Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon një diskutim me të rinjtë e FRPD, ku mes të tjerash ai e ka quajtur ditën e djeshme një nga më të turpshmet në lidhje me atë që ka ndodhur në Gjykatën Kushtetuese mbi vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
“Takimi me të rinjtë është natyrisht më i rëndësishme dhe cilësori, sepse takohemi bashkë në një moment jashtëzakonisht kritik për vendin.
Mos harroni kurrë ditën e djeshme, e pashembullt në historinë e një shteti. Kreu i shtetit, kryeministri dhe kryeparlamentari përballeshin me një prokuror që donte të zbatonte ligjin. Ditë më të turpshme nuk ka. Aty ku ka Belinda, është edhe Rama. Çdo gjë duhet të përfundojë në këmbët e këpucët e saj”, u shpreh ai.
Më tej nënvizoi se AKSHI po ashtu është marrë peng dhe se është kthyer në kopshtin privat të kryeministrit Rama.
“Tek AKSHI, baxhanaku i Ramës, Armand Frangaj, çdo tender duhet ta ftonte ky kur kishte një kapacitet sipërmarrës modest. Nuk mjaftohej me tenderat që fitonte vetë, por merrte presto nome dhe futej vetë i tretë në tender por ishte vetë Frëngu. Nëse dilte një i vërtetë, ai merrej peng. Imagjinoni një sipërmarrje shtetërore, të marrë peng biznesmenë pse guxojnë të futen në tendera sipas ligjit dhe garës. Kjo ndodh në kopshtin privat të Ramës, AKSHI-n.
Pasi dokumentohet gjithçka, para të huajve, sepse një nga personat e marra peng kërkoi mbrojtje jashtë dhe iu dha. Rama mund të thotë se ka respekt të thellë për Mirlindën sepse është Linda”, tha ai.
Gjatë fjalës së tij me të rinjtë një ditë para protestës kombëtare para Kryeministrisë, ai është shprehur se ashtu siç ka ndodhur në Beograd dhe në Bangladesh, ku gjenerata Z ka përmbysur regjimin, ashtu edhe të rinjtë opozitarë duhet të nisin këtë mision për të rikthyer shpresën, besimin, lirinë, të drejtat dhe të ardhmen e tyre.
“Është gjenerata Z që e përmbysën regjimin në Bangladesh, që përmbysi regjimin në Nepal, Sri Lanka, që po i dridh themelet Beogradit. Aty ra një çati në stacionin e trenit të Novi Sad-it, që humbën jetë njerëzish, 13 qytetarë, por studentët e Beogradit nuk i ndahen dhe do fitojnë.
Lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje futbolli. Ju bëj thirrje ju të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot keni shansin e madh të riktheni edhe një herë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
gijotina.com/










Discussion about this post