GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Caka: IKMT është kthyer në kamzhikun e Ramës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Partia e Lirisë: Qeveria Rama po zhyt thellë e më thellë shqiptarët në ankthin e varfërisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në një komunikim për mediat tha se IKMT është kthyer në një institucion të paaftë dhe gjobëvënës.

Gjithashtu thekson se IKMT në vend që të kishte rolin e mbikëqyrësit dhe mbrojtësit, është kthyer në kamzhikun e kryeministrin Edi Rama për çdo biznes që shihet si kërcënim për investimet e tyre strategjike.

Deklarata:

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dështon të zbatojë ligjin në shumicën e aksioneve të veta, duke u kthyer në një institucion të paaftë dhe gjobëvënës.

Ky fakt i pazbatueshmërisë së ligjit nga ana e IKMT-së vërtetohet më së miri nga humbja e çështjeve në Gjykata, ku IKMT ka qenë në rolin e palës së paditur.

Mbi 50% e padive të ngritura kundër IKMT-së janë fituar nga subjekte private e qytetarë, të cilat kanë faktuar se në shumë raste IKMT nuk zbaton detyrimin ligjor të njoftimit paraprak, ose nuk merr në konsideratë leje ndërtimi ose zhvillimi, të dhëna nga autoritetet vendore, të cilat janë në favor të zhvillimit të bizneseve vendase, kryesisht në fushën e turizmit.

Por pse ndodh kjo?

Sepse IKMT është kthyer në kamzhikun e Edi Ramës për çdo biznes të vogël, që oligarkët apo përbindëshat e bregdetit e shohin si kërcënim për investimet e tyre strategjike, titull i cili shpesh jepet në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke iu rrëmbyer pronat pronarëve të ligjshëm apo edhe duke përvetësuar pasuritë publike të shtetit.

Për të kuptuar se si operohet me pronat e shqiptarëve në bregdet, mjafton t’i hedhim vetëm një sy numrit të madh të drejtorëve të ndërruar 2 vitet e fundit në Kadastrën e Vlorës; drejtorë që janë emëruar e janë larguar nga puna brenda natës, pikërisht për faktin që krimi i kontrollon dhe as shteti e as ligji nuk i mbron dot.

Por si është e mundur që IKMT shemb pa të drejtë objekte në të gjithë Shqipërinë, por nuk sheh kullat pa leje, ekzaktësisht përpara Bashkisë së Tiranës apo edhe shumë pranë Kryeministrisë?

Sepse IKMT nuk është Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, por Inspektoriati i Mbrojtjes së interesave të Edi Ramës dhe klientëve të tij.

Korrupsioni në këtë institucion ka kapur majat, madje është faktuar se lekët ndahen me shefen e madhe, mercenaren e Edi Ramës, e cila shkoi përsëri në këtë detyrë, kur u desh të ndërmerrej një nga aksionet më të paligjshme e më flagrante të shembjes, siç ishte rasti i resortit Prestige e shumë raste të tjera, të shembjes së banesave të qytetarëve të Tiranës, të cilët në mëngjes zgjohen me zhurmën e fadromës përpara dyerve të tyre.

Ky realitet i paligjshëm dhe i dhimbshëm për shumë qytetarë e biznese, do të marrë fund shumë shpejt; këto fadroma të paligjshme do të jenë boomerang-u që do të zhdukë nga drejtimi i Tiranës e Shqipërisë Ramën, Veliajn, Dallëndyshen dhe shokët e shoqet e tyre më 14 Maj.

 

Etiketa: IKMTkamzhik

Lajme të lidhura

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale
Breaking Views

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja
Breaking Views

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26
Para
Tragjedia në familjen Merkaj, 28-vjeçarit që vdiq sot, para pak…

Aksidenti në Berat, publikohet fotoja e viktimës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26

Reshjet e shiut gjatë natës, kanë shkaktuar shkëputjen e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Bardhoc, në segmentin e...

Lexo më shumë
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Nëntor 2026

07:37 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com