GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Camolese rrëfen risinë: Po unifikojmë stërvitshmërinë në të gjitha Përfaqësueset Rajonale!

12:16 - 11/12/21
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Camolese rrëfen risinë: Po unifikojmë stërvitshmërinë në të gjitha Përfaqësueset Rajonale!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptare të Futbollit organizoi seminarin e radhës teorik me trajnerët e ekipeve përfaqësuese rajonale dhe përfaqësuesit e Zyrave Rajonale të Federatës në gjithë vendin.

Seminari i organizuar në bashkëpunim edhe me Departamentin e Edukimit dhe Departamentin e Ekipeve Kombëtare në FSHF u zhvillua në ambientet e Shtëpisë së Futbollit dhe u drejtua nga Drejtori Teknik i FSHF-së, Giancarlo Camolese.

Për shkak të kushteve atmosferike, trajnerët punuan kryesisht me leksionet në pjesën teorike për mënyrën se si duhet punuar me futbollistët e vegjël, duke u përditësuar me metodologjitë me të reja, ndërsa pjesa praktike do të zhvillohet në një moment të dytë.

Në prononcimin e tij për Fshf.org, Drejtori Teknik i FSHF-së, Giancarlo Camolese theksoi objektivin e seminarit për të përmirësuar nivelin e stërvitjes dhe si rrjedhojë të ndihmojë në zhvillimin e përfaqësueseve rajonale të FSHF-së, duke unifikuar metodologjinë e punës në të gjitha zyrat.

Camolese shprehet se është shumë e rëndësishme që trajnerët dhe futbollistët të përshtaten me zhvillimet e vrullshme të futbollit modern dhe të ecin me hapin e kohës, duke përdorur metodat më të mirë dhe duke luajtur një futboll gjithnjë e më të shpejtë.

“Objektivi është ai që së bashku trajnerët, të cilët punojnë në zyrat rajonale të FSHF-së, t’u ofrojmë futbollistëve tanë atë që futbolli i nivelit të lartë kërkon aktualisht, që do të thotë ushtrime të ndryshme, që së bashku me trajnerët e zyrave rajonale kemi rënë dakord. Jemi duke diskutuar me trajnerët dhe jemi dakord që në këtë moment futbolli është akoma më i shpejtë, futboll më intensiv kështu që ka ushtrime që stërvitin të rinjtë tanë se si të shpejtojnë mënyrën e tyre të lojës. Jam i kënaqur, sepse në turneun e ekipeve përfaqësuese rajonale që po organizojmë kam parë një frymë ndryshe, të gjithë skuadrat provojnë të bëjnë një futboll më të shpejtë duke nisur që nga portieri dhe kjo është në sinkron me atë që po shohim në futbollin ndërkombëtar, që zhvillohet çdo ditë”,– tha Giancarlo Camolese.

https://youtu.be/62A0ciL78_E

Gjithashtu, Drejtori teknik i FSHF-së shtoi se shkëmbimet e eksperiencave me trajnerët e ekipeve rajonale janë shumë të rëndësishme për të evidentuar talente të vlefshme për ekipet tona kombëtare.

“Por kemi shumë rrugë për të bërë bashkë, por unë jam i bindur se me seminare si ky që po bëjmë këtë herë ne do të mund t’i përmirësojmë gjërat gjithmonë në favor të djemve që luajnë futboll në Shqipëri. Këto janë takime shumë të rëndësishme, sepse më japin mundësi të shkëmbej ide më trajnerët, të cilët punojnë në zyrat rajonale. Shqipëria është një vend i madh, ka shumë rajone, ka diferenca mes tyre dhe kjo më jep mundësi edhe mua të kuptoj më mirë gjërat, ndërsa ato sjellin vëzhgimet e tyre për mënyrën e punës që ne sugjerojmë. Për më tepër, jam i bindur se me ndihmën e tyre ne do të gjejmë gjithmonë futbollistë më të talentuar për të përmirësuar ekipet tona kombëtare”, – deklaroi për Fshf.org, Camolese.

Etiketa: camoleserajonalseminar

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
“Unë asaj nuk i flas më!” Kujt i mban mëri Donaldi?

“Unë asaj nuk i flas më!” Kujt i mban mëri Donaldi?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

Një tjetër moment tensioni në sallën e Kuvendit ishte mes deputetes së PD Elda Hoti dhe asaj të PS Bora...

Lexo më shumë
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com