GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ceferin “s’është tifoz” i futbollit saudit: Do përfundojnë si Kina

16:21 - 31/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ceferin “s’është tifoz” i futbollit saudit: Do përfundojnë si Kina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka analizuar lajmet e futbollit aktual gjatë intervistës pr një gazetë e njohur franceze, me largimet në rritje të futbollistëve drejt Arabisë Saudite si dhe në foli për formatin e ri të UEFA Champions League që do të fillojë sezonin e ardhshëm.

Ceferin, gjithashtu iu referua një Superlige që ai e konsideron se aktualisht nuk ka rrugë. Në deklaratat e tij, Ceferin e krahasoi ligën e Arabisë Saudite me Kinën, e cila para disa vitesh mori disa yje, ndonëse të gjithë në fund të karrierës së tyre, ndërsa tashmë edhe lojtarë me projeksion të ardhmen janë larguar nga Europa.

“Arabia Saudite nuk përbën rrezik. Ne pamë një qasje të ngjashme me Kinën, e cila bleu lojtarë në fund të karrierës së tyre, duke iu ofruar shumë para, por rezultoi si ‘flakë kashte’… Rezultati? Futbolli kinez nuk u zhvillua ose nuk u kualifikua në Kupën e Botës, pas kësaj. Nuk është kjo mënyra e duhur. Nëse duan të ecin përpara në futboll, duhet të punojnë në stërvitjen e lojtarëve dhe kualifikimin e trajnerëve, por ky nuk është problemi im”, – tha Ceferin.

Shefi ekzekutiv i UEFA-s e fokuson mesazhin e tij në faktin se lojtarët më të mirë, në rastin më të mirë, nuk kanë shkuar në Arabinë Saudite: “Ka lojtarë në fund të karrierës dhe të tjerë që nuk janë mjaftueshëm ambiciozë për të aspiruar gara të mëdha.

Me sa di unë, Mbappé dhe Haaland nuk ëndërrojnë për Arabinë Saudite. Lojtarët më të mirë në kulmin e futbollit të tyre nuk mendoj se shkuan në Arabinë Saudite. Kur njerëzit më tregojnë për lojtarët që shkuan atje, askush nuk e di ku ata luajnë”.

Ceferin nuk e sheh Arabinë Saudite si konkurrente, sot me turnetë e UEFA-s: “Kjo iu intereson kryesisht mediave, por jo edhe komunitetit evropian të futbollit. Do ta shohim, por nuk mendoj për asnjë sekondë se kjo mund të kërcënojë kompeticionet tona”.

Javët e fundit ka pasur shumë zëra që thonë se klubet e Arabisë Saudite mund të luajnë në Ligën e Kampionëve në edicionet e ardhshme. Aleksander Ceferin e mohoi një informacion të tillë:

“Një media foli për këtë, pa na pyetur fare ne. Vetëm klubet evropiane mund të marrin pjesë në Champions League, Europa League ose Conference League”.

Ceferin bëri të njëjtën gjë kur u përball me opsionin për një finale të Ligës së Kampionëve në SHBA në të ardhmen: “Vetëm Federatat Evropiane mund të aplikojnë për një finale, madje as klubet. Do të duhet të ndryshojmë të gjitha rregullat tona, por nuk e duam këtë”./BW

Etiketa: ceferinSaudi pro league

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
Tensionet me Kinën, Japonia planifikon shpenzime rekord për mbrojtjen

Tensionet me Kinën, Japonia planifikon shpenzime rekord për mbrojtjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me çështjen e sterilizimit,...

Lexo më shumë
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com