GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bylykbashi takon kreun e ODIHR: PS po përdor burime shtetërore dhe krimin e organizuar në zgjedhje

10:42 - 06/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bylykbashi takon kreun e ODIHR: PS po përdor burime shtetërore dhe krimin e organizuar në zgjedhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, ka zhvilluar një takim me shefin e misionit vëzhgues të ODIHR, ambasadorin Zannier, në selinë e degës së Partisë Demokratike në Durrës.

Gjatë këtij takimi u diskutua gjendja e fushatës zgjedhore në qytet, duke vënë theksin te problematikat që lidhen me përdorimin e burimeve shtetërore nga Partia Socialiste, përfshirjen e elementëve të krimit të organizuar në procesin zgjedhor dhe presionet ndaj votuesve.

Bylykbashi vuri në dukje me fakte konkrete mënyrat e ndikimit të paligjshëm në zgjedhje, duke përfshirë “asfaltin elektoral”, punësimet, dhe përdorimin e ndërmarrjeve publike në funksion të fushatës së PS.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për mosveprimin e organeve të drejtësisë dhe për rrezikun që disa qindra mijëra qytetarë mund të pengohen për të votuar për shkak të moszgjatjes së afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit.

Përfaqësuesve të ODIHR iu kërkua vëzhgim i shtuar në zonat problematike dhe ndërhyrje nga KQZ për garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Postimi:

Ambasadori Zannier, shefi i misionit vëzhgues të zgjedhjeve i ODIHR zhvilloi një takim në selinë e degës së Partisë Demokratike në Durrës. Ai shprehu interes për zhvillimet e fushatës zgjedhore dhe problematikat e saj në Durrës.

Zgjedhësit po reagojnë masivisht në mbështetje të programit të PD dhe kundër qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës në takimet derë më derë të kandidatëve të koalicionit PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Përdorimi masiv i shtetit në favor të PS, përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje dhe mbështetja e tij për përfshirjen e kandidatëve të caktuar në listën e PS, koordinimi mes PS dhe organizatave kriminale përmes individësh të caktuar nga kryeminstri, presionet mbi zgjedhësit dhe shitblerja e votës etj, iu parashtruan me fakte konkrete shefit te misionit të ODIHR. Asfalti elektoral, punësimet, dhënia e titujve të pronësisë në shkëmbim të votave, përdorimi shkollave, i ndërmarrjeve të shërbimit publik qendrore apo të bashkive si OSHEE dhe ujësjellës, etj, u faktuan konkretisht.

Informuam për denoncimet konkrete por pandëshkueshmëria që prodhon mosveprimi i përsëritur i SPAK dhe prokurorisë si dhe roli aktiv i policisë në mbështetje të veprimeve të paligjëshme nga eksponentë të PS dhe të krimit kanë sjellë si rezultat që persona të dënuar me heqje lirie apo në kërkim, të jenë aktivë në terren në favor të PS nën mbrojtjen e mosveprimit të qëllimshëm të organeve ligjzbatuese.

Në cilësinë e nënkryetarit te PD theksova se mosshtyrja e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit për shtetasit që votojnë në Shqipëri u shtrua si problem madhor në shkallë vendi duke rrezikuar që disa qindramijëra zgjedhës të pengohen për të votuar.

Përfaqësuesve të ODIHR iu referuan zonat e nxehta duke kërkuar vëzhgim të shtuar dhe kërkuam që KQZ dhe task forca e krijuar të veprojnë për të siguruar votim të qetë pa trysninë e patronazhistëve dhe kriminelëve të lidhur me PS pranë qendrave të votimit.

Etiketa: bylykbashiODIHRZgjedhje

Lajme të lidhura

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Para
Noka i dërgon mesazh Suel Çelës: Po bën krim duke mbështetur një kufomë politike

Noka i dërgon mesazh Suel Çelës: Po bën krim duke mbështetur një kufomë politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com