GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Caka: SPAK e ka të qartë që Bashkia e Tiranës është vend krimi

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i KLSH për Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, PL: Të pangopur, hanë dhe bukën e fëmijëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në një deklaratë për mediat foli sërish për inceneratorin e Tiranës, pasi sot bëne 70 ditë nga dorëzimi i kërkesës së deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi në Bashkinë e Tiranës.

Caka u shpreh se edhe pse kanë kaluar 70 ditë, ende PL nuk ka asnjë përgjigje nga bashkia, teksa shton se kryebashkiaku nuk mund të shmanget apo t’i fshihet përgjegjësisë.

Deklarata:

Në datën 12 Qershor 2023, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka depozituar një kërkesë me 4 pyetje në Bashkinë e Tiranës, të cilat do të hidhnin më shumë transparencë mbi aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Sot bëhen saktësisht 70 ditë nga dorëzimi i kësaj kërkese dhe jemi përsëri pa asnjë përgjigje, lidhur me 4 pyetjet, të cilat synojnë të bëjnë transparencën mbi këtë çështje edhe pse ligji për të drejtën e informimit sanksionon se përgjigjet duhen kthyer brenda 10 ditësh.

Pyetjet janë shumë të qarta dhe ne do të vazhdojmë t’i përsëritim ato deri ditën që Erion Veliaj, e në mos ai, organet ligjzbatuese që merren me hetimin e çështjes, do t’i kthejnë shqiptarëve një përgjigje.

Kemi kërkuar të dimë:

1- Sa ton mbetje janë depozituar për çdo vit kalendarik, që nga nisja e kësaj marrëdhënieje kontraktuale, deri në maj 2023, shoqëruar me dokumentacionin që e vërteton këtë shifër;

2- Informacion mbi pagesat e kryera çdo muaj, nga pagesa e parë deri në maj 2023, shoqëruar me urdhërxhirimet përkatëse;

3- A ka dhe nëse po, t’i vendoset në dispozicion qytetarëve një marrëveshje e firmosur mes palëve;

4- A ka një vendim të Këshillit Bashkiak mbi këtë marrëveshje të lidhur, të shoqëruar me relacionet përkatëse të komisioneve që e kanë trajtuar këtë çështje në Këshillin Bashkiak.

Atëherë, pse Erion Veliajn shkel ligjin për statusin e deputetit dhe ligjin për të derjtën e informimit duke mos bërë transparence?

Erion Veliaj nuk mund të fshihet gjatë pas fustanit të Taulant Tushës, bankomatit të Bashkisë së Tiranës. Madje, edhe nëse Erioni e ofron Taulant Tushën në pjatë argjendi për SPAK-un, ai prapë mbetet përgjegjësi për aferën korruptive me inceneratorin e Tiranës. Erioni nuk duhet të harrojë se firma e hedhur në kundërshtim me ligjin nuk është e Taulantit, por e tij personalisht.

Kanë kaluar 2 vite e gjysëm që nga dita që padia për inceneratorin e Tiranës është depozituar në SPAK dhe fatkeqësisht sekuestro u vendos vetëm 1 muaj më parë.

SPAK tashmë e ka të qartë që Bashkia e Tiranës është vend krimi, por ajo që duhet t’i vijë në vëmendje është që sa më vonë të shkojë SPAK në vendin e krimit, aq më pak informacion do të gjejë. Në Qeverinë që humb kontratat koncensionare mund të ndodhë gjithçka, prandaj SPAK të nxitojë dhe të mos presë të prishen provat. Për SPAK-un duhet të jetë e qartë që heshtja e koordinuar, ka qëllim të vetëm shmangien nga përgjegjësia penale.

SPAK e ka shumë të thjeshtë; mjafton të pyeten vetëm 3 funksionarë në Bashkinë e Tiranës:

Erion Veliaj, Taulant Tusha dhe Aldrin Dalipi.

Këta të tre mjaftojnë për të kuptuar dhe zbërthyer gjithë korrupsionin e ndodhur me inceneratorin e Tiranës.

E një paralajmërim i fundit për Erion Veliajn: hesht sa të duash, shmangu sa të duash, shit kë të duash; në Partinë e Lirisë, në SPAK, por fatmirësisht edhe në duart e të gjithë shqiptarëve tashmë janë të gjitha informacionet, faktet dhe provat që je ti përgjegjësi kryesor për zhvatjen e miliona eurove nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe që nuk do t’i shpëtosh përgjegjësisë tënde.

Etiketa: BashkiKrimSpak

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
Përfundon kursi për video-analistë, FSHF diplomon 25 pjesëmarrësit

Përfundon kursi për video-analistë, FSHF diplomon 25 pjesëmarrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com