GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Çakalli që sot dridhi Tiranën…

19:03 - 24/02/24
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Ka edhe më keq…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Në qendër të Tiranës, kryeqytet i njohur botërisht për mikpritjen dhe kafenetë, sot e shtunë 24 shkurt 2024, një klient i pazakontë u pa të bënte xhiron e mëngjesit në barin afër Teatrit të Operas dhe Baletit. (TOB)

Nuk ishte një influencer në kërkim të fotos perfekte për instragram apo videos që do të bëhej virale në TikToK, nuk ishte asnjë turist i hutuar nga orientimet ç’orientuese të google map. Jo, po të doni mos e besoni, por ishte një çakall, çakall nga ata me katër këmbë.

E tërhoqi aroma e kafesë të sapo pjekur apo shenja e wi fi- falas pranë TOB-it?

Të pranishmit që po gjerbnin ekspreson e mëngjesit, përballë krijesës me katër këmbë përjetuan një koktejl habie, frike dhe ngazëllimi. Habi se nuk kishin parë ndonjë herë çakall. Frikë se nuk ishin të sigurtë a kishte ngrënë mëngjes? Ngazëllim se e morën si një shenjë që diçka e rëndësishme po ndodh ose do të ndodhë.

Çfarë kërkonte çakalli me kafeneve dhe kullave?

Donte të provonte edhe ai dozën e vet të kafesë apo u afrua në TOB për audicion për një rol te “La Boheme”?

Përtej shakasë dhe ironisë që shpërtheu si zjarri në zonat ku më pas ndërtohet, prania e çakallit në shesh, një ngjarje që ndodh vetëm njëherë në jetë ngriti disa pyetje serioze. është një fakt i njohur që çakallët janë krijesa të zgjedhura të njohura për shpirtin e egër dhe aventuresk. Por edhe aventura ka caqet e veta.

Pse erdhi pra çakalli? A kishte humbur rrugën apo kemi të bëjmë me një lëvizje të kalkuluar?

A ishte prania e tij një kujtesë e proverbit të lashtë shqiptar “ujku, ujku, por çakalli bën kërdinë?

A erdhi ai mu në mes të qendrës më të madhe ekonomike, politike dhe administrative të vendit të shqiponjave për të parë nëse është mbajtur premtimi për pyllin orbital sepse çakalli ka dëgjuar proverbin makabër “për fjalë, shqiptari ther djalë”?

A është çakalli viktimë e fjalëve se “ky vend është xhungël ku vepron ligji i më të fortit”?

Një tjetër variant që po përhapet me shpejtësinë e rrufesë që pason vetëtimën është se çakalli është informuar se deputetët e shumicës kanë ndryshuar ligjin për “Zonat e Mbrojtura”, për t’i hapur rrugë “investimeve ekologjike”. Ai ka ardhur për të parë me sytë e ti dhe për të shkelur me të katër putrat ambientin e ri. Ai ka dashur të provojë se si është të jetosh në të ardhmen. Si është xhungla e betonit krahasuar me xhunglën e nënës Natyrë? E ku tjetër më mirë se në mes të kullave mbi të cilat jane ndërtuar edhe pallate pa leje mund të provonte ambientin e ri ku do të rrojnë të lumtur kafshët me dy dhe katër këmbë.

Etiketa: cakalliDervishiTirane

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
Berisha: Lufta e Ukrainës, për lirinë e Botës…

Berisha: Lufta e Ukrainës, për lirinë e Botës...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com