GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Celibashi sqaron regjistrimin e emigrantëve: Sistemi dallon nëse personi është i gjallë apo jo

22:09 - 08/01/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Celibashi sqaron regjistrimin e emigrantëve: Sistemi dallon nëse personi është i gjallë apo jo
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka sqaruar të gjithë procedurën sesi do të votojnë emigrantët shqiptarë më 11 maj.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Celibashi tha se ky proces është një sfidë, por që thekson se u realizua falë vullnetit politik.

Celibashi u shpreh se regjistrimi duhet të bëhet me anë të kamerës së telefonit, dhe jo nëpërmjet një fotografie, pasi gjithçka identifikohet nga sistemi.

“Do të duhet që ose përmes aplikacionit KQZ që duhet ta shkarkojnë ne telefon ose tablet, ose nëpërmjet faqes së internetit të KQZ, do të duhet të hyjë në rubrikën “votues nga jashtë”. Nga kjo rubrikë ai akseson platformën për regjistrimin votuesve nga jashtë. Aty do të kryejë të gjithë procedura bazuar në ato rregulla që ne i kemi miratuar.

Do të duhet të hapë një llogari të tij në këtë platformë. Është një proces i thjeshtë. Do të duhet të fusësh numrin tënd personale, datëlindjen tendë si dhe vendlindjen. DO vendosësh një numër celular që mund të mos jetë shqiptar, por atë numër që ti përdor në vendin ku je, një adresë emaili dhe ti personalisht duhet të jesh para kamerës së telefonit celular. Sistemi e dallon nëse ka të bëjë me një person të gjallë apo fotografi. Nëse nuk je ti personi nuk mund të vazhdosh më me regjistrimin.

Do të vijë një kod identifikues, do ta ngarkosh këtë kod dhe ti ke realizuar procesin e regjistrimit. Do të duhet të ngarkosh edhe dokumentin që tregon adresën e vendqëndrimit tënd. Pasi ke plotësuar këtë fusha, do të dërgosh kërkesën në KQZ dhe KQZ do verifikojë kërkesën.

Nëse çdo gjë është në rregull, ai regjistrohet si votues. Më pas KQZ do ti dërgojë zgjedhësit fletën e votimit. Do të duhet që të kujdeset që nga momenti kur ka bërë aplikimin dhe deri në momentin që mbyllet aplikimi më 4 mars, ai të rinovojë dokumentin e identifikimit. Por do të duhet të ketë një dokument identifikimi në momentin kur mbyllet procesi”, sqaroi Celibashi.

Ai ka zbuluar se procesi i vlerësimit dhe numërimit të votave të emigrantëve do të bëhet nga KQZ në ambientet e KQZ.

“Moment historik vota e diasporës! Tashmë shqiptarët do të votojnë kudo ku jetojnë pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Procesi është sfidë më vete dhe duhet ta pranoj, është më sfidues se sa kishim menduar se do të ishte. Sfidë e karakteri rregullator. Duket sikur një pjesë e madhe e opinionit dhe medias kanë fokus votën e diasporës por kemi në vëmendjen dhe procesin brenda vendit”, tha ai.

“Procesi i numërimit të fletëve të votimit nga jashtë bëhet veçmas nga ai i fletëve të votave nga brenda vendit. Votat nga jashtë bëhen për ccdo qark, pra zgjedhësit nga jashtë që e kanë regjistrin e gjendjes civile e kanë në Tiranë, vota e tyre llogaritet për Tiranën, për shembull.
Vota e të gjithë votuesve të qarkut Tiranë administrohet nga KQZ në ambientet e KQZ.
Numërimi ende nuk ka kaluar akti që do të rregullojë procesin nga pikëpamja teknike, por e rëndësishme është që do të zhvillohet nga KQZ nën mbikëqyrjen e KQZ dhe në ambientet e KQZ.
Numërimi do të zhvillohet manualisht, por si proces është pak a shumë i njëjtë si ato të votave brenda vendit, të vëzhguar me kamera.
Por ende nuk janë vendosur detajet teknike”, tha ai.

 

gijotina.com/

Etiketa: vota e emigranteve

Lajme të lidhura

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Para
“I ka ngacmuar edhe motrat e tjera”/ Vrasja në Shkodër, familja e autorit: Viktima i prishi dy martesa, dërgonte video…

“I ka ngacmuar edhe motrat e tjera”/ Vrasja në Shkodër, familja e autorit: Viktima i prishi dy martesa, dërgonte video…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com