GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Byroja Kombëtare të Hetimit ‘troket’ në derën e biznesmenit Ermal Beqiri për dosjen e AKSHI-t

08:55 - 16/12/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vota e diasporës/ Dorëzohen 20 zarfet e parë për emigrantët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mësynë mëngjesin e kësaj të martë, 16 dhjetor në banesën e biznesmenit Ermal Beqiri.

Ndaj Ermal Beqirit është lëshuar masa e sigurisë ‘arrest në burg’ nga GJKKO, në kuadër të hetimeve të SPAK.

Ermal Beqiri, i vënë nën hetim nga SPAK, rezulton pronar i kompanisë “Soft & Solution”, ku dyshohet se biznesmeni ka përfituar shuma të konsiderueshme nga procedurat e kontestuara.

Ditët e fundit, hetuesit kanë thirrur dhe pyetur rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

Në muajin Qershor 2025, SPAK kapi 7 copë telefona dhe Lap-Top, gjatë kontrollit të tre banesave në Tiranë dhe Durrës, që i përkasin Ergys Agasit, një personazhi shumë të përfolur mes biznesit, politikës shqiptare dhe Krimit të Organizuar.

Të gjitha telefonat me urgjencë u futën për ekspertim në laboratorin shkencor të SPAK, ku nga Akti-Ekspertimi, mësohet të kenë dalë mijëra mesazhe të shkëmbyera mes këtij subjekti dhe personazheve të ndryshëm të politikës, krimit dhe drejtorëve të administratës, përfshirë Ergys Agasi.

Tashmë Agasi është larguar nga Shqipëria në drejtim të Dubait, ndërsa SPAK ka lëshuar një masë sigurimi “arrest në burg” për të dhe disa arreste shtëpie për Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqiraj dhe zyrtarë të tjerë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Mes shumë mesazheve mësohet se ka dalë dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, duke sjellë fakte të reja në atë që tashmë njihet rëndom si paracaktim i tenderave publikë tek biznesmenë klientë të qeverisë.

Hetimi i prokurorit Bledar Maksuti, (i cili tashmë ka bashkuar dy dosje të ndryshme në një procedim të vetëm), ka zbuluar përmes bisedave të konstatuara në telefona se disa nga tenderat me vlerë miliona euro janë “pilotuar” nga persona të tjerë jashtë institucionit, duke paracaktuar garën në disa praktika prokurimi.

“Pilotimi” është kryer përmes drejtueses së AKSHI-t dhe më pas kjo e fundit ka çuar direktivat tek anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët rregullonin letrat për paracaktimin si fitues të kompanisë së preferuar.

Tenderat me miliona euro të AKSHI-t, janë ndarë në tavolinë dhe në disa praktika që SPAK po heton rezulton se nuk ka pasur asnjëherë garë, por veçse “pilotim” nga jashtë.

Duke u nisur nga këto prova dhe dyshime të forta të mbështetura në indicie, Mirlinda Karçanaj, tre ditë më parë u paraqit në prokurorinë e posaçme SPAK, duke dhënë shpjegime lidhur me praktikat e kryera.

Dëshmia e Karçanaj, është marë në cilësinë e personit që ka dijeni dhe ka zgjatur për gati 3 orë.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka deklaruar Karçanaj, për shkak se ky hetim po mbahet shumë hermetik nga ana e anëtarëve të grupit hetimor.

Ndërkohë lidhur me këtë rast pritet që në SPAK të paraqitet për të dëshmuar, Daniel Shima, që ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të AKSHI-t dhe një herësh në disa praktika tenderuese ka qënë kryetar apo anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Për rastin në fjalë janë marë në pyetje dhe disa persona anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe biznesmeni Ermal Beqiri, që kontrollon kompaninë “SOFT & SOLUTION”.

Etiketa: BKHKodra e DiellitKryesore1

Lajme të lidhura

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Para
Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e Fatos Cenajt në Padova, arrestohet fqinji 45-vjeçar

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e Fatos Cenajt në Padova, arrestohet fqinji 45-vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com