GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bylykbashi: SPAK po bën politikë, Rama synon të shkërmoqë opozitën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bylykbashi: SPAK po bën politikë, Rama synon të shkërmoqë opozitën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama po kërkon të shkërmoqë opozitën, tha mbrëmjen e sotme deputeti Oerd Bylykbashi, ndërsa e konsideroi si politik hetimin e SPAK ndaj kreut demokrat, Sali Berisha.

Në emisionin “Top Story”, Bylykbashi tha se nëse SPAK-u do të arrestonte kryeministrin, gjëja e parë që do të ndodhte është se bie qeveria. Nëse SPAK-u do të arrestonte kreun e opozitës, gjëja e parë që ndodhë bie opozita”.

Sipas Bylykbashit, SPAK nuk duhet të bëjë politikë.

Pjesë nga debati:

Duma: Do vijojë opozita me aksiomën që SPAK është Edi Rama, dhe nuk do të njohë faktin që po të ishte vetëm Rama, shumë ministra të tij nuk do t’i leverdisnin t’i kishte në burg. Po të ishte vetëm Rama edhe goditja e stablishmentit të vjetër politik, nuk do t’i leverdiste ta godiste. Apo do të njohë faktin që SPAK-u realisht është i ndërtuar edhe nga SHBA dhe aleatët e tjerë strategjik.

Bylykbashi: Atëhere, ata që mendojnë se Rama vepron në mënyrë intuitive bëjnë gabim. Rama është kundër kësaj. Ai bën një goditje më larg, dhe në të kundërt madje. Ajo që do ai është që në momentin që do të përballet sërish me opozitën, opozita të jetë e shkërmoqur.

Të bëjmë një paralelizëm. Nëse SPAK-u do të arrestonte kryeministrin, gjëja e parë që do të ndodhte është se bie qeveria. Nëse SPAK-u do të arrestonte kreun e opozitës, gjëja e parë që ndodhë bie opozuita. Kjo nga ana politike, përtej aspektit juridik.

Në këtë histori, barrën e provës, përtej dyshimit të arsyeshëm publik, e ka SPAK-u që nuk është ngatërruar me politikën.

Duma: Ju thoni që nëse ekziston një çështje mbi Sali Berishën, ajo meriton të trajtohet politikisht dhe jo me drejtësinë.

Bylykbashi: Me drejtësinë ka rrugën e vetë ajo.

Duma: Kemi të bëjmë me një dosje ku Berisha rrezikon të shpallet fajtor ose jo. Si jeni përfshirë politikisht në këtë, kur ajo dosje rrezikon të jetë një bombë nëse Berisha del fajtor?

Bylykbashi: Unë të thash që spangoja me të cilën kanë qepur SPAK është aq e trashë dhe bie aq shumë në sy saqë…

Duma: Pra është e trashë dosja?

Bylykbashi: Unë nuk di se çfarë ndodhë me këtë lloj drejtësie. Komisioni i Venecias ka thënë në 2015-ën se këto që po ndodhin, përfshirë edhe Vettingun, ekziston mundësia që sistemi i drejtësisë të kapet nga partia që është në qeveri. E thonë ata. Paragrafi ’98, dokumenti i 2015-ës. Tani kjo ka ndodhur.

Kjo çështje ka edhe një aspekt tjetër, është një rast shumë i fortë për të vendosur një standard.

Etiketa: berishabylykbashiKryesore1PDSpak

Lajme të lidhura

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve
Aktualitet

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!
Aktualitet

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
Para
Vivien trazon sërish ujërat, thumbon hapur Getinjon

Vivien trazon sërish ujërat, thumbon hapur Getinjon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve
Aktualitet

Grupi i Visit të Pojës përfundon në gjykatë, SPAK publikon emrat e 24 të akuzuarve

16:45 - 12/05/26

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim grupin prej 24 personash, pjesë e të cilit ishte edhe Elvis...

Lexo më shumë
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

Ronaldinho rikthehet në skenë me rol special në Botërorin 2026

15:04 - 12/05/26
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com