GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bylykbashi: Synimi ynë, bashkimi i çdo demokrati rreth flamurit të PD

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bylykbashi: Synimi ynë, bashkimi i çdo demokrati rreth flamurit të PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka mbajtur fjalën e tij në tubimin që zhvillohet në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha.

Bylykbashi vlerësoi betejën epike të demokratëve në këto 3 vite dhe bëri thirrje për bashkimin e tyre rreth flamurit të PD-së.

‘Synimi ynë është bashkimi i çdo demokrati rreth flamurit të PD, rreth kauzës së PD, rreth liderit të PD, Sali Berishës, për të fituar zgjedhjet e ardhshme’, u shpreh Bylykbashi.

Fjala e plotë

Janë pothuajse 3 vjet që kemi nisur një betejë të jashtëzakonshme për demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri.

Miqtë e mi, janë emocione të jashtëzakonshme që u drejtohem në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë jo vetëm demokratët, jo vetëm ata që mbështesin PD dhe opozitën, por të gjithë ata që mendojnë se Shqipëria do jetë një vend më i mirë sepse pluralizmi, demokracia dhe liria funksionon për ta.

Të nderuar demokratë, dua t’u kujtoj reagimin tuaj të të gjithë demokratëve atë natë të 9 shtatorit, dua t’u kujtoj të gjithë ata lëvizje epike politike të jashtëzakonshme, pa asnjë precedent as në Shqipëri, po as në Ballkan, të udhëhequr nga lideri i padiskutueshëm i PD dhe opzitës, Sali Berisha.

Të gjitha foltoret me radhe që ngritën peshë zemrat e demokratëve, por të të gjithë shqiptarëve që kërkojnë një Shqipëri ndryshe.

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm politik që riktheu shpresën se në këtë vend mund të ketë demokraci.

Atë demokraci që Rama dhe ata që kishte paguar po e mbysnin përditë.

Miqtë e mi më lejoni t’ju kujtoj atë punë që bëmë bashkë për të shkuar te ai Kuvend i jashtëzakonshëm për impaktin që pati në jetën e PD dhe të gjithë demokracisë në Shqipëri. 11 dhjetori, Kuvendi i demokratëve do të mbetet në kujtesën e e shqiptarëve ashtu si themelimi i PD në dhjetorin e vitit 1990.

E pra miq, ishit të gjithë ju që u angazhuat, mblodhët firmat dhe i dhatë shpresë demokracisë.

Miqtë e mi, dua t’u kujtoj të gjitha ato përpjekje që kemi bërë këto dy vite e gjysme nga ai Kuvend i jashtëzakonshëm për të ringritur edhe njëherë shpirtin demokrat.

Për të treguar se nuk është e rëndësishme vula, por është e rëndësishme vota e demokratëve që vendos në këtë vend.

Kemi bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm për pluralizmin. Pa pluralizmin, demokracia vdes.

Ky ishte plani i Edi Ramës, kur ai korruptoi lidershipin e PD, goditi opozitën, goditi liderin e padiskutueshëm të PD, Sali Berisha.

Po ja ku jemi këtu të gjithë bashkë. Nën udhëheqjen e PD kemi përshkruar këtë udhëtim që mund të duket si kalvar. Por ky është një moment i jashtëzakonshëm që na mbush zemrat sepse flamuri i PD valëvitet i ligjshëm dhe krenar në sytë e demokratëve dhe shqiptarëve.

Provuam kredon tonë se në demokraci vlen vota.

Kemi besuar dhe do vazhdojmë të besojmë se vetëm parimet demokratike do të na çojnë ne te ai që është synimi ynë, bashkimi i çdo demokrati rreth flamurit të PD, rreth kauzës së PD, rreth liderit të PD, Sali Berishës, për të fituar zgjedhjet e ardhshme.

Ftesa jonë ka qenë që ditën e parë, vazhdon dhe do jetë për çdo demokrat që ka pranuar simbolin e PD, flamurin e saj si atë që udhëheq në këtë rrugëtim lirie nga dhjetori i vitit 1990 gjer sot.

PD e ka derën të hapur për çdo demokrat.

Të bashkohemi të gjithë pa dallim në këtë përpjekje të jashtëzakonshme tonën, në drejtimin e kryetarit të PD, Sali Berishës për të rrëzuar këtë narkoshtet, këtë regjim të Edi Ramës.

Sot është një ditë e madhe për të gjithë ne.

Fitore, fitore, fitore!

Etiketa: bylykbashiOerd BylykbashiPDvula e pd

Lajme të lidhura

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë
Aktualitet

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Para
Tërmeti i fortë godet Turqinë, ja epiqendra dhe magnituda

Lëkundje tërmeti në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

Shqipëria është renditur e para në rajon sipas rezultateve të raportuara nga testimi PISA, duke shënuar rritje të pikëve në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com