GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Cassano gjithnjë e më qesharak, ja sulmi i radhës ndaj Mourinhos

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Cassano gjithnjë e më qesharak, ja sulmi i radhës ndaj Mourinhos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa herë që flet, njerëzit e dëgjojnë… për t’u shkrirë nga të qeshurat sa herë që del ndonjë fjalë nga goja e tij. Antonio Cassano “nuk zhgënjen” duke vazhduar luftën në distancë me Jose Mourinhon.

Ish-futbollisti italian, i njohur për budallallëqet që bënte në fushë e që bën tani që karriera e tij iku për lesh, kritikon vazhdimisht trajnerin portugez, i cili nga ana e tij ka fituar çdo gjë që mund të fitohet në futbollin elitar për klube, për mënyrën se si ai zgjedh të luajë dhe në serinë e fundit të “Bobo TV”, kanë vazhduar kritikat, duke marrë shkas edhe nga starti i dobët i kampionatit për verdhekuqtë.

“Unë nuk u hedh hi në sy njerëzve, unë them mendimin tim dhe askush nuk ma heq dot nga mendja. Me kanë bërë veshët daulle për dy vite rreth trajnerit dhe asaj që thosha për të. Ai ka qenë trajneri më i keq i 10 viteve të fundit. Ka bërë Romën të luajë në mënyrë të padenjë, të shpifur.

Njerëzit e Romës shesin shpirtin për skuadrën dhe ai e di mirë. Ai ka fituar simpatinë duke u shitur njerëzve tym, por do të mbjellësh atë që do të korrësh.

Nuk më intereson farë çfarë rezultatesh ka arritur. Është prej dy vitesh aty, klubi ka shpenzuar shumë, jo siç thonë të tjerët dhe këtë vit ka marrë lojtarë të aftë. A mund të shoh tre pasime radhazi ndaj Salernitanës në vend që të shoh gjëra të turpshme?

Në Verona kam parë një futboll të padenjë, zënkash, rrëmuje dhe kinemaje. Me Milanin, me 10 lojtarë, kanë bërë një gjysmë gjuajtje të devijuar. A mund ta shoh një gjë të tillë të shpifur?

Njerëzit që shkojnë në stadium nuk e meritojnë këtë. Dikur shkohej mirë në qerren e Murinjos, por tani që po i vjen era, mendoj se do të zgjasin edhe shumë pak aty. Lukakun nuk e donte askush dhe shkoi te Roma.

Paredes, Ndicka dhe Aouar janë të gjithë lojtarë të fortë. Por me Mourinhon asnjë skuadër nuk luan në mënyrë të denjë. Futbolli duhet të argëtojë njerëzit, në karrierën e Mourinhos nuk është parë kurrë”, deklaroi Cassano.

Cassano njihet për sulmet ndaj personazheve të ndryshme të futbollit, nga Cristiano Ronaldo deri te Jose Mourinho, duke mos kursyer as Carlo Ancelottin “fajtor” sipas Antonios nga Bari, se është me fat. Një gjë është e sigurt, të qeshurat nuk kanë fund sa herë që “eksperti barez” flet. Mbetet të shihet se çfarë do na rezervojë, herën tjetër.

Ndoshta, bëjmë gabim që merremi me të, por duhet pak humor apo jo?

Etiketa: cassanomourinho

Lajme të lidhura

Rikthehet Liga e Kampioneve, nga Atletico Madrid – Bayern Munich te Manchester United – Roma
Sport

Rikthehet Liga e Kampioneve, nga Atletico Madrid – Bayern Munich te Manchester United – Roma

11:31 - 03/11/26
Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë
Aktualitet

Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesús de Miguel pas përplasjes së rëndë në fushë

10:08 - 03/11/26
Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi
Breaking Views

Partizani befason Teutën, “Të kuqtë” kthehen me tri pikë nga Durrësi

22:01 - 02/11/26
Para
Mbështetësit e Bashës në sulm ndaj Bardhit: Pse ke ndryshuar qëndrim?

Sula: Bardhin me Berishën i bashkoi Basha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve
Aktualitet

“Jam rrëmbyer nga Durrësi me urdhër të Ramës!” Zbardhet letra e Veliajt drejtuar GJKKO, gjykata shtyn seancën

11:49 - 03/11/26

Seanca e sotme e kryebashkiakut Veliaj u shty për datën 17 nëntor. Vetë kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm në këtë...

Lexo më shumë
Përplasje në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi kërkon dorëheqjen e Ramës, Manja: Nuk ka qeveri kujdestare

Përplasje në Komisionin e Ligjeve, Bylykbashi kërkon dorëheqjen e Ramës, Manja: Nuk ka qeveri kujdestare

11:42 - 03/11/26
Rikthehet Liga e Kampioneve, nga Atletico Madrid – Bayern Munich te Manchester United – Roma

Rikthehet Liga e Kampioneve, nga Atletico Madrid – Bayern Munich te Manchester United – Roma

11:31 - 03/11/26
Studentët nisin ditën e 22-të të protestës: Nuk na solli Rusia apo Veliaj, por na thirri Shqipëria

Studentët nisin ditën e 22-të të protestës: Nuk na solli Rusia apo Veliaj, por na thirri Shqipëria

11:05 - 03/11/26
Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama anulon takimin në Vjenë me Kancelarin e Austrisë

Dështimi i Ramës bllokon 922 milionë eurot e BE-së, KLSH zbulon skandalin: Asnjë euro për investimet!

10:50 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com