GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hetimi i SPAK/ Mashtrim me call center, 7 në pranga! Telefonatat kryheshin nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha, Të tjera
Kohë leximi: 3 min
A A
Hetimi i SPAK/ Mashtrim me call center, 7 në pranga! Telefonatat kryheshin nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion ndërkombëtar ka zbërthyer një skemë mashtrimi financiar përmes call center-ave duke çuar në arrestimin e 7 personave, 3 prej të cilëve në Kosovë. Ata do të ekstradohen drejt Gjermanisë.

Pjesë e operacionit të Europol dhe Eurojust ishin edhe SPAK e Policia e Shtetit.

Skema e mashtrimit përdorte platforma online të cilat paraqiteshin si të ligjshme për të joshur viktimat, nga të paktën 50 vende, që të transferonin shuma të mëdha parash. Humbjet financiare vlerësohen në mbi 4 milionë euro.

Operacioni vjen pas arrestimeve dhe kontrolleve të mëparshme të kryera në vitet 2022 dhe 2025.

Në vitin 2022, një çift gjerman paraqiti një kallëzim pasi kishte investuar kursimet e tij përmes një platforme online, por më pas kishte konstatuar se nuk mund të tërhiqte fitimet e pretenduara. Ky kallëzim vuri në lëvizje një hetim, i cili zbuloi një skemë ndërkombëtare mashtrimi që kishte në shënjestër viktima në mbarë botën.

Mashtruesit premtonin fitime marramendëse brenda një periudhe të shkurtër përmes tregtimit të kriptomonedhave, valutave të huaja dhe aksioneve. Pasi transferonin një shumë të vogël parash, viktimave u shfaqeshin fitime të fryra në platformë, duke krijuar përshtypjen se bëhej fjalë për një aktivitet të ligjshëm.

Më pas, personat që paraqiteshin si ndërmjetës, ushtronin presion psikologjik ndaj viktimave, duke i nxitur të investonin shuma edhe më të mëdha parash. Kur këta të fundit kërkonin të tërhiqnin fitimet, mashtruesit përdornin taktika të ndryshme për të zvarritur procesin dhe për të penguar tërheqjen e parave. Në fund, autorët zhdukeshin, ndërsa viktimat kuptonin se kishin humbur paratë e tyre.

Pas më shumë se katër vitesh hetime, erdhi goditja e parë ndaj skemës mashtruese, duke çuar në dy arrestime dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme provash materiale.

Pas analizimit të këtyre provave, hetuesit identifikuan edhe shtatë të dyshuar të tjerë, mes tyre drejtues të call center-ave, të cilat përdoreshin për të bindur viktimat që të investonin shuma të tjera parash. Operacioni i dytë pasoi në të tjera arrestime dhe sekuestrime të provave materiale e parave.

Provat e mbledhura gjatë aksionit të dytë çuan në operacionin e sotëm. Nga analizimi i tyre u zbulua një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, e cila dyshohet se ofronte shërbime kriminale kundrejt pagesës (crime-as-a-service), duke furnizuar grupe të ndryshme kriminale me faqe interneti mashtruese, të përdorura për realizimin e skemave të mashtrimit online.

Autoritetet identifikuan gjithashtu klientë të dyshuar të kësaj kompanie në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët dyshohet se drejtonin qendra telefonatash të përdorura për mashtrime.

Operacioni kishte në shënjestër këta persona, si dhe serverët e përdorur për aktivitetet e tyre kriminale. Në total, autoritetet ushtruan kontrolle në 17 ambiente, përfshirë një call center në Kosovë. Gjithashtu u kontrolluan 5 lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Ferizaj, me urdhër të Prokurorisë Speciale

Gjatë operacionit u sekuestruan më shumë se 100 serverë, së bashku me prova të tjera materiale dhe pasuri.

Njoftimi i plotë:

SPAK dhe Policia e Shtetit ishin pjesë e një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër një rrjeti kriminal të dyshuar për mashtrimin e qytetarëve në mbarë botën përmes platformave të rreme të investimeve online.

Rezultatet e operacionit të mbështetur nga Europol dhe Eurojust në disa vende të Europës:

• 7 persona të arrestuar.

• Mbi 100 serverë të sekuestruar.

• 17 ambiente të kontrolluara në disa shtete.

• Mbi 4 milionë euro dëme financiare të dyshuara.

Faza e fundit e operacionit vjen pas arrestimeve dhe kontrolleve të kryera në vitet 2022 dhe 2025, në kuadër të të njëjtit hetim ndërkombëtar.

Hetimet zbuluan edhe një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, e dyshuar se furnizonte grupet kriminale me platforma dhe faqe interneti mashtruese. Klientë të dyshuar të saj janë identifikuar edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Atyre u premtoheshin fitime të mëdha nga investimet në kriptomonedha, valuta të huaja dhe aksione. Viktimat joshnin fillimisht me fitime fiktive, ndërsa më pas ushtrohej presion psikologjik për t’i bindur të investonin gjithnjë e më shumë para.

SPAK është pjesë e dy ekipeve të përbashkëta hetimore pranë Eurojust, njëri me Gjermaninë dhe Poloninë dhe tjetri me Kosovën. 

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1mashtrimi me call center

Lajme të lidhura

Rama nuk paska dëgjuar, u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Jam gati t’ju dëgjoj!
Breaking Views

Rama nuk paska dëgjuar, u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Jam gati t’ju dëgjoj!

17:20 - 03/11/26
“Rama në burg!” – Kryeministri përballet me protestat e shqiptarëve edhe gjatë vizitës në Bruksel
Breaking Views

“Rama në burg!” – Kryeministri përballet me protestat e shqiptarëve edhe gjatë vizitës në Bruksel

17:06 - 03/11/26
Policia ndërhyn gjatë protestës paqësore pranë Ministrisë së Arsimit, shoqërohen disa studentë
Breaking Views

Policia ndërhyn gjatë protestës paqësore pranë Ministrisë së Arsimit, shoqërohen disa studentë

16:59 - 03/11/26
Para
Policia ndërhyn gjatë protestës paqësore pranë Ministrisë së Arsimit, shoqërohen disa studentë

Policia ndërhyn gjatë protestës paqësore pranë Ministrisë së Arsimit, shoqërohen disa studentë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama nuk paska dëgjuar, u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Jam gati t’ju dëgjoj!
Breaking Views

Rama nuk paska dëgjuar, u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Jam gati t’ju dëgjoj!

17:20 - 03/11/26

Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje për dialog protestuesve në Tiranë që prej më shumë se dy javësh,...

Lexo më shumë
“Rama në burg!” – Kryeministri përballet me protestat e shqiptarëve edhe gjatë vizitës në Bruksel

“Rama në burg!” – Kryeministri përballet me protestat e shqiptarëve edhe gjatë vizitës në Bruksel

17:06 - 03/11/26
Policia ndërhyn gjatë protestës paqësore pranë Ministrisë së Arsimit, shoqërohen disa studentë

Policia ndërhyn gjatë protestës paqësore pranë Ministrisë së Arsimit, shoqërohen disa studentë

16:59 - 03/11/26
Hetimi i SPAK/ Mashtrim me call center, 7 në pranga! Telefonatat kryheshin nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Hetimi i SPAK/ Mashtrim me call center, 7 në pranga! Telefonatat kryheshin nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

16:45 - 03/11/26
Nga gara për Dhomën e Përfaqësuesve, te “lufta” për Senatin! Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit

Nga gara për Dhomën e Përfaqësuesve, te “lufta” për Senatin! Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit

15:29 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com