GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Celibashi: Pajisjet e votimit elektronik 100% të sigurta, e pamundur të bëhet në tre qarqe

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KQZ i kërkon gjobitjen e 40 kandidatëve për kryebashkiakë, 32 të PL, 8 të PS (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur na ndajnë edhe pak kohë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, mbetet ende e paqartë se në cilat qarqe do të aplikohet votimi dhe numërimi elektronik.

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediet tha se është e pamundur që ky proces të shtrihet në tre qarqe, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, pavarësisht kërkesës së subjekteve politike.

Sa iu përket rezervave të shprehura nga Partia Demokratike në lidhje me votimin elektronik, Celibashi tha se pajisjet e votimit elektronik janë 100% të sigurta.

“Ne prej shumë kohësh u kemi dërguar të gjitha partive politike kërkesën për të shprehur interes për votimin elektronik. Gjithkush e di që kemi propozuar që të zhvillohej në 5 qarqe. Në komunikimin e fundit propozuam qarkun e Elbasanit dhe Durrësit për votimin elektronik duke konsideruar që Elbasani ka një eksperiencë dhe Durrësi është mjaft afër me Tiranën dhe i krijon KQZ mundësi më të mirë për ta administruar. Kemi marrë përgjigje nga partitë, të gjithë pa përjashtim rekomandojnë të shtohet Tirana, dikush ka sugjeruar vetëm Tiranën, nuk është vetëm PS. Thuajse të gjitha. Përjashto PD që nuk konsideron asnjë njësi zgjedhore për zhvillimin e votimit elektronik. Thuajse të gjitha na kanë kërkuar të përfshihet edhe Tirana. Është e pamundur të bëhen tre qarqe. Kemi arsyetuar që o do zgjedhim dy qarqe me madhësinë e Tiranës, ose do duhet të zgjedhim vetëm Tiranën”, u shpreh Celibashi.

“I kemi marrë me seriozitet të gjitha komentet e PD në lidhje me votimin elektronik. Qëndron një prej atyre pretendimeve, që ka të bëjë me sjelljen e disa operatorëve në qendrat e votimit. Jemi në proces hetimi administrativ, e finalizojmë javës tjetër, për çfarë ka ndodhur me këtë kategori operatorësh. Pajisjet votimit dhe numërimit elektronik qëndrojnë aty të pahapura, në pritje të dikujt për të ardhur të bëjë çdo verifikim. E kemi bërë me dije, kush të dojë të vijë të bëjë verifikime në lidhje me pajisjet. Pajisjet e votimit elektronik janë 100% të sigurta dhe ofrojnë të gjitha garancitë për fshehtësinë e votës”, vijoi Celibashi.

“I kemi bërë me dije Kuvendit dhe kemi kërkuar buxhet potencialisht nëse do ecim me votimin elektronik vetëm për qarkun e Tiranës, që potencialisht përfshin edhe dy qarqet e tjera nëse do shtrojmë atje, dhe shkon një vlerë rreth 18.2 milionë euro”, u shpreh Celibashi.

Etiketa: Ilirjan CelibashiKQZvotimi elektronikzgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
Aktualitet

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:40 - 02/06/26
“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!
Breaking Views

“Turp, turp. S’ka dialog”, protestuesit ngrenë në këmbë Bulevardin: Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë!

19:21 - 02/06/26
Para
Dyshohet se u përdhunua nga i ati, 13-vjeçarja e mohon

Dyshohet se u përdhunua nga i ati, 13-vjeçarja e mohon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26

Dashi Sot ke energji të mirë dhe dëshirë për të vepruar, por yjet të këshillojnë të mos nxitohesh. Reagimet impulsive...

Lexo më shumë
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş