GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Celibashi po fsheh numrin real të votuesve“ Avokati Goxhaj: Votova dy herë, pajisjet e identifikimit ishin të manipulueshme

10:29 - 15/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Celibashi po fsheh numrin real të votuesve“ Avokati Goxhaj: Votova dy herë, pajisjet e identifikimit ishin të manipulueshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Altin Goxhaj ka ngritur akuza të forta ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe OSBE-së, duke pretenduar për manipulime dhe mungesë transparence lidhur me procesin zgjedhor.

Ai deklaroi se KQZ po shmang publikimin e të dhënave të plota mbi numrin e votuesve për të mos nxjerrë në pah mospërputhje të rënda.

“Celibashi ka një hall të madh, sepse nëqoftëse do të jepte raportin e plotë të numrit të votuesve, do fillonte teoria, që ne do bënim gallatë pastaj,” tha Goxhaj, duke shtuar se “mund të dilte që kanë votuar më pak njerëz seç ka vota të hedhura në kuti.”

Sipas tij, opozita i ka bërë disa herë kërkesë zyrtare KQZ-së për informacion, por nuk ka marrë përgjigje. Ai shtoi se më 28 prill zhvilluan një eksperiment në një qendër testimi në Vaqarr, ku pretendohet se u refuzua pjesëmarrja e tyre në testimin me pajisjen e identifikimit të votuesve, që po kryhej nga OSBE në bashkëpunim me KQZ-në dhe gazetarë të përzgjedhur.

“E kemi provuar për 30 minuta live në Facebook dhe kemi vërtetuar që makinat ishin fallco,” u shpreh avokati. Ai tregoi gjithashtu një incident ku, sipas tij, u lejua të votonte dy herë përmes dy kartave të ndryshme, duke ngritur dyshime serioze për funksionalitetin e pajisjes së identifikimit.

Goxhaj vazhdoi deklaratat e tij me kritika të ashpra ndaj KQZ-së, duke theksuar mungesën e transparencës dhe cenimin e procesit zgjedhor në thelb.

Altin Goxhaj:  Celibashi ka një hall të madh, se nëqoftëse do të jepte raportin e plotë të numrit të votuesve, do fillonte teoria, që ne do bënim gallatë pastaj, do thonim, ore sa vota dolën te kjo kutia që kanë votuar kaq pak veta?

Pra problemi më i madh që kanë këta, është që këta nuk e dinë, sepse nesër u del që kanë votuar më pak njerëz seç ka vota të hedhura në kuti, ky ishte halli, që nuk i raporton Celibashi.

Ju kemi bërë akuzën të hënën, të martën, të mërkurën, ja kemi bërë zyrtarisht me shkresë, dhe ai prapë nuk përgjigjet.

Ne bëmë një eksperiment në datë 28 prill, në Vaqarr, futemi brenda në një nga qendrat e KQZ ku po testohej pajisja e identifikimit, ata refuzonin që ne të merrnim pjesë në eksperimentin që po bënin me OSBE, me gazetarët.

Ti e di që KQZ ka paguar mediat për t’i bërë reklamë, dhe aty kishim përballë Isa Myzyrajn, kryetari i një shoqate gazetarësh, i cili i thoshte gazetarëve mos e jepni këtë që bëjnë këta, Altini dhe Mandi.

Nuk e di, e paguante KQZ, OSBE apo kush e paguante, por di të them që ai i thoshte atyre, largohuni ju, mos e jepni këtë lajm.

Ne në fakt për 30 minuta live, e kemi videon në Facebook, ne kemi vërtetuar që makinat ishin fallco.

Ata nuk donin që na linin të merrnim pjesë në proces, fillova të përdor armën e zhurmës se nuk na linin të merrnim pjesë, dhe nga zhurma jonë, kjo zonja e OSBE, një vëzhguese të cilën Mandi i tregoi edhe të gjitha dokumentet që i kishte dërguar, dhe më së fundi ata u detyruan…

Unë dua të votoj, i thashë, dhe dua të identifikohem, mora kartën e Mandit, mora dhe kartën time, Altini ka votuar 2 herë.
Këtu Mandit dhe këtu Altini, tani këto të dyja dolën me duart e tij, nuk dolën me duart e mia dhe të Mandit.

Unë përdora 2 gishta, kjo u bë në sy të të gjithëve, ndërsa Mandi votoi me këtë (një copë kartoni), këtë e kapi makina e identifikimit dhe Mandi votoi 2 herë.

Ne votuam para kamerave, Isa Myzyraj i bëri thirrje kamerave të largoheshin, nuk e di kush e paguante.

Etiketa: CelibashiGoxhajvotues

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin
Aktualitet

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Para
PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Zyrtarizohet koalicioni me 26 parti. Emrat

PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i miraton lejen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25

Katër persona kane mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident të ndodhur në aksin Elbasan Peqin pranë fshatit...

Lexo më shumë
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin

20:14 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji

19:52 - 20/12/25
Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

Berisha: OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore, asnjë zë nuk nxori

19:39 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com