GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Caktohet prokurori, do të hetojë dokumentet sekrete të Biden

09:05 - 13/01/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Caktohet prokurori, do të hetojë dokumentet sekrete të Biden
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi të enjten një prokuror të posaçëm për të hetuar se si u gjendën dokumentat e klasifikuara në ish-zyrën në Uashington të Presidentit Joe Biden, si dhe në shtëpinë e tij në Wilmington, Dellauer.

Garland, që mban detyrën e zyrtarit më të lartë ligjzbatues në qeverinë amerikane, përzgjodhi prokurorin e karrierës Robert Hur, ish-prokuror kryesor federal në shtetin Merilend. Zoti Hur ka shërbyer edhe si zyrtar i lartë në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës së presidentit pararendës republikan Donald Trump.

Vendimi i Garland pason caktimin e tij më herët të prokurorit të posaçëm Jack Smith për të bërë një hetim të ngjashëm ndaj zotit Trump. Për disa muaj, ish-presidenti nuk kishte dorëzuar dokumentat e klasifikuara në Administratën për të Dhënat dhe Arkivat Kombëtare, siç parashikohet në legjislacionin amerikan, kur la detyrën dy vite më parë dhe i dërgoi ato në Mar-a-Lago, rezidencën e tij në Florida, ku tashmë edhe banon.

Garland u tha gazetarëve në Departamentin e Drejtësisë se caktimi i prokurorit të posaçëm Hur “nënvizon për publikun përkushtimin e departamentit si ndaj pavarësisë ashtu edhe llogaridhënies për çështje veçanërisht të ndjeshme”.

Disa zyrtarë republikanë kishin bërë thirrje që Garland të caktonte një prokuror të posaçëm për të hetuar presidentin demokrat.

Kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha në një konferencë për shtyp në Kapitol se “mendoj që Kongresi duhet ta hetojë këtë. Nuk mendoj se ndonjë amerikan beson se drejtësia nuk duhet të jetë njësoj për të gjithë”.

Si prokuror i posaçëm, 49-vjeçari Hur do të ketë më shumë pavarësi se një prokuror i zakonshëm federal, për të hetuar se si janë trajtuar dokumentat e klasifikuara nga zoti Biden kur ai la detyrën e nënpresidentit në fillimet e vitit 2017. Sidoqoftë, prokurori i raporton drejtpërsëdrejti zotit Garland.

Janë zbuluar dy grupe dokumentash të klasifikuara të lidhura me zotin Biden. Janë rreth 10 dokumenta në Qendrën Penn Biden për Diplomacinë dhe Angazhimin Global, një organizatë kërkimore në Uashington që zoti Biden ndihmoi të krijohej pas tetë vitesh si zëvendës i ish-Presidentit Barack Obama. Një tjetër koleksion u zbulua në shtëpinë e zotit Biden në Wilmington, shumica e tyre, përveç një dokumenti, u gjendën në garazh. Dokumenti tjetër u gjend në një dhomë ngjitur.

Avokatët personalë të Presidentit Biden i dorëzuan menjëherë materialet në Arkivat Kombëtare, që kanë përgjegjësinë për ruajtjen dhe mbrojtjen e të dhënave presidenciale.

Rasti i Presidentit Biden ka dallim domethënës me hetimin për trajtimin e dokumentave të klasifikuara nga ish-Presidenti Trump. Ai u largua nga Uashingtoni në fillimet e vitit 2021 së bashku me qindra dokumenta të klasifikuara, disa prej të cilave rrjedhimisht i dorëzoi pas kërkesave të Arkivave Kombëtare, ndërsa FBI-ja mori dhjetëra të tjera në muajin gusht gjatë një kontrolli të autorizuar nga gjykata në zyrën e tij, në një mjedis arkivi dhe dhoma të tjera në Mar-a-Lago.

Garland emëroi fillimisht zotin John Lausch, një prokuror kryesor në Çikago dhe i emëruar nga Presidenti Trump, për të shqyrtuar dokumentat e Biden. Garland tha se zoti Lausch kishte rekomanduar një javë më parë që të caktohej një prokuror i posaçëm.

Hetimi i prokurorit të posaçëm Hur do të shqyrtojë nëse “ndonjë person apo entitet ka shkelur ligjin në lidhje me këtë çështje”, tha Garland.

Pas emërimit të zotit Hur, Shtëpia e Bardhë tha se do të vazhdojë të bashkëpunojë me hetimin.

“Kemi besim se një shqyrtim i hollësishëm do të tregojë se këto dokumenta janë vendosur gabimisht, dhe se presidenti dhe avokatët e tij vepruan menjëherë sapo u zbulua ky gabim”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Disa orë përpara emërimit të prokurorit Hur, një këshilltar i posaçëm ligjor i Presidentit Biden, tha se pasi dokumentat e para u gjendën në Qendrën Penn Biden, avokatët e tij kërkuan në të gjitha vendndodhjet e tjera ku mund të ishin dërguar dokumenta.

Sauber njoftoi në një deklaratë se avokatët e zotit Biden bënë kërkime edhe në shtëpinë e tij të pushimit pranë Oqeanit Atlantik në plazhin Rehoboth, në Dellauer, por nuk gjetën gjë.

Ai tha se Departamenti i Drejtësisë “u njoftua menjëherë” pasi dokumentat u gjendën në Wilmington dhe se dokumentat iu dorëzuan juristëve të departamentit.

Duke folur me gazetarët të enjten, Presidenti Biden u përpoq të ulë rëndësinë e zbulimeve, me sa duket në përpjekje për të bërë dallimin e rastit të tij me mosmarrëveshjen disamujore mes ish-Presidentit Trump dhe Arkivave Kombëtare për dokumentat e klasifikuara që u transferuan për në Mar-a-Lago./ VOA

Etiketa: AmerikeJoe BidenPresident

Lajme të lidhura

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug
Botë

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug

18:33 - 25/12/25
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara
Botë

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara

17:21 - 25/12/25
Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje
Aktualitet

Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje

17:15 - 25/12/25
Para
U arrestua për arsenal armësh, 53-vjeçari: Jam i pasionuar…

Sekuestrohen 50 mijë litra naftë kontrabandë në portin e Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar
Breaking Views

Pedonalja e Ksamilit 1 milion euro/ Tenderi fiktiv i Oltion Çaçit për Neim Beqirajn, që i lë punët pambaruar

15:21 - 26/12/25

Kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi i kalon me tender fiktiv paratë e pedonales së Ksamilit në arkën e biznesmenit Neim...

Lexo më shumë
Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës

Zhdoganimi i automjeteve shtrenjtohet: hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës

15:20 - 26/12/25
Dosja Balluku/ SPAK në terren, kontrolle te bizneset që morën lotet e Unazës së Madhe

Dosja Balluku/ SPAK në terren, kontrolle te bizneset që morën lotet e Unazës së Madhe

14:59 - 26/12/25
Zbulohet skema e shpërndarjes së “mallit”, policia evidenton 33 anëtarët në Tiranë, 22 të arrestuar (EMRAT)

Operacioni me 22 të arrestuar për kokainë në Tiranë. Ja bisedat që i tradhtuan

14:45 - 26/12/25

Ndryshojnë temperaturat, fundviti do jetë i ftohtë

14:28 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com