GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çantat plot me drogë, dështon skema e 3 trafikantëve në Shkodër

14:41 - 19/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Çantat plot me drogë, dështon skema e 3 trafikantëve në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre të rinj janë arrestuar sot nga Policia e Shkodrës. Ata u kapën në flagrancë teksa po transportonin 21 kg kanabis për në Malin e Zi.

Uniformat blu i pikasën shtetasit në fjalë dhe pas kontrolleve kanë zbuluar sasinë e lëndës narkotike. Kjo e fundit ishte ndarë në tre çanta. Të arrestuarit janë  shtetasit në R. M., 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), R. M., 28 vjeç dhe O. S., 21 vjeç, të tre banues në Bajzë.

Njoftimi i policisë: 

Grabom, Shkodër/Goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, drejt Malit të Zi.Finalizohet operacioni policor i koduar “Grabom”. Operacioni, nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Grabom dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Sekuestrohen 3 çanta të mbushura me pako me lëndë narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga 3 shtetasit që tentuan ta trafikonin lëndën narkotike drejt Malit të Zi.

Shërbimet operacionale të DVKM Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Grabom, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas po transportonin me automjet, një sasi lënde narkotike, në drejtim të PKK Grabom, me qëllim trafikimin e saj, nëpërmjet kufirit jeshil, në drejtim të Malit të zi, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grabom”.

Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gabomit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar. Drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet dhe ka hedhur çantat me lëndë narkotike, në rrugë, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: R. M., 24 vjeç (drejtuesi i automjetit), R. M., 28 vjeç dhe O. S., 21 vjeç, të tre banues në Bajzë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 21.5 kg kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 3 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Etiketa: cantaShkodërtrafikante

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Gafa e madhe e televizionit publik malazez “ndez” rrjetin

Gafa e madhe e televizionit publik malazez “ndez” rrjetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com