GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çdo ditë nga një shpikje/ Veliaj jep 22 mln lekë për vendosjen e sinjalistikës në rrugët me tarifim

20:14 - 10/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“Babagjyshët e Vitit të Ri”, Rama dhe Veliaj dhurojnë tendera fasadash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në çdo ditë të javës, madje edhe në ditët pushim, Erion Veliaj e shpik ndonjë shërbim në mënyrë që të hap tender me vlera marramendëse për të. Këtë herë, kryebashkiaku që mban rekord për tenderat në shkelje të ligjit, ka vendosur të hap një tender për vendosje sinjalistike në disa rrugë me pagesë. Për këtë tender Bashkia Tiranë do të marrë nga taksapaguesit shqiptarë 22 milionë lekë, ndërsa në dokument nuk përcaktohen se çfarë saktësisht do të blihen. Nuk përcaktohet saktësisht se çfarë do të marrë përsipër kompania fituese që i duhen aq milionë lekë për këtë shërbim.

Ajo, që bie në sy është se këto shtime sinjalistike do të bëhen vetëm për rrugët me pagesë, sikur janë bërë një pjesë e mirë e rrugëve në Tiranë. Pra bëhet fjalë për atë “platformë” të “Lali Erit” që shoferët duhet të çojnë mesazh në policinë bashkiake dhe të paguajnë një tarifë prej 100 lekësh, kur lënë makinën në një rrugë apo rrugicë të tillë.  Ose duhet të marrës lejen që je rezident në atë zonë, në të kundërt shoferi merr gjobë. Kjo taktikë përdoret në rrugët më poshtë.

Ndërsa Veliaj, po planifikon të shtojë listën edhe me rrugë të tjera, duke mos iu lënë qytetarëve asnjë hapësirë publike. Pra, perçeve tarifave që iu merr shoferëve çdo ditë për këtë platformë për rrugët, Veliaj kërkonte vjedh edhe miliona të tjerë me tendera qesharakë.

Lojërat e Veliajt  

Ndërkohë, një tjetër gjë që bën përshtypje është se Veliaj ka hapur më parë edhe tendera të tjerë për sinjalistikën në rrugë, në fakt rrugët e Tiranës sot janë si mos më keq, kanë mungesë të theksuar sinjalitike. Kujtojmë se javën që shkoi në vendin tonë, kryesisht në Tiranë, ka ndodhur shumë aksidente, ndërsa ditën e djeshme u aksidentua një familje kur për pak u vu në rrezik jeta e një fëmijë. E pra, ekspertët janë shprehur se një nga shkaqet kryesore të aksidenteve në Tiranë është mungesa e i sinjalistikës.

Kështu, në konceptim të përgjithshëm do të mendohej si hap pozitiv që më në fund bashkia po mendon për  të rregulluar sinjalistikën. Por, problemi është që nuk dihet nëse këto para do të shkojnë vërtet për këtë shërbim, apo ky tender është thjesht një farë fiktive për të manipuluar vjedhjet që bëhen. Pasi deri më sot asnjë tender i hapur për rrugët nuk ka dhënë rezultat konkrete. Vetëm paratë jepen te kompania fituese, ndërsa shërbimi tek qytetari jo. Mbetet për t’u parë se cila kompani do jetë fatlume që do të përfitojë 22 milionë lekë për të vendosur sinjalistikë në disa rrugë të Tiranës/ E.H/ Gijotina.com/

 

 

 

Etiketa: abuzimErion Veliajkryesore2shpenzimesinjalistiketender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
“Më pëlqen një femër e …”, Mustafa Nano tregon nëse do të flinte me Bora Zemanin

“Më pëlqen një femër e ...”, Mustafa Nano tregon nëse do të flinte me Bora Zemanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com