GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

në Art & Kulturë, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çekia nuk do të marrë pjesë në Eurovision 2027, pasi televizioni publik “Česká televize” ka vendosur të mos dërgojë përfaqësues në konkursin që do të zhvillohet në Bullgari. Vendimi lidhet me shkurtimet dhe ristrukturimet buxhetore që po përballon transmetuesi publik.

“Česká televize” e konfirmoi vendimin përmes një deklarate, duke sqaruar se Eurovisioni është një projekt me kërkesa të konsiderueshme në aspektin programor, prodhues dhe organizativ. Për shkak të ndryshimeve aktuale në buxhet, televizioni ka vendosur të mos marrë pjesë në edicionin e vitit të ardhshëm.

“Në vitin 2027 nuk do ta shohim flamurin çek në skenë”, deklaroi televizioni publik, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në një edicion të ardhshëm. Transmetuesi theksoi se pjesëmarrja vlerësohet veçmas për çdo vit dhe se aktualisht nuk mund të përcaktojë se kur do t’i rikthehet konkursit.

Pas vendimit qëndron një situatë më e gjerë financiare. Televizioni publik çek po përgatit masa kursimi, përfshirë anulimin e disa programeve, kufizimin e investimeve dhe shkurtimet e vendeve të punës. Këto zhvillime lidhen edhe me pasigurinë rreth mënyrës së ardhshme të financimit të medias publike në vend.

Vendimi i Pragës vjen në një moment kur Eurovision 2027 po përballet edhe me debate të tjera rreth pjesëmarrjes së disa vendeve. Irlanda ka konfirmuar bojkotin e edicionit të ardhshëm, ndërsa Spanja po shqyrton gjithashtu qëndrimin e saj për shkak të debatit mbi pjesëmarrjen e Izraelit. Megjithatë, Çekia nuk e ka lidhur tërheqjen e saj me këtë çështje, por vetëm me situatën financiare të televizionit publik.

Në edicionin e vitit 2026, Cehia u përfaqësua nga Daniel Žižka, i cili u rendit në vendin e 16-të me këngën “Crossroads”. Eurovision 2027 do të mbahet në Burgas të Bullgarisë, pas fitores së këngëtares bullgare Dara në edicionin e këtij viti.

Etiketa: CekiaEurovizion

Lajme të lidhura

Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?
Botë

Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?

09:13 - 27/10/26
Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
Para
Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur

Ambasadori i BE-së uron presidenten e re të Kosovës: Mbështetja jonë mbetet e palëkundur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane
Sport

Zbulohen votat e Shqipërisë për ‘Topin e Artë’, shihni sa pikë i dha Besnik Dizdari fituesit Harry Kane

16:10 - 27/10/26

Ky edicioni “Topit të Artë” është mbyllur me anglezin Harry Kane si fituesi i tij. Sulmuesi ka shkëlqyer në edicionin...

Lexo më shumë
Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri, por kushtet po na shtyjnë drejt emigrimit

Studentja e Mjekësisë: Dua të kontribuoj në Shqipëri, por kushtet po na shtyjnë drejt emigrimit

15:36 - 27/10/26
Protesta pranë ministrisë së Arsimit, studentët djegin një kazan mbeturinash në rrugën e Durrësit

Protesta pranë ministrisë së Arsimit, studentët djegin një kazan mbeturinash në rrugën e Durrësit

15:26 - 27/10/26
“Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”, mesazhi i studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit

“Diplomat tuaja janë bileta për arratisje”, mesazhi i studentëve në protestën para Ministrisë së Arsimit

15:12 - 27/10/26
Profesori Lush Susaj: Plagët 114-vjeçare të Shqipërisë do i shërojnë vetëm studentët! Prindër, dilni mbështesni fëmijët tuaj!

Profesori Lush Susaj: Plagët 114-vjeçare të Shqipërisë do i shërojnë vetëm studentët! Prindër, dilni mbështesni fëmijët tuaj!

14:57 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com