Celibashi raporton procesin e zgjedhjeve: Pretendohet për presione dhe intimidime ndaj votuesve

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirja Celibashi po mban një konferencë për mediat, të parën e ditës së sotme.

“Nuk kemi asnjë qendër të pahapur apo bllokuar. 8 përqind e qendrave u hapën me vonesë ndërmjet orës 07:00 – 08-00.
5% e qendrave ka pasur kuorum prej 4 anëtarësh por nuk kanë qenë të pranishëm të 7 anëtarët.
Në të gjithë qendrat ka pasur vëzhgues, qoftë të partive politike apo të tjerë.
5% e qendrave ka pasur tensione mes anëtarëve të komisionit, pretendime për grumbullim personash, ka ndërhyrë KQZ dhe situata është stabilizuar.
21% të rasteve të personave me aftësi të kufizuara nuk janë asistuar sipas ligjit.
6% e qendrave ka pasur ndërprerje të procesit për shkak të arsyeve logjistike por çështjet janë zgjidhur.
5% kemi mos respektim të distancës prej 150 metra të personave, rast i para 40 e pak minutash”, tha ai

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT