GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Çdo minutë që Veliaj rri në Bashki poshtëron kombin”, Berisha: Koha e betejës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Jep dorëheqjen hajdut i shpifur”, Berisha: Mos guxoni të prekni një demonstrues
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e mbajtur gjatë tubimit qytetar, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, sindikatave, intelektualëve, studentëve dhe pensionistëve që t’i bashkohen opozitës në protestën e së martë tek bashkia e Tiranës, me qëllimin e vetëm: largimin e kryehajdutit Erion Veliaj

“Erion Veliaj, çdo minutë që qëndron në bashki poshtëron shtetin, poshtëron zyrtarin, poshtëron qytetin, poshtëron kombin. E marta po vjen. Të martën u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës të bashkohemi. Nuk është betejë vetëm kundër një hajduti, jo, jo. Është beteja kundër një regjimi. Është betejë kundër një narkoregjimi që po shkatërron qenien shqiptare. Iu bëj thirrje të gjithë intelektualëve, specialistëve të profesioneve të lira, bashkohuni me guximtarët. Bashkohuni me guximtarët të martën t’i japim përgjigjen që meriton këtij regjimi kriminal. Të pastrojmë bashkinë nga hajdutët. Të shënojmë kthesën e madhe, të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, shpëtimit të shqiptarëve“, tha Berisha.

“U bëj thirrje sindikatave, sindikalistëve, të bashkohemi, të mos harrojmë se beteja për kryeqytetin është beteja për triumfin vendimtar. Diktaturat, narkoregjimet kanë rënë atëherë kur ka rënë kryeqyteti. U bëj thirrje studentëve, bashkohuni me qytetarët. Dje ndodhi përsëri tradhtia e dytë e madhe ndaj tyre. Si hiena në fshehtësi kaluan ligjin përsëri kundër studentëve të mjekësisë. Studente dhe studentë, ngrihuni në lartësinë e guximit. Ngrihuni kundër atyre që shkelmojnë mbi ju, mbi dinjitetin tuaj. Bashkohuni me ne në këtë protestë, të ecim së bashku drejt fitores. Thirrja ime është për çdo pensionist që rropatet në mospasje të madhe. Që rropatet i topitur për ushqimin e përditshëm dhe mjekimin, të bashkohet me ne edhe si hakmarrje ndaj këtyre hajnave, që mbi gjakun tonë, mbi djersën tuaj, ndërtojnë pasuritë e tyre përrallore. U bëj thirrje qindra të sëmurëve, cilido që mundet, të bashkohet në këtë protestë, të dërgojë familjarët në këtë protestë. Sepse ky regjim me mungesë ilaçesh ka marrë mijëra e mijëra jetë njerëzish”, shtoi.

“Fatin e mësueses Kasimati, të mjekuar 8 muaj pa ilaçin që i duhej, e kanë me qindra e qindra të sëmurë të tjerë në Shqipëri. Kovidi mori në Shqipëri jetë njerëzish më shumë se kudo në Europë dhe në botë. Sëmundjet e tjera bëjnë kërdinë nga pamundësia për të marrë ilaçet apo nga shndërrimi i Shqipërisë në depozitë të ilaçeve të skaduara dhe pa vlerë. Të ngrihemi, durimi ka tejkaluar çdo kufi. Është koha e guximit. Është koha e zemërimit. Është koha e betejës. Është koha e fitores”, u shpreh kryedemokrati.

Etiketa: berishaBetejeKryesore1

Lajme të lidhura

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!
Breaking Views

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
Para
Dua Lipa ‘hap zemrën’: Kërkoj një partner besnik

Dua Lipa ‘hap zemrën’: Kërkoj një partner besnik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura
Aktualitet

Dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale, Policia gjen në Kurbin dhe Krujë 3 automjete të vjedhura

09:59 - 15/11/26

Policia ka sekuestruar tre automjete të vjedhura në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, në Krujë. Automjetet dyshohet...

Lexo më shumë
Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com