GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Çela i shkaktoi OSHEE-së 34 MLN lekë dëme, shpërblime stafit, kur borxhet rriteshin

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Çela i shkaktoi OSHEE-së 34 MLN lekë dëme, shpërblime stafit, kur borxhet rriteshin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë Gijotina.com tregoi se si ish-administratori i OSHEE-së, Ardian Çela, e kishte shtuar borxhin e institucionit me qiratë e zyrave. Ndërsa sot do të zbulojmë abuzime të tjera që lidhen me blerjet e shtrenjta të energjisë dhe shpërblimet e punonjësve. Në vitet 2021 dhe 2021, megjithëse pati rritje të çmimit vetëm për kategoritë e biznesit, kjo u kushtoi qytetarëve të thjeshtë indirekt në mallrat dhe produkte ushqimore në treg.

Shpërblime kur KESH shton borxhet

Në raportin e publikuar nga KLSH thuhet se “Këshilli Mbikëqyrës ka marrë vendime jo në përputhje me legjislacionin shqiptar lidhur me shpërblimin e punonjësve, ndërkohë që shoqëria rezulton me humbje të konsiderueshme dhe me kapital negativ”. Duke na shpjeguar më poshtë se këto shpërblime janë dhënë kryesisht në fund të viti 2021, kur vendi ende po vuante krizën e pandemisë dhe kishte nisur alarmi për mungesë të energjisë elektrike, si dhe rritje e çmimeve për çdo shërbim që merrnin qytetarët.

Sipas të dhënave të  publikuara, vetëm për vitin 2021 për dhënien e këtyre shpërblimeve OSHEE ka shkaktuar 20 milionë lekë humbje, nga fondet që duheshin përdorur për përmirësim të rrjetit.

“Nga auditimi konstatohet se nga Këshilli Mbikëqyrës: Me vendimin nr. 5, datë 22.02.2021 është miratuar dhënia e një page shpërblim për punonjësit e angazhuar në kuadër të planit të gatishmërisë së shoqërisë OSSH sh.a.

Me vendimin qarkullues nr. 22, datë 29.12.2021 është miratuar dhënia e një shpërblim të veçantë mbi pagë për punonjësit e OSHEE GROUP sh.a, OSSH sh.a, FTL sh.a dhe FSHU sh.a , në masën 20,000 lekë, me propozim të vetë Këshillit Mbikëqyrës, e kjo bazuar në performancën e shoqërisë në një kohë që shoqëria prej disa vitesh radhazi paraqitet me humbje e me kapital negativ”, thuhet në raport, duke theksuar që për shpërblimin e dhënë në shkurt nuk ka ende asnjë shifër sa arrin humbja.

Në këtë pikë rezulton se, dhënia e këtij shpërblimi, pavarësisht së është miratuar dhe nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarit, është në kundërshtim me Ligjin nr. 10405, datë 24.3.2011 “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, neni 6 “Kompetencat e organeve kolegjiale”.

14 milionë lekë humbje nga keqmenaxhimi

Në të njëjtën periudhë KLSH konstaton se OSHEE nën drejtimin e Ardian Çelës ka shkaktuar 14 milionë lekë humbje  për shkak të keqmenaxhimit për shit-blerjen e energjisë. Sipas KLSH vetëm OSHEE shkaktoi 2.6 milionë lekë humbje për shkak se tregu vendas mbeti pa energjie dhe u detyrua të blejë në një kohë kur çmimi i energjisë në bursat e huaja kishte arritur majat.

“Rezultat financiar i shoqërisë OSSH sh.a., për periudhën 2021 shënoi një humbje prej 2,672 milion lekë. Megjithë përmirësimet në drejtim të reduktimit të mëtejshëm të humbjeve, të rritjes së nivelit të arkëtimeve në krahasim me atë të planifikuar si dhe mbajtjes së shpenzimeve operative në nivele minimale të mundshme, rezultati financiar ishte negativ kryesisht për shkak të rritjes së shpenzimeve të energjisë rrjedhojë e rritjes së çmimit në treg sikurse u parashikua në rishikimin e planit financiar të shoqërisë”, thekson KLSH.

Për të njëjtën arsye, keqmenaxhimi, edhe rezultati financiar i shoqërisë Furnizuesi i Shërbimit Universal, për periudhën 2021 shënoi një humbje prej 11,367 milionë lekë.

Në këtë periudhë, teksa institucionet e energjisë vazhdonin të shisnin lirë dhe të blinin shtrenjtë, humbja deri në fund të vitit 2021 kapi blerat 34 milionë lekë.

Ndërsa Çelës i mbaroi mandati dhe u largua, nuk mbajti asnjë përgjegjësi për këto humbje në shkelje të ligjit. Ka aradhur koha që këta lloh administratorësh të mbajnë përgjegjësi penale për abuzimet dhe dëmet shkaktuar buxhetit të shtetit.

Lexo edhe: Qiratë e Çelës për zyrat e OSHEE, 3.4 MLD lekë në vit fatura për drejtorin e ri

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimardian celaenergjipunonjesshkleje ligjishperbime

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Lefter Koka në GJKKO, avokati: Nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore

GJKKO jep vendimet për inceneratorin, ja sa dënohen Koka, Zoto e Bllako

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com