GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Byreku në plazh është sinfoni më vete

18:56 - 15/04/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Ku është foltorja e Komisionit?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Byreku në plazh është një sinfoni më vete. Trondit edhe vendasit, edhe shqiptarët jashtë kufijve, edhe turistët nga Europa Qendrore që vijnë si në jerm te sporteli i byrektores dhe kërkojnë të blejnë “byker”, “byker”.

Vijnë ashtu sikurse janë, me lëkurën e bardhë të trupit; me këmbët e gjata që përfundojnë në shputa të futura në sandale me rripa. Trupat gjak nga skuqja prej diellit.

“Byker!”

Byreku është një diversitet kulturor. Ushqimi ditor i njeriut në rrugë, me të ardhura të pakta.

Rivalizojnë tre lloje byreqesh.

Byreku tradicional i Durrësit dhe i plazhit. Me petë të holla dhe formë trekëndëshi barabrinjës, me përmasa të vogla, paksa i dendur në brumë, disi i trashë, është ose edhe i formatit më të madh, por më i hollë. Ka byrektore buzë xhadesë së plazhit ku petët tëhollen aty nga një brumë i bardhë dhe nga duar të shkathëta e të fuqishme zonjash me gishta të gjatë dhe me lëkurë të regjur. Këto kanë edhe klientët më të shumtë. Byreqet autoktone janë me mbushje të ndryshme. Dallojnë ata me gjizë ose me djathë, pastaj ka edhe me domate e me qepë, me mish, si edhe me spinaq.

Kurse lloj i dytë është byreku i shtëpisë si i thonë. Ai zakonisht ka formën drejtkëndëshe ose të rrumbullakët, është një byrek i madh ku pjesët priten me thikë përpara syve të klientit. Eshtë pak më i ujshëm se byreku autokton tradicional, pra më i rëndë. Ka më shumë përmbajtje brenda tij dhe petët janë të hapura gjerë e të mbivendosura përzjerë me shtresa mbi njera tjetrën. Ky lloj byreku është më shumë me spinaq, djathë, mish.

Këtë byrek si edhe atë të parin e konkuron byreku i ardhur nga vise të largëta shqiptare. Me brumë më të trashë, jo aq me petë. Shpesh herë ai e ka gjizën ose domaten përsipër, si edhe ka forma të spërdredhura.

Picat, ku tregun e përmbysin ato që vijnë nga guzhina e lokalit me emrin çuditërisht “Rexhep Taip Erdogan”, byreqet, sufllaqet, si edhe të ëmblat ku piketohen bakllavatë, kadaifrat, sheqerparet, formojnë ushqimin e ditës për mijëra e mijëra njerëz që shtyjnë ditën me pak lekë për ushqim.

 

Etiketa: Artan FugaByrekukryesore2plazhsinfonivete

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Armët nga SHBA/ Trupat amerikane do trajnojnë ushtarët ukrainas për përdorimin e tyre

Armët nga SHBA/ Trupat amerikane do trajnojnë ushtarët ukrainas për përdorimin e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com