GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Çelet nesër ekspozita e parë antologjike e Helidon Xhixhës

17:51 - 14/06/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 4 min
A A
Çelet nesër ekspozita e parë antologjike e Helidon Xhixhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej datës 15 qershor e deri më 30 nëntor, arti i Helidon Xhixhës ndriçon Rezidencën Italiane dhe qendrën e Tiranës.

Ambasada e Italisë në Tiranë kremton, me veprën e artistit Helidon Xhixha, tridhjetë vite miqësi dhe solidaritet midis Italisë e Shqipërisë, në përkujtim të mbërritjes në Itali të dhjetëra mijëra shqiptarëve, me anije e varka rasti, në brigjet e Puglia-s në vitin 1991.    

Eksperienca e jetës së Helidonit, i cili tridhjetë vite më parë mbërriti në Puglia me një nga ato anije për të gjetur të ardhmen në “Vendin përballë”, dhe arti i tij, i aftë të përhapë një energji force, drite e rinovim konstant, janë simboli i një bashkimi kulturor me vlerë të pabesueshme dhe janë dëshmia e gjallë e një prej historive të suksesit që kanë sjellë tridhjetë vite integrim shqiptar në Itali.

Në dhjetëvjeçarët e fundit, Helidon Xhixha (i lindur në Durrës në vitin 1970) u imponua si një personalitet me rëndësi në skenën artistike bashkëkohore, duke u vlerësuar shumë nga kritika në nivel ndërkombëtar. Vizioni dhe teknika inovative e Xhixhës përkthehen në një art publik monumental që ripërcakton marrëdhënien midis skulpturës dhe mjedisit që e rrethon. Pasi trashëgoi nga i ati pasionin për artet, Helidoni u arsimua në Itali, pranë Akademisë së Arteve të Bukura të Brera-s, ku mundi të zhvillojë teknikën e tij.

Skulpturat e tij tredimensionale prej çeliku inoks nxjerrin në dritë marrëdhënien e brendshme që ekziston midis veprës së artit dhe mjedisit që e rrethon. “Unë nuk i gdhend materialet, i përdor ato për të gdhendur dritën”, ka deklaruar ai vetë.

Në kuadër të nismave të ndryshme kulturore që gjatë verës do të kremtojnë tridhjetë vjetorin e solidaritetit midis Italisë e Shqipërisë në të dyja brigjet e Adriatikut, Ambasada e Italisë në Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, përuroi një prej shesheve kryesorë të qendrës së Tiranës, shesh i rinovuar së fundmi, i cili rimori emrin “Sheshi Italia”, me veprën monumentale “Big Bang”, me rastin e Festës së Republikës. Skulptura monumentale e artistit (480X480X480 cm), një sferë prej çeliku me elementë të ndritshëm e të shkëlqyer, komunikon në një kontekst sugjestionues që ndërthur elementë arkitektonikë racionalistë të viteve ‘ç të shekullit të kaluar, karakteristikë e gjenialitetit të arkitektit italian Gherardo Bosio, me artin bashkëkohor arkitektonik të Marco Casamonti-t, i cili ka projektuar Stadiumin e ri Kombëtar.

“Skulptura është një himn për rilindjen që reflekton mbi nisjen e kohës e hapësirës. Rikrijon një shpërthim të aftë për të lëshuar një energji të pafundme e të pastër, të nevojshme për të rivënë në lëvizje universin tonë, jetët tona. Çdo çast është një fillim i ri”, në këtë përfundim ka arritur skulptori pasi e ka realizuar veprën.

Vepra është prezantuar nga Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, si “simboli i rilindjes që kemi zgjedhur me rastin e Festës së Italisë në Shqipëri, një ftesë për t’iu rikthyer hapësirave publike e hapësirave tona, historisë dhe kulturës sonë të përbashkët, pas vështirësive dhe vetmisë që na u desh të përjetojmë gjatë pandemisë”, me rastin e një ceremonie në të cilën morën pjesë, përveç artistit dhe kuratorit Anselmo Villata, edhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Më datë 15 qershor Rezidenca e Italisë në Tiranë rihap dyert e saj për qytetarët, duke mikëpritur ekspozitën e parë antologjike të artistit Xhixha në Shqipëri. Bashkimi i dritës është një rrugëtim i cili përvijohet nga vepra e parë e artistit e deri tek vepra e fundit, rrugëtim i nisur me këtë ekspozitë për herë të parë. Një rrugëtim në jetën, në artin, në materialet dhe në format e artistit, i konceptuar për të përjetuar me historinë e tij, në formë simbolike, atë të atyre mijëra shqiptarëve të cilët, në tridhjetë vitet e fundit, kanë gjetur një shtëpi e re në Itali dhe që sot, gjithmonë e më shpesh, kthehen në Vendin e tyre duke kontribuar në një emigracion qarkullues suksesi dhe në përforcimin e një marrëdhënieje miqësie unike midis Italisë e Shqipërisë.

Në bashkëpunim me Harabel, shoqata kryesore për promovimin e artit bashkëkohor në Shqipëri, Ambasada do të organizojë vizita të udhëhequra dhe workshop-e për shkollat në mëngjes si edhe vizita të lira e udhëhequra gjatë pasdites.

Etiketa: Helidon Xhixha

Lajme të lidhura

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ
Art & Kulturë

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26
Para
Macron flet pas takimit me Erdogan

Macron flet pas takimit me Erdogan

TË FUNDIT

“Legjendat flasin” Dikur pjesë e Kombëtares në Euro 2016, Andi Lila beson te kualifikimi i kuqezinjve në Botërorin 2026
Sport

“Legjendat flasin” Dikur pjesë e Kombëtares në Euro 2016, Andi Lila beson te kualifikimi i kuqezinjve në Botërorin 2026

12:40 - 28/02/26

Një rrugëtim i nisur që 15 vjeç, duke kaluar nga çdo grupmoshë te Kombëtarja e madhe. Ëndrra të realizuara, shumë...

Lexo më shumë
Shtohen përplasjet në Rrjoll! Banorët thyejnë makineritë e kompanisë dhe hedhin në kanal rojet e sigurisë

Shtohen përplasjet në Rrjoll! Banorët thyejnë makineritë e kompanisë dhe hedhin në kanal rojet e sigurisë

12:14 - 28/02/26
SPAK, gati prangat për abuzimet e fondeve IPARD, nga Termet Peçi, Alban Zusi, Marin Gjonaj dhe…(LISTA E PLOTE)

SPAK, gati prangat për abuzimet e fondeve IPARD, nga Termet Peçi, Alban Zusi, Marin Gjonaj dhe…(LISTA E PLOTE)

12:04 - 28/02/26
“Po hidhem në lumë vëlla!” Gjendet në ujërat e Osumit trupi i pajetë i Ilir Kurtit

“Po hidhem në lumë vëlla!” Gjendet në ujërat e Osumit trupi i pajetë i Ilir Kurtit

11:55 - 28/02/26
‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

‘Na shtroni 500 metra rrugë’, banorët, bllokojnë nënkalimin e autostradës Thumanë–Kashar

11:41 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com