GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Bytyçi thekson se aksioni i NATO-s në Serbi ishte…

17:38 - 24/03/23
në Kosovë & Rajon, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Bytyçi thekson se aksioni i NATO-s në Serbi ishte…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më 24 mars 1999, ora 19:45 ranë bombat e para të NATO-s në disa drejtime kundër caqeve ushtarake e strategjike të territorit të ish-Jugosllavisë. U bombarduan atë natë Beogradi, Nishi, Kragujevci dhe komanda ushtarake serbe në Prishtinë. Një ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, dha urdhrin për gjeneralin Wesley Clark, për të filluar operacionin ushtarak kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbisë).

Ndërkaq pak orë para fillimit të bombardimeve, presidenti amerikan, Bill Clinton, iu drejtua kombit amerikan, duke sqaruar se: “Ne dhe aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, në mënyrë gjithëpërfshirëse e të përsëritur, me qëllim që të gjenim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Milosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend të paqes. Ai ka shkelur të gjitha detyrimet, të cilat i pati pranuar në vjeshtën e kaluar, me qëllim dhënies fund të shtypjes brutale në Kosovë… Në vend të kësaj, forcat e sigurisë së Serbisë kanë forcuar sulmet, kanë djegur fshatrat e shqiptarëve të Kosovës dhe kanë asgjësuar civilë të pafajshëm… Gjatë kësaj kohe që flas unë, trupa të tjera ushtarake e policore të Serbisë hyjnë në Kosovë dhe akoma më shumë njerëz po largohen në panik nga shtëpitë e tyre”!

Këshilli i Evropës lëshoi gjithashtu një deklaratë shumë serioze. Në të thuhej: “Në prag të shekullit XXI, Evropa nuk mund të tolerojë një katastrofë humanitare në zemër të saj… Ne, vendet e Bashkimit Evropian, jemi moralisht të detyruar të mos lejojmë që të përsëritet dhuna, siç ndodhi në janar 1999 në Reçak. Ne mbajmë përgjegjësinë për qindra-mijë refugjatët dhe të dëbuarit e tjerë, që ata të mund të rikthehen në familjet e tyre. Agresori nuk lejohet dhe as nuk mund të shpërblehet. Një agresor duhet të dijë se ai duhet të paguajë një çmim të lartë. Ky është mësimi i shekullit XX”.

Deklarata të fuqishme kundër brutalitetit e dhunës serbe në Kosovë bënë të gjithë udhëheqësit e vendeve perëndimore, kryeministri britanik, Tony Blair, kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder dhe ministri i Jashtëm, Joschka Fischer, presidenti i Francës Jacques Chirac, kryeministri italian, D’Alema etj.

Më 24 mars 1999 morën pjesë në bombardime 80 avionë, të cilët bombarduan gjithsej 40 objekte ushtarake në Serbi, Mal të Zi e në Kosovë. Ndërkohë në Nju Jork u mblodh Këshilli i Sigurimit të OKB-së për të “dënuar” fillimin e sulmeve ajrore kundër Serbisë. Kërkesa për këtë mbledhje u bë nga Rusia, Kina dhe Namibia. Por tre vendet e tjera anëtare të Këshillit të Përhershëm të KS, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca e hodhën poshtë këtë kërkesë. Më 25 mars, Aleanca e Atlantikut realizoi 400 fluturime dhe goditi rrjetin mbrojtës kundërajror të Serbisë, përfshirë radarët në fushat e aerodromeve. Gjatë këtij sulmi thuajse u paralizua mbrojtja ajrore e Serbisë.

Më 26 mars 1999, forcat ajrore të NATO-s rrëzuan dy avionë MIG-29 të ushtrisë jugosllave. Në shenjë hakmarrjeje forcat ushtarake, policore e paraushtarake të Serbisë shtuan presionin e rritën masat e dhunshme kundër shqiptarëve, sidomos në qytetet e Prizrenit, Gjakovës e Pejës dhe e detyruan popullsinë shqiptare të largohej nga shtëpitë e tyre drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë. Po atë ditë Sllobodan Milosheviçi ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me SHBA-të, Gjermaninë dhe Francën. U dogjën më pas dhe godinat e tyre. Mbrëmjen e 27 marsit, një pilot amerikan u hodh me parashutë në territorin serb, por komandot amerikane ndërhynë me shpejtësi dhe nuk e lanë atë të binte në duart e Milosheviçit. Ndërsa në fshatin Goden të Kosovës, sipas gazetës amerikane “Times”, u masakruan po atë ditë 20 burra. Një ditë më vonë, ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolph Scharping, u shpreh për krime kundër njerëzimit në Kosovë. Ndërsa më 29 mars, forcat ushtarake e policore serbe ekzekutuan intelektualin dhe politikanin e shquar, nënkryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademikun Fehmi Agani.

Bombardimet e NATO-s kundër Serbisë vazhduan deri me datën 9 qershor, kur u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, ose 78 ditë radhazi. Ato përfunduan me kapitullimin e Serbisë dhe nënshkrimin e këtij kapitullimi në Kumanovë. Po me datën 9 qershor 1999 u mblodh në Bon Këshilli i Evropës. Shefat e shteteve dhe kryeministrat e vendeve të BE-së përcaktuan me propozim të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer, pikat e vendosjes së paqes në Kosovë. Të nesërmen, më 10 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit të OKB-së i shndërroi ato pika në pjesë të ligjit ndërkombëtar, duke miratuar kështu atë që quhet Rezoluta 1244.

Pas shpalljes së pavarësisë është spekuluar shumë me atë rezolutë. Dhe megjithëse vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë e përcaktoi më 22 korrik 2010 pavarësinë e Kosovës në pajtim me të drejtën ndërkombëtare e të kësaj rezolute, ende ka forca që thërrasin në ndihmë 1244-ën e 10 qershorit 1999 për të mohuar shtetësinë e pavarësinë e Kosovës.  Kosova dhe shqiptarët i janë mirënjohës për këtë akt të fuqishëm e të pashembullt në mbrojtje të jetës e lirisë së tyre të gjitha vendeve anëtare të NATO-s në atë kohë. Mirënjohje SHBA-ve, presidentit Clinton, sekretares Albright, gjeneralit Wesley Clark, ambasadorëve Walker dhe Holbrook etj.

Mirënjohje gjithashtu për ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, ministrin e Jashtëm Kuk, etj. Në Gjermani duhen spikatur si më të vendosurit në luftën për lirinë e Kosovës ministrat Joschka Fischer dhe Rudolph Scharping, si dhe gjenerali Klaus Nauman. Në Francë ishte aktiv presidenti Chirac, por edhe politikanë të tjerë si Bernard Kushner. Ndërsa në Itali duhet kujtuar se ministri i Jashtëm, Lamberto Dini, veproi si grevëthyes në gjirin e Këshillit të Ministrave të NATO-s. Kjo edhe për shkak se ai u bë aksioner në Telekomin e Serbisë gjatë kohës së luftës në Kosovë!

Një mirënjohje e veçantë shkon për ministren e Punëve të jashtme të Bullgarisë, e cila u vu e para në dijeni të një plani sekret të hartuar me shkrim nga Milosheviçi për spastrimin etnik të Kosovës e asgjësimit të shqiptarëve. Këtë plan ajo e prezantoi te vendet anëtare të NATO-s nëpërmjet ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Joschka Fischer, gjë që ndikoi shumë në vendimmarrjen unanime të Aleancës për sulmet ushtarake kundër Serbisë.

Etiketa: BytyciOpinionsulmi i natos ne beograd

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Para
Ja 5 ushqimet e lehta që mund t’i konsumoni para gjumit

Ja 5 ushqimet e lehta që mund t’i konsumoni para gjumit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com