GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Celibashi: 41 kandidatë në Prokurori për hetim të thelluar

18:41 - 04/05/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Celibashi: 41 kandidatë në Prokurori për hetim të thelluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një intervistë për “Panorama TV” me gazetarin Mariglen Kume bëri të ditur se janë 41 kandidatë për kryetar bashkie dhe për këshilltarë që janë dërguar në prokurori për hetim të thelluar.

Celibashi u shpreh se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga prokuroria, pasi ky institucion do të marrën kohën e vet.

“Deri në momentin që flasim janë 41 kandidatë për kryetar bashkie dhe anëtarë  të këshillit bashkiak të cilët janë dërguar për verifikim të thelluar. Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 31 kandidatë për anëtar këshilli”, tha Celibashi.

Ndërkohë sa i takon posterave të vendosur nga ana e PS në çdo stacion autobusi, Celibashi u përgjigj kështu: “Të gjitha këto raste ti kemi parë dhe i kemi vlerësuar. Flitet për ato hapësira publike që janë prone publike. Për të tjerat i vlerësojmë rast pas rasti. Ne kemi kërkuar informacione nga subjekte zgjedhur në lidhje me vendodhjen e posterave në vende të caktuara”.

 

INTERVISTA E CELIBASHIT:

Sa është numri i kandidatëve për kryetar bashkie apo për këshill bashkiak për të cilët keni kërkuar një verifikim më të thelluar nga organet e drejtësisë, pasi kanë pasur denoncime se janë të implikuar apo një të shkuar të errët?

Celibashi: Deri në momentin që flasim janë 41 kandidatë për kryetar bashkie dhe anëtarë  të këshillit bashkiak të cilët janë dërguar për verifikim të thelluar. Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 31 kandidatë për anëtar këshilli.

Keni marrë ndonjë përgjigje për ndonjë nga këto?

Celibashi: Akoma jo ështe herët, duhet të kuptojmë që procesi i verifikimit kërkon kohën e vet dhe natyrisht prokuroria ka nevojë për ta pasur këtë kohë për të bërë verifikimit.

Keni patur bashkëpunim me prokurorin?

Celibashi:  Absolutisht kanë qenë bashkëpunues seriozë dhe profesionale në  këtë komunikim që kanë patur me KQZ dhe është e qartë se pretispozitat e tyre për tu përgjigjur sa më shpejt kërkesave të KQZ për hetim të thelluar.

Dje keni patur një kërkesë për heqjen e posterave denigrues, për cilët postera bëhet fjalë?

Celibashi: Ne kemi urdhëruara që të hiqen posterat që nuk tregojnë se kush është pronari i tyre. Deri nesër presim raportimet prej policive bashkiake dhe policisë së shtetit për zbatimin e këtij urdhri.

Sa i takon çështjes së përmbajtjes së posterave kjo nuk është aq përgjegjësi e KQZ. Ne nuk mund të përfshiheni në përmbajtjen e posterave apo mesazheve elektorale sepse përndryshe do të ndikonim në garë. Ndaj nuk është shumë një çështje e KQZ, përjashto kur janë rastet evidente të shkeljes së rregullave që lidhen me fushatën.

Nga PS, në të gjitha stacionet ka patur postera ku duket kryeministri dhe dy lideret e koalicionit “BF”, njëri bardh e zi, tjetri me ngjyra, ndërkohe ligji zgjedhor përcakton një hapësirë jo më larg se 50 metra nga zyrat zgjedhore, kemi të bëjmë me shkelje?

Celibashi: Të gjitha këto raste ti kemi parë dhe i kemi vlerësuar. Flitet për ato hapësira publike që janë prone publike. Për të tjerat i vlerësojmë rast pas rasti. Ne kemi kërkuar informacione nga subjekte zgjedhur në lidhje me vendndodhjen e posterave në vende të caktuara./Panorama

Etiketa: Celibashiintervista

Lajme të lidhura

Berisha denoncon skandalin e ‘Durana Tech Park’: Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro
Aktualitet

Berisha denoncon skandalin e ‘Durana Tech Park’: Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro

13:27 - 12/01/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”
Aktualitet

“Dosja “Partizani”/ Avokatët e Berishës: Rama të pyetet si dëshmitar, ndryshoi destinacionin e pronës

12:54 - 12/01/26
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

PD padit Peleshin për “Shpërdorim detyre”: Bllokoi mbledhjen e Këshillit për rastin Balluku

12:35 - 12/01/26
Para
Olta Gixhari: Unë do të prish dasmën e Luizit dhe Kiarës

Olta Gixhari: Unë do të prish dasmën e Luizit dhe Kiarës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha denoncon skandalin e ‘Durana Tech Park’: Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro
Aktualitet

Berisha denoncon skandalin e ‘Durana Tech Park’: Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro

13:27 - 12/01/26

  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi skandalin me ‘Durana Tech Park’, duke theksuar se “kthetrat e mafies shqiptare...

Lexo më shumë
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

“Dosja “Partizani”/ Avokatët e Berishës: Rama të pyetet si dëshmitar, ndryshoi destinacionin e pronës

12:54 - 12/01/26
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

PD padit Peleshin për “Shpërdorim detyre”: Bllokoi mbledhjen e Këshillit për rastin Balluku

12:35 - 12/01/26
Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK

Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK

12:14 - 12/01/26
“I thoni Ballukut të shikojë Fierin”, Korreshi publikon videon: Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët

“I thoni Ballukut të shikojë Fierin”, Korreshi publikon videon: Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët

12:01 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com