GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Akuzat në bllok për popullsinë çame për bashkëpunim me pushtuesit italianë e gjermanë gjatë Luftës së dytë botërore, u shoqëruan me kërcënime ndaj perspektivës së integrimit europian të Shqipërisë, nga Presidenti grek Konstantinos Tasoulas, në fjalën e mbajtur në Paramithi, me rastin e përkujtimit të 49 viktimave të ekzekutuara në vitin 1943.

“Interpretimi i drejtë, njohja e drejtë dhe pranimi i drejtë i historisë, veçanërisht për atë periudhë të errët, kanë të bëjnë me njohjen e arsyes për të cilën çdo vend synon të hyjë në Evropë”, deklaroi Tasoulas.

Presidenti grek përmendi më shumë se 1.700 vendime të Gjykatës Speciale të Bashkëpunëtorëve të Janinës deri në vitin 1948, me të cilat, sipas tij, u dënuan çamë myslimanë dhe iu konfiskuan pronat për krime të kryera në Thesproti, krahina fqinje me kufirin e sotëm jugor të Shqipërisë.

Madje presidenti grek shkoi deri aty sa foli për një bashkëpunim që sipas tij kishte synuar Shqipërinë e Madhe. Duke folur për të rënët grekë në atë rajon, ai u shpreh se “ata nuk ranë, si në zona të tjera të Epirit dhe të Greqisë, në altarin e lirisë përballë trupave të pushtimit nazist, por ranë edhe në altarin e mbrojtjes së grekësisë së Thesprotisë dhe të zonës më të gjerë të Paramithisë, nga kthetrat e mprehta të çamëve myslimanë, të cilët, në bashkëpunim të ngushtë me trupat italiane dhe gjermane të Pushtimit, synonin, por më kot, të realizonin territorialisht, në dëm të Thesprotisë, idenë e Shqipërisë së Madhe, të cilën Hitleri ia kishte premtuar Shqipërisë”.

Tasoulas theksoi se këto referime historike, sipas tij, nuk synojnë të drejtohen kundër askujt, por në fakt, duke iu refereruar drejtpërdrejtë Shqipërisë dhe integrimit të saj evropian, ai deklaroi se “nuk mund të synosh të hysh në Evropë dhe të mohosh dënimin dhe realitetin historik të atyre që shkaktuan një dhimbje të tillë. Sepse kjo dhimbje ishte një nga arsyet themelore të krijimit të Bashkimit Evropian.”

Reagimi i Fondacionit Çamëria

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini”, e konsideroi vizitën e presidentit grek në Paramithi, si një rast ku një ngjarje historike u përdor për të përcjellë një mesazh politik ndaj Shqipërisë. Përmes një deklarate, Fondacioni dënon pa asnjë rezervë ekzekutimin e 49 civilëve grekë në vitin 1943 dhe se dhimbja e familjeve të tyre meriton respekt. Megjithatë, kundërshton atë që e konsideron si përgjegjësi kolektive ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

“Përgjegjësia penale është individuale”, thuhet në reagim, duke kërkuar që çdo person që ka bashkëpunuar me pushtuesin ose ka kryer krime të identifikohet mbi bazën e provave konkrete.

Fondacioni kërkon gjithashtu publikimin e vendimeve të Gjykatës Speciale të Janinës dhe emrave të personave të dënuar, duke argumentuar se kjo do të ndihmonte në sqarimin e përgjegjësive konkrete dhe në njohjen e plotë të ngjarjeve historike.

Lidhjen që Presidenti grek bëri mes historisë së Çamërisë dhe rrugëtimit evropian të Shqipërisë, Fondacioni e konsideron si një mesazh politik që kërkon reagim institucional nga Tirana: “Veprimet e individëve apo grupeve që kanë bashkëpunuar me pushtuesit nuk mund t’i atribuohen kolektivisht popullit shqiptar apo shtetit shqiptar”.

Në përfundim, Fondacioni Çamëria deklaron se kërkesat e shqiptarëve të Çamërisë për drejtësi dhe shqyrtimin e të drejtave pronësore nuk përbëjnë, sipas tij, armiqësi ndaj popullit grek dhe kërkon që çështjet historike mes dy vendeve të trajtohen përmes dialogut dhe dokumenteve.

gijotina.com/

Etiketa: ÇameriaGreqiaKryesore1

Lajme të lidhura

Protestuesi apel policisë: S’jemi kriminelë, por të rinj që kërkojmë të ardhme më të mirë, bashkohuni me ne
Aktualitet

Protestuesi apel policisë: S’jemi kriminelë, por të rinj që kërkojmë të ardhme më të mirë, bashkohuni me ne

11:35 - 17/10/26
Protesta në Shkodër, pritet edhe pjesëmarrja e tifozëve të Vllaznisën në mbështetje të lëvizjes studentore
Aktualitet

Protesta në Shkodër, pritet edhe pjesëmarrja e tifozëve të Vllaznisën në mbështetje të lëvizjes studentore

11:27 - 17/10/26
“Rama jep dorëheqjen!”/ Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës
Aktualitet

“Rama jep dorëheqjen!”/ Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

11:19 - 17/10/26
Para
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesi apel policisë: S’jemi kriminelë, por të rinj që kërkojmë të ardhme më të mirë, bashkohuni me ne
Aktualitet

Protestuesi apel policisë: S’jemi kriminelë, por të rinj që kërkojmë të ardhme më të mirë, bashkohuni me ne

11:35 - 17/10/26

Një 16-vjeçar ka mbajtur një fjalim të fortë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, duke iu drejtuar efektivëve të policisë...

Lexo më shumë
Protesta në Shkodër, pritet edhe pjesëmarrja e tifozëve të Vllaznisën në mbështetje të lëvizjes studentore

Protesta në Shkodër, pritet edhe pjesëmarrja e tifozëve të Vllaznisën në mbështetje të lëvizjes studentore

11:27 - 17/10/26
“Rama jep dorëheqjen!”/ Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

“Rama jep dorëheqjen!”/ Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit, policia rreshtohet para godinës

11:19 - 17/10/26
“Jemi në krah të studentëve”, Princ Leka: Dhuna dhe intimidimi nga policia janë të papranueshme! Të dëgjohet zëri i të rinjve

“Jemi në krah të studentëve”, Princ Leka: Dhuna dhe intimidimi nga policia janë të papranueshme! Të dëgjohet zëri i të rinjve

11:05 - 17/10/26
Vlonjatët dalin në protestë! Qytetarët përleshen me policinë, kërkojnë anulimin e projektit për muzeun hebraik

Vlonjatët dalin në protestë! Qytetarët përleshen me policinë, kërkojnë anulimin e projektit për muzeun hebraik

10:50 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com