GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Celibashi, rrëmujë para zgjedhjeve, denoncohet tenderi 352 milionë lekë për zarfe

12:14 - 27/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Celibashi, rrëmujë para zgjedhjeve, denoncohet tenderi 352 milionë lekë për zarfe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, drejtuar nga Ilirjan Celibashi, po bën shumë rrëmujë teksa përgatitet për zgjedhjet e vendore të 14 majit. Por, me prokurimet që po zhvillon nuk po kuptojmë, nëse Ilirjan Celibashi po përpiqet të ketë çdo gjë gati më 14 maj. Apo, po ndjek formulën “kap ç’a t’kapësh”. Dyshimet kanë lindur, pasi disa tenderë janë denoncuar në KPP për shkelje të ligjit të prokurimeve.

Denoncimi më i fundit është për prokurimin me objekt “Prodhim zarfe sigurie dhe procesverbale me letër kimike”. Sipas njoftimit parashikohet që më datë  6 shkurt 2023 të shpenzohen mbi 352 milionë lekë për zarfe të tilla. Por, më datë 26 janar 2023 është dorëzuar një ankesë në KPP nga firma “Adel Co” në pronësi të Kliti Avdullarit.

Një nga pikat që ankimon “Adel Co” është “Kapaciteti Ekonomik dhe Financiar”.

Ku sipas ankimuesit, vendoset një kriter burokratik, për shkak se kërkohet vërtetim për xhiron gjatë vitit 2022. Ndërkohë, edhe Komisioni vlerëson se ky kriter është në shkelje të ligjit, pasi asnjë kompani nuk mund të tërheq vërtetimin për xhiron vjetore të vitit 2022 nga Drejtoria e Tatimeve për shkak se rezultati nuk ka dalë akoma.

KPP  konsideron si të vlershme edhe  ankesën për pikën ku KQZ kërkon që ofertuesi të dorëzojë vërtetimin që tregon se ka në dispozicion 40 punonjës. Të cilët duhet të jenë të gatshëm për vitet 2023, 2024 dhe deri për zgjedhjet e vitit 2025. Sipas Komisionit, prodhimet e procesverbaleve për vitin 2025 nuk do të bëhen që tani. Pra jo të gjitha në të njëjtën kohë. Kështu maksimumi i punonjësve që nevojiten është 10.

Ankimuesi shprehet se KQZ ka përshirë një tjetër kriter të paqartë që pengon operatorët të konkurrojnë.

Bëhet fjalë për pikën ku kërkohet makineri shtypi që printon zarfe. Për këtë “Adel Co” sqaron se çdo makineri shtypi mund të përgatis zarfe dhe nuk dihet për çfarë e ka fjalën konkretisht KQZ.

Epo me sa duket dhe vetë Celibashi nuk e ka idenë se çfarë ka kërkuar në këtë tender. Thjesht duhet të fitojë me patjetër një kompani e paracaktuar! Në këto kushte, KPP i kërkon Celibashit që të modifikojë sa më parë dokumentet. Vendimi ka theksuar që të eliminohen kriteret të cilat krijojnë hapësira për interpretime dhe abuzim! Ndërkohë një pyetje na mbeti në mendje: Pse Celibashi blen qysh tani zarfet për zgjedhjet vitit 2025?!

Lexo edhe: Celibashi merr me qira printerat e KQZ-së për 160 mln lekë, tenderi i denoncohet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: ankimuesIlirjan CelibashiKPPKQZprinterprocesverbaletenderzarfe

Lajme të lidhura

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26
Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit
Breaking Views

Skandal me rrugën e Zall Bastarit/ Anuela i bën qokën 1.8 miliardë lekë ortakut të vëllait të Ermal Nufit

08:00 - 20/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…
Fact-Checking & Analize

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Para
Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga një 16-vjeçar

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga një 16-vjeçar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga
Aktualitet

Kullat mbijnë si kërpudhat, por Shqipëria renditet e dyta në Europë për strehim të pasigurt

08:22 - 23/03/26

Shqipëria renditet e dyta pas Turqisë për përqindjen e lartë të popullsisë që vuan nga problemet e strehimit në rang...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:57 - 23/03/26
Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

Rëndohet bilanci nga aksidenti në Vlorë, shkon në tre numri i personave që humbën jetën (Emrat)

07:44 - 23/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Mars 2026

07:35 - 23/03/26
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 23 Mars 2026

07:32 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com