GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bylykbashi te “Ligjet”: KQZ të fillojë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bylykbashi te “Ligjet”: KQZ të fillojë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është paraqitur në Komisionin për Çështjet Ligjore ku është përgjigjur lidhur me veprimtarinë e kryer nga KQZ gjatë këtij viti zgjedhor.

Në komision ishte i pranishëm dhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili vlerësoi rolin e futjes së teknologjisë në zgjedhje duke thënë se kjo e kishte ndihmuar procesin, por nga ana tjetër kritikoi mungesën e veprimtarisë së KQZ gjatë periudhës kur nuk ka zgjedhje.

“Pa u zgjatur shumë, unë gjykoj se duke e parë me shumë interes mbështetjen e KQZ, është krijuar ideja se KQZ është pa punë deri në momentin e zgjedhjeve të reja. Ky institucion duhet të jetë gati dhe në gatishmëri të plotë me kapacitetet që ka në dispozicion dhe të mos jetë gjithmonë në situata urgjence. Futja e teknologjive në votim, provoi të ishte një sukses. E kemi të qartë tashmë se kutitë nuk u mbushën masivisht”, tha Bylykbashi.

Ndër të tjera, ai se ky institucion duhet të funksionojë gjithmonë dhe të fillojë që tani përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme.

“Pra identifikimi biometrik ka bërë një punë të kënaqshme dhe unë gjykoj se këto pajisje duhet të ruhen në parametra optimale. Nuk mund t’i blejmë sa herë ka zgjedhje, janë planifikuar të përdoren për një numër zgjedhjesh. Duhet të fillojë përgatitjet tani, ta njohë tani terrenin. Të ngrihen struktura nga KQZ në mënyrë që mos të lihen nën kontrollin e bashkive dhe më pas të ndryshohen ambientet e votimit në ditën e fundit para zgjedhjeve. Pra KQZ duhet ta ketë të qartë situatën dhe ta përgatisë më së miri”, shtoi ai.

Disa ditë më parë, Celibashi njoftoi se institucioni që ai drejton është gati për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të pjesshme, nisur kjo nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e padisë së “30 qershorit”.

Etiketa: KQZOerd Bylykbashi

Lajme të lidhura

Lajmet për dorëheqjen e Afrim Qëndros nga IKMT, reagon vetë drejtori: Nuk janë të vërteta
Breaking Views

Lajmet për dorëheqjen e Afrim Qëndros nga IKMT, reagon vetë drejtori: Nuk janë të vërteta

22:11 - 13/11/26
Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve
Breaking Views

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë
Breaking Views

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Para
Europiani 2022, një i ftuar special te Kombëtarja U-19 në prag të ndeshjes me Francën

Europiani 2022, një i ftuar special te Kombëtarja U-19 në prag të ndeshjes me Francën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com