GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Caushaj, mik për kokë i Veliajt/ Merr pa garë tenderin 100 mln lekë

12:41 - 31/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
veliaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vazhdojnë projektet e dyshimta që Erion Veliaj ia beson biznesmenit Artur Caushaj. Më i fundit është tenderi i firmosur me datë 30 janar 2023, ku në shkelje të ligjit Caushaj është shpallur fitues. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Ndërtimi i rrugëve Lagjja e re Shkozë”. Bashkia Tiranë ka menduar të shpenzojë 100 milionë lekë për këtë projekt. Por, mënyra se si janë hartuar dokumentet hedh dyshime, nëse paratë do të investohen vërtet për t’iu ndërtuar rrugët qytetarëve të kësaj zone.

Konstatojmë se kontrata përmban një sërë shkeljesh. Së pari, Artur Caushaj ka marrë tenderin pa garë. Në dokumente tregohet se fillimisht kanë shfaqur interes për këtë tender 16 firma. Por, të gjitha janë skualifikuar menjëherë nga gara dhe mbeti e vlefshme vetëm oferta e firmës “L.T.E CONSTRUCTION”. E cila pastaj është shpallur fituese pa u zhvilluar gara fare.

Të skualifkosh 15 firma me justifikimin se nuk kanë paraqitur targat për ekskavatorët që do të kryejnë punën, apo se nuk kanë dorëzuar deklarimin për punonjësit, është e qartë se fituesi është paracaktuar. Autoriteti kontraktor (Bashkia) duhet t’i kishte vënë në dijeni për këto mungesa në dokumentacione dhe të shtynte afatin e garës. Shtojmë këtu faktin se disa kompani kishin paraqitur ofertë edhe më të lirë. Pra nga vlera 100 milionë lekë që kërkon të shpenzojë Veliaj, ata janë ofruar të kryejnë shërbimin me 71 milionë lekë. Kjo është një tjetër shkelje, që tregon risk të lartë për korrupsion me fondin e caktuar.

Në fakt, ky tender është vazhdimi i aferave që bënë kryebashkiaku i Tiranës me biznesmenin Artur Caushaj. Më herët, Gijotina.com ka denoncuar tenderin 160 milionë lekë që Veliaj i dha pa garë Caushajt për të hedhur beton te Parku i Liqenit Artificial. Ndërkohë miliarda lekë dyshohet se janë keqpërdorur në tenderë të tjerë.

Tender për fushatë

Tenderët e Veliajt për riparime rrugësh dhe godinash janë shtuar ndërkohë që afron data e zgjedhjeve vendore. I tillë është edhe tenderi për rrugët në lagjen Shkozë e Re. Në infrastrukturën e kësaj zone nuk është investuar për 30 vjet. Në vitin 2010, banorët denoncuan në media se janë mbi 300 familje që detyrohet të përdorin çdo ditë rrugën tejet të ngushtë e me gropa ku nuk ka aspak asfalt dhe ndriçim.

Në denoncimin e bërë banorët shprehen në dimër rruga bëhet e pakalueshme nga balta dhe uji dhe se ata që e vuajnë më shumë janë fëmijët e vegjël. Por rruga është vetëm një nga shumë halle që kanë banorët. E gjithë lagja nuk ka kanalizime të ujërave të zeza, e aq më pak ndriçim e gjelbërim.

 

Rruga e “Shkretëve” Shkozë, tetor 2021

 

Rruga e “Shkretëve”, shtator 2022

Në fillim të vitit 2019 investimi rrugor i bashkisë Tiranë u shtri deri në një pikë e mandej punimet u ndërprenë afër 300 metra larg familjeve që edhe sot në vitin 2023 ankohen për gjendjen e zonës ku jetojnë. Banorët thonë se situata nuk ka ndryshuar për mirë edhe pas ankesave të shumta dërguar bashkisë, madje edhe portalit të “bashkëqeverisjes”.

Pas kaq viteve që në krye të bashkisë, Lali Eri kujtohet për zgjedhje t’u hedh një dorë asfalt këtyre rrugëve. Të shohim pas zgjedhjeve, nëse do të jetë ndërtuar rruga e tenderuar për mikun e Veliajt!

Lexo edhe:  Nisma thurje nxjerr videon: Veliaj gënjen, Tirana ka dhjetëra kulla

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimartur caushajErion VeliajrrugeShkozetendertender pa gareTirane

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Kryemadhi: Paraqita prova të reja për inceneratorët

Kryemadhi: Paraqita prova të reja për inceneratorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com