GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Cara: Do ta kthej Durrësin në polin më të rëndësishëm turistik

10:03 - 10/05/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Cara: Do ta kthej Durrësin në polin më të rëndësishëm turistik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka komentuar zgjedhjet e 14 majit, ku shprehet se qytetarët janë prioritet i programit të tij dhe se do e kthejë qytetin në polin më të rëndësishëm turistik në vend.

Cara tha se në planin e tij elektoral janë dhe menaxhimi i mbetjeve në këtë qytet, ku theksoi se do të propozojë një stacion për transferimin e mbetjeve ku do të mund të ndahet, plastika, kartoni e qelqi dhe se do të kursehet rreth 5 milion euro në vit nga buxheti i shtetit, ndryshe nga incneratorët.

“Kush është gjëja më e çmuar e një qyteti?  Për mua është qytetari. Ky është prioriteti bazë i imi. Është zhvillimi ekonomik i qytetit. Duam një zhvillim urban në çdo qytet. Dua që ta kthej Durrësin në polin më të rëndësishëm turistik në vend dhe kjo duke u bazuar për vlerat historike dhe arkeologjike që ka Durrësi. Mbi të gjitha do të jetë një Durrës i branduar dhe që njihet kudo, një Durrës me partneritet me vendet e tjera.

Deri tani kemi një turizëm që nëse ka vlera, ka nga investitorët privat. Kam bërë takime plot me to dhe më thonë se investimet tona zbresin në vlerë nga mosmbështetja e bashkisë. Vetëm për vitin e kaluar janë 1 miliardë lekë të shpenzuar për trajtimin e mbetjeve. Në vitin 2010 ka qenë një projekt. Nuk është firmosur një memorandum për ndarjen e plehrave.

Propozoj një stacion të transferimit të të gjitha mbetjeve, do të ndajmë plastikën, kartonin, qelqin etj. dhe të gjitha këto janë të riciklueshme. Pra do të përfitojmë së pari nga industria e riciklimit. Duke qenë se sipas specialistëve shkon deri në 80 përqind kursimi i peshës, do të thotë se për incenerim do të çojmë shumë më pak mbetje. Kjo pesë herë më pak, duke pasur parasysh se shkon 29 euro për ton incenerimi dhe 11.5 euro për ton transporti, 40.5 euro për ton do të kursehet. Sipas specialistëve, do të kursehen rreth 5 milionë euro në vit”, shtoi ai.

Ndër të tjera ai theksoi se do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët politikë vetëm për Durrësin por nuk do të shkelë kurë integritetin e tij.

“Në këtë jetë jam munduar të kem integritet timin. Kam treguar se nuk jam peng i kurrkujt. Bashkëpunoj me të gjithë aktorët politikë kur bëhet fjalë për qytetarët e Durrësit. Igli do të jetë peng vetëm i qytetarëve. Kjo është fjalë e dhënë”, tha ai.

Etiketa: CaraDurrësKryesore1Turizem

Lajme të lidhura

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Para
Boçi: Të votojmë ndryshimin, mundësia e fundit për Elbasanin

Boçi: Të votojmë ndryshimin, mundësia e fundit për Elbasanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur në Nishtullë të Durrësit. Sipas policisë, 44 vjeçari...

Lexo më shumë
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë ndaj dhe kam lindur për të luftuar

16:50 - 31/01/26
Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

Mbyllet pa fitues ndeshja e parë e javës së 22-të, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët

16:21 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com