjedhore synon të bëjë reformë virtuale dhe jo konsensuale. Rama do përpiqet të shesë që ja kjo është, e bëri në vitin 2020 me Kërpërata 1.0, do ta bëjë në vitin 2024 me Kërpërata 2.0, versioni i azhurnuar me fytyrën e Lulzim Bashën.

Rama e tha më 31 dhjetor, është një deklaratë që nuk ka ndodhur kurrë më para, që do kërkoj konsensusin numerik në parlament. Konsensusi nuk është kurrë numerik, por është koncept politik. Pra është dakordësi. Një konsensus bipartizan do të thotë që mazhorancë dhe opozitë bien dakord.

Edi Rama, ndryshe nga më parë kur kontrollonte tre të pestat e parlamentit, tani do bëjë pazare për të marrë reformën zgjedhore. Siç ia dha për vetingun që të zgjasë afatin e motrës së Ballukut apo të tjerëve dhe duke i premtuar ndonjë gjë tjetër. Pra, pazari i nisur në vitin 2017, i vazhduar në vitin 2021 dhe vazhdon sot e kësaj dite, ka këtë emër. Pa çelësin e Lulzim Bashës, Rama nuk e bën dot këtë,” tha Bylykbashi.

Sipas tij, “Rama do ta bëjë këtë sepse nuk do zgjedhje në përputhje me standardet dhe Kushtetutën”.

Etiketa: BASHAbylykbashipaktiRama

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Mbaj shënim këto data të 2024-s, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin

Do jetojnë ditët më të mira, ja shenjat më të favorizuara dhe muajt më me fat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com